VOAL – Balovaptan, një ilaç i prodhuar nga firma zvicerane Roche, që i përmirëson ndërveprimet sociale të personave të prekur nga spektri autistik, ka fituar emërtimin “terapia innovativa” ng ana e Food and Drug Administration (FDA), agjencia amerikane e medikamenteve.
Ilaçi, një hormon i përfshirë në sjelljet sociale, është provuar me rezultate pozitive në 223 të rritur, ndërsa është në fazë eksperimentale te adoleshentët dhe fëmijët.
Nëse ky ilaç do të miratohet, do të jetë i pari që merr dritën jeshile të FDA për trajtimin e simptomave “sociale” të autizmit. Provat e ardhshme, vendimtare për dhënien e autorizimit, janë parashikuar për gjysmën e parë të vitit 2018.
Komentet