Finalja e Superkupës së Evropës ka dhënë një ndeshje spektakolare ndërmjet dy klubeve spanjolle, Barcelona dhe Sevilia.
Koha e rregullt nuk ishte e mjaftueshme që të përcaktohet fituesi i këtij trofeu edhe pse Barcelona kishte një epërsi prej 4-1, por Sevilia bëri të pamundurën duke arritur të përmbys rezultatin duke barazuar shifrat në 4-4.
Sevilia kaloi e para në epërsi me golin e Ever Banegas në minutën e 3′.
Barcelona u kundërpërgjigj duke shënuar plot katër gola më pas, Messi shënoi dy herë, kurse nga një gol shënuan Rafinha dhe Suarez.
Por edhe pse dukej takimi i përfunduar, ashtu nuk mendoi skuadra e Sevilies e cila arriti të përmbys gjithçka, duke arritur të barazojë shifrat në 4-4.
Tre golat për Sevilien në pjesën e dytë i shënuan Reyes, Gameiro dhe Konoplyanka.
Për të mësuar fituesin e këtij trofeu është dashur të presim zhvillimin e ndeshjes në vazhdime. Katalonët u treguan më të suksesshëm duke arritur të shënojnë golin e fitores në minutën e 115′ me anë të Pedros, i cili shfrytëzoi topin e kthyer pas goditjes nga Leo Messi.
Komentet