Një grua është një gjë që këndon
në mes të hatasë së botës
me flokët e gjatë të lëshuar
mbi zinxhirët e errët
një grua më frymëzon ngjyrat
e gjumin e hijeve
ti që je grua dëgjo:
nuk do të kesh një plazh të sigurt
as dhe një kolibe të erës
por do t’i duash burrat në festë
sepse bukuria jote
është zë i erës.
je e zeshkët si gënjeshtra
e të mbajnë për rrenacake
do të dënohesh në zjarrin e padurimit
por nuk do të të prekë kurrë flaka
sepse je e bukur.
Komentet