Në ngulimet shqiptare në Zvicër « Lidhja e Arsimtareve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Frashëri» prej tri dekadash kaformuar rrjetin e shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Shkolla të mësimit plotësues të gjuhës shqipe ka në shumë kantone të Zvicrës.
Synimi i këtyre shkollave është që brezi i ri shqiptar të zotërojë mirë gjuhën amtare në të folur, të lexuar, të shkruar, të njoh në
vija të përgjithshme letërsinë shqipe, historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë, Kosovës e mbarë trojeve kombëtare, pasurinë shpirtërore e kulturore të trashëguar brez pas brezi.
Funksionimi dhe efektiviteti i këtyre shkollave merr një rendësi të madhe për shqiptarët e diasporës, krahas integrimit në
shoqërinë pritëse ata do të ruajnë dhe identitetin kombëtar për mes gjuhës shqipe.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor biseduam me Mimoza Qarreti-Elshani, mësuese e gjuhës shqipe për fëmijët
mërgimtarë në Llugano të Zvicrës.
1.
Mimoza ku i ka themelet e të parëve?
Mimoza Qarreti-Elshani: Unë kam lindur dhe rritur në Kosovë, kam përfunduar studimet në shkallën Master në gjeografi. Prej disa vitesh
jetoj dhe punoj në Zvicër.
2.
Në ç ‘vend mbahet mësimi shqip dhe a mendoni se prindërit po bëjnë ç ‘mos që fëmijët e tyre ta mësojnë gjuhën amtare shqipe?
Mimoza Qarreti-Elshan: Mësimi mbahet nê Scuola Media në Massagno dhe në Scuola media 1 në Bellinzona. Fatkeqësisht jo të gjithë prindërit e kuptojnë që zotërimi i gjuhës shqipe është i rëndësishëm për fëmijët e tyre. Kam rastisur në prindër për të cilët të folurit pastër shqip nuk është aq i rëndësishëm, edhe nëse fëmijët e tyre nuk dinë ta dallojnë gjininë mashkullore dhe femërore ka pak rëndësi. Për disa prej tyre ka rëndësi që fëmijët e tyre të dinë mjaftueshëm vetëm të folurit në gjuhën shqipe duke mos llogaritur shprehitë tjera siç është të shkruarit dhe të