
Një fund i tmerrshëm, apo një tmerr pa fund?

Rama dhe PS-ja duhet të kenë shumë kujdes nga gjendja e pjesës gri. Nuk mjafton më tallja dhe linçimi i opozitës – nuk është më koha për batuta, sepse situata po shkon drejt një pike kritike. Siç thotë kënga e Elita 5: “Ma mirë është një fund i tmerrshëm, se sa një tmerr pa fund.”


Kjo situatë nuk është e re në politikën ballkanike. Milo Gjukanoviç dhe Hashim Thaçi për vite me radhë anatemonin opozitën, duke i paraqitur si anti-amerikanë ose pengesë për zhvillim. Por erdhi një moment kur gjithçka ndryshoi papritur.

Historia e ka treguar që kur nervi politik dështon të reagojë ndaj realitetit, rrëshqitja bëhet e pandalshme.

Në Tiranë sot ka stres nga të gjitha anët:
Nga brenda PS-së – një pjesë është e demotivuar, një pjesë tjetër është e frikësuar.

Biznesi – nën e presionin SPAK-ut e mungesës së fuqisë punëtore dhe ndryshimeve teknologjike, përballë kostove të larta, instinktivisht po ia faturojnë këtë qeverisë.

Nga njerëzit në pushtet – shumë prej tyre kanë humbur sensin e realitetit. Nuk e kuptojnë më as rrugën dhe as drejtimin.


Partia Socialiste është, pa dyshim, struktura politike më e organizuar në rajon – por edhe ajo duket e fikur. Disa janë të lodhur

, të tjerët të frikësuar

, ndërsa shumë nuk kanë më motiv. Kur motivi mungon, edhe struktura më e fortë fillon të shembet nga brenda.

Në politikë nuk ka boshllëk – kur pushteti lodhet, dikush tjetër është gati ta zëvendësojë. Rënia ndodh atëherë kur besimi në ndryshim zhduket dhe pakënaqësia fillon të gëlojë nën sipërfaqe.
