Drejtuesi me i larte i Spakut Altin Dumani u shfaq kete jave me nje diplomat te ambasades amerikane ne Shqiperi perpara nje auditori studentesh per drejtesi ne Shkoder. Ai ishte megjithate aty me pak per te dhene leksion sesa per te percjellur disa mesazhe. Kjo taktike prononcimi para studenteve i jep komunikimit nje karakter me spontan sesa para gazetareve ne nje konference shtypi dhe eviton po ashtu pyetjet qe vene ne siklet. Mbetet megjithate e habitshme koha dhe perkushtimi i drejtuesit te larte te Spakut kur perpara te njejtit auditor , Altin Dumani riperseriti refrenin se institucioni qe ai drejton eshte i mbytur me pune nderkohe qe ka burime njerezore te kufizuara ( 17 prokurore ne vend te 20 ). Fakti qe Dumani e gjeti megjithate kohen e lire t u flase studenteve ne vend qe t’i jape nje dore ndihme kolegeve prokurore te zhytur ne dosje, tregon se Spak po ndjen nevojen te komunikoje dhe te justifikohet , nje nevoje qe lind zakonisht kur punet nuk shkojne fjolle. Aksionet e fundit te SPAK kundra liderit te opozites dhe dhenderit te tij ne arrest shtepie sikur te ishin kriminele aktive e te rrezikshem nderkohe qe akuzohen per vepra te supozuara penale te para15 viteve, kane filluar te hedhin seriozisht yshime ne opinionin publik mbi paanshmerine reale te Spak . Edhe para arrestimit te Berishes, shkalla e besimit te opinioni publik ne sondazhe ne lidhje me Spak nuk qe se prekte majat. Vetem 26% besim per Spak-un ne opinion eshte rregjistruar ne nje sondazh te fundit , qe do te thote se praktikisht 2/3 e shqiptareve nuk kane konsiderate pozitive mbi drejtesine e re. Me gjasa, mosbesimi ndaj Spak ka rene dhe me shume pas arrestimeve abusive te liderit te opozites apo dhenderit te tij apo te nje lideri lokal opozite si Beleri qe po thyen rekorde mbajtjeje ne paraburgim pa u gjykuar. Ne te treja keto raste mbahen ne arrest persona te pafajshem nese i permbahemi parimit te shenjte te prezymimit te pafajsise qe eshte ne themel te drejtesise ne demokracite perendimore. Opinioni publik mund te pyese veten mbi domethenien e ketij standarti te dyfishte kur Berisha, Beleri, Malltezi mbahen te arrestuar ne pritje te nje gjykimi sipas axhendas apo burimeve njerezore te drejtesise se re, dhe nderkohe perballe tyre merren ne pyetje ne gjendje te lire si turista nje Ilir Beqja apo Agron Neza. I pari dyshohet per deme financiare ndaj publikut shume here me te larta se per ato qe akuzohen tre te arrestuarit e mesiperm, dhe Agron Neza hetohet per nje dem te pallogaritshem sic eshte saga Mac Gonigal. Kur lexon vendimet e koheve te fundit te Gjykates kushtetuese , eshte nje fjale qe lakohet shpesh: proporcionaliteti (justifikimi i perdorur nga Gjykata Kushtetuese per te shfuqizuar heresin ne zgjedhjet e fundit apo per te zvogeluar efektin e masave kufizuese te qeverise ndaj studenteve te mjeksise). Kur Gjykata evokon proporcionalitetin kjo do te thote se eshte abuzuar me masen qe eshte dhene . Por kjo fjale « proporcionaliteti » nuk perben kryefjalen e aksionit juridik te Spak i cili kerkon te vrase nje mize me nje bombe atomike duke mbajtur ne gjendje arresti politikane te opozites pa shpjeguar se cfare problemi do te kishte qe Berisha apo Beleri te trajtoheshin si Beqja, dhe Malltezi si Neza.
Diplomati amerikan i pranishem ne krah te Altin Dumanit perballe studenteve te drejtesise morri fjalen per ta komplimentuar SPAK si xhevahir i Shqiperise me idene se eshte frika qe e ruan vreshtin.
