NJË PIKË SHIU
Një pikë shiu ra mbi mollë-
një tjetër- mbi çati-
një gjysmë duzine puthi ullukët-
u shqyen së qeshuri papafingot-
disa dolën për të ndihmuar përroin
që shkoi të ndihmonte detin-
mua m`u dukën perla-
që mund të bëheshin gjerdanë –
Pluhuri u kthye në vendin e vet, mbi rrugët e prishura-
zogjtë kënduan më me gëzim-
dielli e flaku tej kapelën-
kaçubet përhapën shkëlqim-
puhitë sollën mandolia të trishtuara-
dhe i lagën ato me gjallëri-
pastaj lindja ngriti flamurin,
shenjë, kjo se festa kishte mbaruar-
Përktheu: Faslli Haliti
Komentet