Anatole Bisk, i quajtur Alain Bosquet, lindi në Odesë (Ukrainë) më 28 mars 1919 dhe vdiq në Paris, më 8 mars 1998, është një shkrimtar francez me origjinë
russe.
NJË FËMIJË MË THA
Një fëmijë më tha:
“Guri është bretkosë.”
Një tjetër fëmijë më tha:
“Qielli është mëndafsh i brishtë”.
Një fëmijë i tretë më tha:
“Oqeani, kur ka frikë, qan”.
Unë s’i them asgjë, unë buzëqesh.
Ëndrra e fëmijës, është një ligj.
Dhe pastaj unë e di se guri,
Me të vërtetë është një bretkosë,
por në vend që të shkojë për të fjetur
ai më shikon mua.
Përktheu: Faslli Halit
Komentet