Roger Federer i dha fund karrierës së tij mes lotëve.
Ai zhvilloi një ndeshje lamtumirëse me Rafael Nadalin, në një natë emocionale në Laver Cup, transmeton Gazeta Express.
Federer mori një ovacion të gjatë pasi u largua nga fusha për herë të fundit pasi ai vendosi të pensionohet nga tenisi pas 25 vjetëve.
Zvicerani, i cili fitoi 20 tituj Grand Slam, konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e sportit të tenisit.
“Ka qenë një ditë e mrekullueshme. Jam i lumtur, jo i trishtuar. Ndihem mirë që jam këtu. Jam i lumtur që ia dola”, tha 41-vjeçari.
Zvicerani qau ndërsa përqafoi Nadalin dhe lojtarët e tjerë. Më pas emri i tij u brohorit nga mijëra tifozë në “O2 Arena” në Londër.
Nadal gjithashtu nuk i mbajti dot lotët. Spanjolli qau teksa ishte ulur përkrah Federerit, derisa dyshja dëgjonin këngëtaren britanike, Ellie Goulding, e cila e mbylli një natë të paharrueshme me një performancë të saj.
Federer dhe Nadal, rivalë për një kohë të gjatë në tenis, u bashkuan për të luajtur kundër dyshes amerikane, Jack Sock dhe Frances Tiafoe, në ngjarjen vjetore të ndeshjes mes Evropës dhe pjesës tjetër të botës. Fitore shënuan dyshja amerikane.
“Ka qenë udhëtim i përsosur. Do t’i bëja të gjitha përsëri”, tha Federer ndërsa u përpoq të mbante lotët gjatë fjalimit të tij në fushë.
I ndjekur nga gruaja e tij Mirka, katër fëmijët e tyre, plus prindërit e tij Robert dhe Lynette, çdo lëvizje e Federer u përshëndet me brohoritje që përmbanin një përzierje euforie dhe ndjeshmërie, raporton “BBC”.
Familja iu bashkua atij në fushë më pas gjatë një festimi prekës, i cili dhuroi shumë më shumë lot dhe Federer u ngrit lart nga të tjerët.
“Të gjithë janë këtu, djemtë dhe vajzat. Gruaja ime ka qenë kaq mbështetëse. Ajo mund të më kishte ndaluar shumë kohë më parë, por nuk e bëri. Ajo më mbajti dhe më lejoi të luaja, kështu që është e mrekullueshme – faleminderit”, deklaroi Roger Federer.
Presidentja e Konfederatës i telefonoi presidentit amerikan: “I shpjegova qëndrimin e Zvicrës. Diskutimet do të vazhdojnë” – Sot hynë në fuqi detyrimet e vendosura nga Trump për importe . . .
Michelle Hunziker, Hazel Brugger dhe Sandra Studer në fokus të plotë në ngjarjen madhështore që po përgatiten të organizojnë
Është ndoshta puna më e lakmuar e prezantimit në Evropë: në . . .
Bankierë privatë, zyra me shumë aftësi dhe grupe të menaxhimit të pasurisë thonë se kanë parë një rritje të mprehtë të klientëve që duan të hapin llogari bankare dhe investimesh me bazë . . .
“Një përshkallëzim nuk është në interesin e Zvicrës” –
VOAL- Nuk ka kundërmasa të menjëhershme, por durim: kjo mund të përmblidhet në këtë mënyrë ajo që doli të enjten nga konferenca pë . . .
VOAL- 18-vjeçari Henry Bernet nga Bazeli ka kërcyer në krye të renditjes ITF. Nuk e dimë nëse historia do të përsëritet, por sigurisht që ka një fillim premtues. Më shumë se 26 vjet pas . . .
Ngjarja astronomike do të jetë e dukshme në disa qytete pak pas orës 11:00 – Ekspertët rekomandojnë kujdes për të shmangur dëmtimin e shikimit
VOAL- Sot, të shtunë, qielli i Zvicrës do . . .
psdeooStrn1t7n1lfu93m12l68umt1 a0uf67h0u94t6h0hf5i2c1m64m.2f ·
Lajm i mirë: Vaji i ullirit nga Shqipëria bën histori!
Vaji i ullirit Valmi nga zona e Elbasanit bëhet p . . .
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe futbollisti francez, Michel Platini, u liruan nga akuzat për korrupsion nga një gjykatë zvicerane të martën, dy vjet e gjysmë pasi u liruan pë . . .
Fenomeni i fotografuar nga Lugano nga një përdorues i Instagramit
Anthony Svettini (Instagram)
Në këto orë po qarkullojnë në internet disa raportime. Asgjë e mbinatyrshme: është karbura . . .
VOAL- Një Lara Gut-Behrami e bujshme triumfoi në super-G në finalet e Sun Valley dhe fitoi kupën e specialitetit për herë të gjashtë në karrierën e saj! Një rekord absolut si në fushën . . .
Aleanca historike është në rrezik: partia është kundër saj në të gjithë bordin, por qumështi, djathi dhe pjesërisht edhe prodhuesit e mishit kanë frikë për eksportet: “Tregu evropian ës . . .
Shqipëria është një nga vendet që ka njohur një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve.
Por një gjë e tillë nuk do jetë pa kosto, raporton media gjermane ‘Merkur’.
Eksperti i Bal . . .
Komentet