DON KOLEC PRENNUSHI
1 JANAR 1902 – 2 KORRIK 1950
Një gur shumë i çmueshëm…
Në themelet e Kishës Katolike Shqiptare…
Gur shumë i fortë, i pathyeshëm…
Ashtu si karakteri i Tij…
Gur me vlerë të madhe…
Një burrë me kulturë të gjanë…
Gur që provohet me zjarr,
po nuk thehët…
Ashtu si u provue edhe Ai,
në Sigurimin komunist…
Gur shumë i pastër…
Pasqyrë e Shpirtit të Tij…
Gur shumë i bukur…
Burrë shumë i pashëm…
Ka tone e rrëzatime që nuk harrohën…
Ashtu si kishte portretin e Tij….
Shpirtnor e fizik për ata që e njohën…
Ka prej këtyne gurëve edhe…
me ngjyrë të zezë…
Ashtu, Ai kishte vetëm petkun….
Asht gur që tërheq vëmendjen e
të gjithëve…
Ashtu ishte edhe forca e fjalës së Tij.
Gur që përdorët si objekt zbukurimi..
Ashtu si vëpronte edhe fjala e Tij
në çdo zemër Shqiptare.
Ka edhe me ngjyra që thirrën… të ambla…
Vetëm ashtu, ishte çdo këshillë e fjal’eTij.
I qëndrueshëm edhe ndaj kohës…
Ai nuk vjetrohët asnjëherë …para syve të askujt…
Gur, që edhe kur humbë, nuk
i ndryshon asnjë veti që kishte…
Vdekja për Até ishte vetëm buzëqeshje!
Besoj se, Ju kujtohët ?!…
Ky gur asht B R I L A N T I !..
E, Ky…..B R I L A N T, asht…
DON K O L E C P R E N N U S H I .
Melbourne, Korrik 2016.
Komentet