Asnjë rrezik për njerëzit dhe kafshët
Gipsbruchweiher në Füssen ka ndryshuar ngjyrë për shkak të niveleve shumë të ulëta të oksigjenit dhe squfurit në ujë
VOAL- Gipsbruchweiher në Füssen në Gjermani ka marrë ngjyrë vjollce këto ditë. Për shkak të nivelit shumë të ulët të oksigjenit dhe squfurit në ujë, bakteret që normalisht janë thellë në ujë – dhe që nuk shihen – kanë dalë në sipërfaqe.
Për momentin nuk është e mundur të parashikohet se sa do të jetë i dukshëm ky spektakël natyror. Megjithatë, ekspertët që kanë shkuar në skajet e liqenit ditët e fundit sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e njerëzve apo kafshëve.
Ndryshe nga algat jeshile, të cilat zhvillohen vazhdimisht në liqene, bakteret e purpurta nuk formojnë toksina. Për momentin, megjithatë, askush nuk do të lahej në Gipsbruchweiher sepse uji… kundërmon squfur. rsi-eb