BESAR ADEMI
KUMANOVË – Futbolli, sporti më popullor në botë që bart edhe epitetin “gjëja sekondare më e rëndësishme”, edhe në Maqedoni ka fansat e tij. Disa pëlqejnë të trajnojnë dhe të luajnë, disa të tjerë më shumë pëlqejnë të jenë në tribuna apo para ekraneve të televiorit dhe të japin mbështetje për klubet që favorizojnë.
Ndër shumë histori rreth futbollit, ka një histori të veçantë me një familje kumanovare prej pesë vëllezërve në të cilën ekziston një traditë e portierëve, ku përpos tre vëllezërve të cilët kanë qenë portierë nëpër shumë klube, tradita është duke vazhduar edhe tek disa djemë të tyre.
Ismet Zeqiri (49), Xhemal Zeqiri (54), si dhe Agimi Zeqiri (56) i cili u largua nga sporti për shkak të perspektivave të tij për të ardhmen, kanë kaluar një karrierë disa vjeçare nëpër klube të ndryshme të futbollit brenda Maqedonisë, por edhe jashtë. Në bisedën e tyre për Anadolu Agency (AA), ata tregojnë se ky sport vazhdon të trashëgohet te djemtë e tyre, pasi që në shtëpi kur mbidhen të gjithë së bashku më së shumti flasin rolin e portierëve dhe përvojat e tyre në jetë si portierë në klubet që kanë kaluar.
Ismeti është më i riu nga vëllezërit, i cili mbi 15 vite ka qenë i angazhuar si portier nëpër klube të ndryshme, përfshirë edhe klubin futbollistik Bashkimi në kohën kur fitoi Kupën e Maqedonisë në sezonin 2004/2005. Ai ende merret me këtë sport dhe aktualisht është bashkë-menaxhues i shkollës së të rinjve të klubit Millano në Kumanovë.
KUMANOVË (AA) – Ismet Zeqiri (49), Xhemal Zeqiri (54), si dhe Agimi Zeqiri (56) i cili u largua nga sporti për shkak të perspektivave të tij për të ardhmen, kanë kaluar një karrierë disa vjeçare nëpër klube të ndryshme të futbollit brenda Maqedonisë, por edhe jashtë. Në bisedën e tyre për Anadolu Agency (AA), ata tregojnë se ky sport vazhdon të trashëgohet te djemtë e tyre, pasi që në shtëpi kur mbidhen të gjithë së bashku më së shumti flasin rolin e portierve dhe përvojat e tyre në jetë si portier në klubet që kanë kaluar. ( Besar Ademi – Anadolu Agency )
Duke folur për AA, Ismeti shprehet se ka zgjedhur të merret me këtë sport pasi është inkurajuar nga dy vëllezërit e tij, duke i dëgjuar në shtëpi përvojat e tyre dhe shpesh duke provuar veshjet dhe trajnimet që ato i kanë zhvilluar.
Dy djemtë e Ismetit, Blend Zeqiri (23) dhe Andi Zeqiri (17), po ashtu kanë ndjekur hapat e babait të tij, duke u angazhuar si portierë në klubin Milano të Kumanovës. Ismeti ndjehet tejet krenar për dy djemtë e tij, duke theksuar se për familjet e tij të jesh portier është “një kënaqësi e madhe”.
“Patëm kënaqësi që prej familjes të vazhdojnë edhe dy djemtë e mi, njëkohësisht kjo është dashuria jonë, sepse në familje çdo herë kur të mblidhemi flasim temën e futbollit apo bisedë rreth portierëve në përgjithësi, gabimet apo dështimet e portierëve”, shprehet Ismeti.
Përveç dy djemve të Ismetit, edhe djali i vëllait të katërt të kësaj familjeje kumanovare, Florim Zeqiri (43) është portier i cili po ashtu ka kaluar në shumë klube. Ismeti thekson se ky sport ndiqet shumë nga familja e tij, pa marrë parasysh të rinj apo të moshuar, që kanë qenë ose nuk kanë qenë portierë.
“Vëllai tjetër i cili ka filluar si portier është polic i pensionuar. Por, të gjitha ndeshjet që zhvillohen, përfshirë edhe ndeshjet e ekipit tim, familja ime çdo herë vijnë dhe i ndjekin ndeshjet, sepse njëkohësisht kjo është një ‘sëmundje’ që duhet të përcillet deri sa të shërohemi”, shpjegon Ismeti, duke folur për Agimin dhe vëllezërit tjerë e nipërit e tij.
KUMANOVË (AA) – Ismet Zeqiri (49), Xhemal Zeqiri (foto) (54), si dhe Agimi Zeqiri (56) i cili u largua nga sporti për shkak të perspektivave të tij për të ardhmen, kanë kaluar një karrierë disa vjeçare nëpër klube të ndryshme të futbollit brenda Maqedonisë, por edhe jashtë. Në bisedën e tyre për Anadolu Agency (AA), ata tregojnë se ky sport vazhdon të trashëgohet te djemtë e tyre, pasi që në shtëpi kur mbidhen të gjithë së bashku më së shumti flasin rolin e portierve dhe përvojat e tyre në jetë si portier në klubet që kanë kaluar. ( Besar Ademi – Anadolu Agency )
Vëllai i dytë pas Agimit, Xhemali, filloi karrierën në vitin 1981 në Kumanovë dhe përfundoi në vitin 2004 në klubin futbollisti Drita, e cila në atë kohë është një ndër klubet më favorite të asaj kohe në Kosovë. Ai thotë se në familjen e tij sporti është një dobi për fëmijët dhe fusha e gjelbër është mirënjohëse për to, veçanërisht për t’i larguar fëmijët e tyre nga rrugët e këqija.
“Unë jam krenar me punën e këtyre fëmijëve dhe besoj të arrijnë një sukses më të madh se ne. Jemi në gjendje t’i ndihmojnë në të gjitha aspektet, përfshirë në ushtrime dhe punën e tyre”, shprehet Xhemali, i cili shpesh herë u bashkohet në trajnime dy djemve të vëllait të tij.
Mirëpo, vëllezërit të cilët filluan karrierën e tyre si portierë dhe vazhduan ta trashëgojnë atë tek djemtë e tyre, theksojnë se këta fëmijë kanë nevojë për mbështetje dhe sponsorizim më të madh, pasi ata janë në mëshirën e vetvetes. Ata shprehen se sot ka shumë talentë, por nuk është si dikur kur më lehtë depërtohej për të arritur diçka në karrierë. Sipas tyre, sot sporti në Maqedoni është lënë anash, për shkaqe financiare dhe të gjithë largohen nga ai për gjoja një të ardhme më të mirë.
Komentet