Shtypëshkronja Filara në Tiranë botoi librin “Komunizmi përmes dokumentave arkivore”Represioni në periudhën e vetizolimit(gjysma e dytë e viteve 1970 dhe gjysma e parë e viteve1980).
Një botim I institutit për Demokraci Media dhe Kulturë –IDMC.
Projekti është mbështetur nga fondacioni Konard Adenauer(KAS).
Komuniteti,mësues ,nxënës janë pak të informua për periudhen e komunizmit,sepse edhe botime profesionale të dokumentave janë të pakta.Kështu në tekstet e përditshme të shkollave mungojnë.Duke shfletuar faksimile dokumentash origjinale,kështu nxënësit njihen me forma të ndryshme raportimi dhe komunikimi brenda Parti-Shtet,koncepte,figura,ngjarje,mentalitete të kësaj periudhe si dhe vlerën e këtyre burimeve.
Hapet një dritare jeshile për brezat e rinjë të lindur pas viteve 1990 për diktaturën.
Për këtë botim kontribuan Anila Beshaj,mësuese e Historisë Kolegji”Neë York”Tiranë,Aida Spaho ,mësuese e Historisë ,9-Vjeçare “Hillary Clinton”,Kamëz. Antonela Tako mësuese e historisë ,gjimnazi “Themistokli Gërmenji”Korçë. Brunilda Salaj mësuese e historisë, 9-Vjeçare “Hasan Prishtina” Tiranë,Eljona Plaku, mësuese e historisë, 9-Vjeçare “Rreze Drite “Berat, Florenca Stafa, mësuese e historisë, 9-Vjeçare”Sulë Misri”,Elbasan ,Gentian Dedja, mësuese e historisë, gjimnazi “Dhaskal Todri”,Elbasan ,Mira Kuçi,drejtoreshë, gjimnazi,mësuese e historisë,shkolla e mesme e bashkuar”Bedri Llagani”Vaqarr, Mirela Novruzaj, mësuese e historisë, gjimnazi “Petro Nini Luarasi”Tiranë, Vojsava Kumballa ,drejtureshë ,mësuese e historisë,gjimnazi “Isa Boletini”Vorë.
Libri është I ndarë në 11 kapituj ,për mendimin tim kapitulli më I rëndësishëm është”Rëndësia e mësimit të historisë në shkollë dhe metoda të mësimëdhenies”.
Si dhe pjesa “Dokumente arkivore”. Janë mjaft tërheqës pjesët e shkruara:
1-Gjyqi kundë”kulakëve” të Lapardhasë në vitin 1976.
2-Kontrolli I “elementëve të deklasuar”në Tiranë
3-Qarkore e KQ Të PPSH për komitetet e PPSH të rreparteve ushtarake .
4-Evidentimi dhe kontrolli I “Kontigjenteve armiqësore e keqëbërëse”.
5-Masat e PPSH për fshehjen e kampeve të punës të të burgosurve përpara grupeve të vizitorëve të huaj.
6-Komentet e “elementit armik”pas zyrtarizimit të prishjes së marrëdhënjeve me Kinën.
7-Diskutimi I Sekretarëve të KQ Të PPSH mbi trajtimin e të burgosurve të amnistuar në vitin 1982 .
8-Fjalimi I Ministrit të Brendëshem Hekuran Isai mbi kriminalitetin.
9-Njoftimi I Prokurorisë së Përgjithshme mbi gjëndjen e të internuarve dhe të dëbuarve në vitin 1984.
Ky libër ka bashkëautor Dr.Jonila Godole,Dr.Mag Idrit Idrizi,MA dhe MA Fatmiroshe Xhemalaj.


Komentet