Voal.ch – Një tjetër lajm i hidhur vjen nga Shqipëria.
U nda nga jeta Ilirjan Zhiti, vëllai i shkrimtarit të njohur Visar Zhiti.
Ilirjan Zhiti po ashtu i është kushtuar letërsisë. Ai ka shkruar shumë libra dhe sikur e gjithë Familja Zhiti ishte i përkushtuar ndaj kauzës kombëtare.
Ilirjan Zhiti u shua në spital dhe lajmi i hidhur u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale.
Visar Zhiti do të shkruante me pikëllim të thellë për vëllain e tij të dashur:
“Vëlla i shtrenjtë, Ilirjan,
qofsh i hijshëm si përherë dhe shkëlqefsh
dhe në rrugët qiellore…”
Ilirjan Zhiti do t’i mungojë familjes, miqve, kolegëve.
Ai la pas bashkëshorten, fëmijët, motrën, dy vëllezërit dhe nipër e mbesa.
Për poezinë e tij, vetë Ilirjan Zhiti do të shkruante: “Poezitë që shkruaj, janë emri im që gëdhënd në gurin e varrit”
Ndërsa në poezinë e tij “Nëse” Ilirjan Zhiti shkruan:
Nëse lumturia ime është e lidhur
me fatkeqësinë e të tjerëve
preferoj të vuaj.
Nëse mirëqënia ime
rrjedh nga varfërimi i të tjerëve
preferoj varfërinë
Nëse jeta ime është e varur
nga vdekja e njerëzve të pafajshëm
Vrasës s’bëhem kurrë!
Ilirjani, si vëllai i tij Visari dhe si Babai i tyre shkrimtari Hekuran Zhiti sikur gjithë Familja e tyre ka qenë i përndjekur nga regjimi komunist dhe ka kaluar kalvarin e burgjeve të diktatures.
Botuesit e voal.ch i shprehim ngushëllimet më të thella Visarit, Familjes Zhiti dhe gjithë kolegëve dhe miqve të Ilirit!
U prehsh në Paqe Ilirjan!
Paqen që nuk ta lejuan ta gjeje në tokë !
Me dhimbje te thelle morem lajmin e hidhur te nderrimit jete, ne menyre te parakoheshme,te nje miku te familjes, zotit te nderuar Ilirjan Zhiti.
Familjareve te te Ndjerit, bashkeshortes, bijve e familjeve te tyre, motres e vellezerve te dashur me gjithe familjet e tyre i shkojne ngushellimet me te ndjera e me te perzemerta nga familja e jone.
Nw keta çaste tronditese sjellim neper mend, me shume mirenjohje, sjelljen bujare e fisnike te Ilirjanit kundrejt nesh ne nje nga periudhat me te veshtira e me te renda per familjen tone.
U prehte ne parajsen e Zotit e i paste lene te gjithe familjareve te tij te mira e mbaresi pa fund. I qofte i lehte dheu i vendlindjes e i paharruar kujtimi i Tij.
Me dhimbje e dashuri
Eugjeni e Teuta