Çifti balerin: Jordan Kindell dhe Varity Jacobsen, mahniti publikun
(Në koncertin e madh, për nder të 14 korrikut, Festës kombëtare të Francës, dueti balerin i koreografit me origjinë shqiptare, Angjelin Prelocaj, ishte më shumë së i mrekullueshëm).
—————–
Për nder të ditës së Republikës, pos të tjerave, të martën mbrëma, u mbajt Koncerti i Parisit, i teti më radhë, që në fakt, është manifestimi qendror kulturor, më i madhi dhe më i miri (i suksesshmi) kushtuar festë kombëtare franceze, l4 Korrikut. Meqë, ky koncert i muzikës klasike, tashmë tradicional, më hapësirë e dimensione të mëdha ndërkombëtare që, organizohet dhe mbahet (zhvillohet) në Paris dhe përmbyll sa më hijshëm Festën kombëtare franceze, është i pakapshëm në dimensionet e tij grandioze që, mbledh në një vend, madje gjashtëdhjetë e pesë muzikantë më renome ndërkombëtare, nuk marrim mundin e zbërthimit në imtësi. Ndajmë e veçojmë, atë segment të tij që, supozojmë kap interesimin e lexueseve shqiptarë. Ai detaj është: paraqitja fort e suksesshme dhe admirueshme e duetit balerinë: Jordan Kindell dhe Verity Jacobsen, anëtarë të Trupës së njohur, në botën mbarë, të baletit të shqiptarit denbabaden, Angjelin Preljocaj, që në Francë, në shtetin e natyralizimit të tij, Anzhe Prelzhokazh, emrin ia shqiptojnë!
Në çastin kur përfundoj “pika” interpretuese e tyre (mbi “le concerto n°23 të Mozart-it, ekstrat nga Parku, pjesë emblematike e Angjelin Preljocajjt, shoqëruar nga pianistja Khatia Buniatishvili dhe Orkestra nacionale e Francës, Moderatori gjithnjë e më i popullarizuar dhe, më i kërkuar francez, z. Stéphan Berne, i entuziazmuar nga kjo paraqite dhe lojë e e këtij duetit balerinësh, para miliona shikuese televizivë, zëshëm psherëtiu: poezi e jo mahi!
Kështu tha ia e, unë do të shtoja: çfarë mrekullie! Dhe instinktivisht do uroja: të paçim me ymër të gjatë e faqe të o Angjelin, se ia zbardhë faqen shqiptari sa herë e kurdoherë që paraqitësh me vepër të re koreografike.
Të priftë e mbara!
Gaillard, 15.7.2020
Komentet