Xhami i dritares është me brymë i veshur,
Bota sonte është e ftohtë therëse,
Hëna është mizore dhe suferina
si një shpatë me dy tehe goditëse.
Zoti i mëshiron gjithë të pastrehët,
Lypësit që enden poshtë e përpjetë.
Zoti i mëshiron natën gjithë të varfrit,
që ecin nëpër rrugët e ndriçuara nga llambat e dëborës.
Dhoma ime është pak si në qershor:
e ngrohtë, me perde të mbyllura rrudhë më rrudhë,
por diku, si një fëmijë i pastrehë,
zemra ime po vajton në të ftohtë.
Komentet