Historia e lekut
Deri më 1912, Shqipëria përdorte Lira Turke, valutën Otomane. Pas pavarësisë, një periudhë e kaosit politik vonoi paraqitjen e një valute kombëtare deri më 1926. Gjatë kësaj kohe, shumë valuta të jashtme qarkulluan, veçantërisht ato të Unionit Monetar Latin. Disa para letër u prodhuan gjatë kësaj kohe . Denominimet përfshinin para dhe grosh (baraz me nën-njësitë e lirës Turke), Lirës Italiane, franga argjent , frankës, qint, qindtar dhe skender.
Leku shqiptar për herë të parë është futur në përdorim nga mbreti Ahmet Zogu në vitin 1924. Emërtimi vjen për nder të Aleksandrit të Madh, mbretit shqiptaro-maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët. Ka qenë në prerje ari, argjendi dhe bronzi.
Në vitin 1926, u themelua për herë të parë një Bankë, Banka Kombëtare e Shqipnis, e cila kishte monopolin e prodhimit të parasë. Kartëmonedhat dhe monedhat e emetuara, ndonëse i përkisnin shtetit shqiptar, ishin dygjuhëshe, shqip dhe italisht, për arsye se pjesa më e madhe e aksioneve të bankës kontrolloheshin nga italianët.
Gjithsesi, banka ia doli të emetojë një kartëmonedhë të fortë, e cila u përdor për të tërhequr nga tregu një pjesë të konsiderueshme të monedhave të floririt.
Në kohën e Mbretit Zog i I-rë, ishte punuar shumë në ruajtjen e vlerës së kartëmonedhës. Gjithmonë në treg lihej vetëm një sasi shumë e vogël kartëmonedhe e mbuluar me rezerva ari. Ndoshta për këtë arsye, kartëmonedha shqiptare u emërua Frang Ar edhe pse në të vërtetë ajo ishte letër. Në atë kohë, 20 franga përbënin 1 napolon dhe çdo frang ishte e barabartë me 5 lekë.
Kartmonedha e Mbretërisë Shqiptare ishte valutë që shkonte në të gjithë botën.
Komentet