Johanna Kaufmann (majtas) dhe Anna Kohen (prindërit e tyre u shpëtuan gjatë Holokaustit në Shqipëri), duke pozuar përpara fotografisë së Edip Pilkut, familja e të cilit strehoi dhe shpëtoi familjen e Johanna Kaufmann-it.
Fotografia është bërë gjatë ekspozitës së Norman Gershmanit, në Selinë Qendrore të OKB-së, në New York, kushtuar shqiptarëve myslimanë që strehuan hebrejtë.
100% e komunitetit hebre të Shqipërisë u shpëtua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndonëse, Gershman u përqendrua vetëm te shpëtimtarët e fesë myslimane, shqiptarë të të gjitha feve strehuan dhe mbrojtën njerëzit që ishin dënuar me vdekje vetëm për shkak të etnisë së tyre.
Roli i familjes Pilku dhe i shumë familjeve të tjera shqiptare është nderuar në Muzeun e Yad Vashemit, nga shteti i Izraelit
#DitaEPërkujtimitTëHolokaustit