Sekretari i Përgjithshëm i CSU në Gjermani, Stephan Mayer ka dhënë dorëheqjen pasi gazeta Bild zbuloi se ai kishte kërcënuar një gazetar të revistës Bunte se do e asgjësonte dhe do e përndiqte gjithë jetën nëse publikonte një shkrim për fëmijën e paligjshëm të Mayer. Gazeta Bild e quan dorëheqjen e Mayer, i cili ishte etiketuar si një yll politik, një fitore për lirinë e medias
Çfarë duhet të ndodhë me një politikan me përvojë, i cili kërcënon një gazetar me “asgjësim” dhe “persekutim” të përjetshëm?
Zbulimet nga jeta private janë të pakëndshme. Gazetarët nuk presin duartrokitje për këtë. Përkundrazi, presin kritika. Kjo është gjë e mirë.
Por me deklaratat e tij, Stephan Mayer u largua nga zona e “rregullit”. Sekretari i Përgjithshëm i CSU-së përdori një gjuhë, nga e cila duhet të kenë frikë gazetarët në diktatura.
Një gjuhë që ka vetëm një qëllim: të frikësojë shtypin e lirë. Gazetarët janë të ekspozuar ndaj sulmeve të tilla (dhe më keq) çdo ditë, siç u përkujtua dje në “Ditën e Lirisë së Shtypit”.
Sot, dorëheqja e Stephan Mayer është pikërisht kjo: një fitore për lirinë e shtypit.
Komentet