« Në Amerikë për shkak të drejtësisë, frika është shumë më e madhe për të bërë korrupsion », tha ai. Vecse edhe ne diktature drejtesia kallte daten dhe njerezit kishin frike te benin korrupsion. Dallimi eshte se ne Ameriken demokratike drejtesia nuk ben lojen e politikes dhe as nuk ben vete politike. Nje student mund ta kish pyetur me kete rast te ftuarin nga ambasada amerikane se sa proporcionale do te kish qene po te futej ne paraburgim Donald Trump ashtu si Sali Berisha ne arrest shtepie dhe te privohej nje pjese e popullit amerikan nga nje lider opozite? Per me teper qe Trump me ate numer marramendes akuzash nga prokuroret amerikae duke perfshire dhe akuzen supreme ate te cenimit te rendit kushtetues amerikan do ta kish merituar arrestin ne shtepi shume here me shume se Berisha dhe arrestin me burg shume here me shume se Fredi Beleri. Shqiperise nuk I nevojitet diktatura e drejtesise siç qe dje diktatura e proletariatit. Shqiperise I nevojitet nje drejtesi perendimore, qe te jete e rrepte por dhe demokratike. Demokracia respektohet kur drejtesia nuk eshte me poshte se pushteti legjislativ, por as dhe me siper jo. Keto dy pushtete jane totalisht te barabarta. I pari e merr legjitimitetin nga Kushtetuta , I dyti nga vota e popullit. Berisha dhe Beleri jane te votuar . Nje drejtesi perendimore do te kete gjithmone tendencen demokratike te shohe gjysem goten plot : per aq kohe sa I zgjedhuri nga populli nuk eshte I denuar me vendim te formes se prere, pra eshte ende i pafajshem, ai hetohet ne gjendje te lire per te mos e privuar sovranin popull nga perfaqesuesi i tij. Trump eshte sot nje mega i akuzuar , por eshte ende I lire dhe I tille do te jete deri ne nje denim te formes se prere. Edhe sikur Edi Rama te therritej neser ne Spak , edhe sikur provat qe peshojne mbi te te jene teper te renda , Dumani dhe koleget e tij s’do te imagjinonin kurre t’i vinin prangat si Belerit apo ta mbyllnin ne arrest shtepie brenda kater mureve si Berisha sepse keshtu do ta privonin Partine socialiste nga Kryeministri qe ajo ka zgjedhur. Nu eshte Dumani qe e ka vendosur Ramen Kryeminister por eshte partia mazhoritare. Nuk eshte po ashtu Dumani qe mund ta heqe Ramen si Kryeminister duke e arrestuar por vetem Gjykata nese e denon. Spaku i Dumanit po merr refleksin e keq te ngaterroje hetimin me denimin. Paraburgosja e Kryeministrit, i cili ligjerisht prezumohet i pafajshem per aq kohe sa nuk eshte denuar , do te ishte nje akt i paster politik I drejtesise. Atehere pse venia ne arrest e liderit te opozites , edhe ai i prezumuar i pafajshem dhe me nje legjitimitet qe i buron nga vota e popullit nuk duhet konsideruar si nje akt i paster politik ?
Ka shume shembuj te tjere qe deshmojne se institucioni I drejtuar nga Altin Dumani po ben me vetedije apo vetedije politike siç qe refuzimi i sekuestros mbi nje incinerator me friken se mos vendi shkonte ne arbirtrazh gje qe nuk duhet te jete faren nje konsiderate e drejtesise. Dhe kjo perzierje naive apo e qellimshme e mburojes se drejtesise me shpaten e politikes perben nje rrezik per demokracine. Mjafton nje fakt I thjeshte. Nese Trump vendoset ne paraburgim , gje qe e privon nga pjesemarrja ne zgjedhjet presidenciale te cilat i rifiton serish rivalii tij demokrat . Nese disa kohe me vone kur behet gjyqi dhe ky e shpall te pafajshem Trump, a s’do te akuzoheshin prokuroret qe e vune ne paraburgim liderin republikan se bene politike dhe tjetersuan vullnetin politik te popullit amerikan ? Trump do te kish qene president po te mos ish arrestuar. Per te evituar kete dyshim te rende qe drejtesia ben politike, ne sistemet demokratike perendimore rralle gjen raste mbajtjeje ne arrest te politikaneve te zgjedhur e aq me pak te atyre qe perfaqesojne me statusin e liderit opozitar nje numer te madh zgjedhesish. Me Spakun ne Shqiperi, te krijohet jo vetem pershtypja por dhe bindja, se kjo perben meraku e fundit te prokuroreve nese ata i privojne zgjedhesit nga ata perfaqesuesit e tyre politike. Duke e mbajtur Berishen ne arrest shtepie dhe Belerin ne burg, organi i hetimit ne Shqiperi po e kalon kufirin e drejtesise per te hyre tek ai i politikes. Cdo te ndodhe neser sikur gjykata mos t’i denoje dhe t’i shpalle ata te pafajshem ? Si mund te demshperblehet elektorati qe humb zgjedhjet si pasoje e mungeses se liderit i mbajtur padrejtesisht ne arrest ? Ai nuk mund te demshperblehet më kurre, ndaj kurre dhe prokuroret ne perendim nuk i hyjne aventurave te tilla me demokracine por bejne me profesionalizem punen e tyre, i hetojne poltikanet, duke i lene po ashtu dhe politikanet te kryesjne misionin e tyre ne mbrojtjte te interesave te zgjedhesve te tyre. Dhe ne fund eshte gjykata qe vendos !
Perfundimisht, kjo qe po ben Spak i drejtuar nga Dumani ne Shqiperi eshte larg asaj shprehjes ne fakultetet e drejtesise ne Perendim « me mire qind kriminele ne liri sesa nje i pafajshem ne qeli »