TIRANE – Gazetari Artan Hoxha bëri të ditur se në emisionin e tij “Xhungël” në “NEWS24” do të trajtojë së shpejti arrestimin e një këngëtareje të njohur, që sipas tij shërben si prostitutë për politikanët, biznesmenët dhe gjyqtarët.
I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Artan Hoxha tha se në vitin 2013 është arrestuar një “prostitutë elitë”, pasi shantazhonte një politikan që kishte pasur aferë seksuale me të. Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një këngëtare të njohur në vendin tonë.
Gjatë emisionit, Hoxha foli edhe për publikimin e fotove intime të ish-ministrit Dritan Prifti, duke theksuar se nuk ka qenë Prifti ai që ka vendosur kamerën në dhomë.
“Prifti ka qenë ministër në atë kohë. Nuk e ka bërë ai videon, por ia kanë bërë. Nuk është video e bërë nga ai vetë. Po ta shohësh kamera është e vendosur në tokë. Videon ia kanë bërë për shantazh. Është mbajtur për shantazh dhe është publikuar sot për shantazh. Video publikohet qëllimisht për të zhvendosur vëmendjen nga skandali i CEZit”,- tha Hoxha.
Komentet