Kur po ndiqja nga fillimi ne fund intervistën e kësaj jave plot dy ore e gjysmë te Edi Ramës tek emisioni i fundit i Ylli Rakipit, “te Paekspozuarit”, ndjenja e sëkëlldisë i la vend ne fund një komenti te vetëm ne kokën time: mjeran! Të revoltohesh nuk ja vlen më. Të qeshësh, nuk te behet me. Mjerim total! “Aty ku ndjen mëshirë, nuk ndjen kënaqësi” thoshte një gazetar e shkrimtar francez qe njohu te dy luftërat botërore, Maurice Toesca. Shprehje qe me siguri e ndajnë dhe tre intervistuesit me nerva prej çeliku qe na dhanë te paktën kënaqësinë e pyetjeve dhe te shpirtit te rezistencës ne pamundësi te merrnin nga Kryeministri përgjigje adultesh…
E fillojmë nga fillimi i intervistës. Skena e pare është e denje për dekorin e Carli Caplin tek filmi “Diktatori”, ku gjeniu i sarkazmës, e vinte tullumbacen – glob mbi prapanicat përpjetë dhe luante epshem me te. Te njëjtën spektakël ofronte dhe Kryeministri këmishëzi i Shqipërisë qe tallej me karrigen e drejtuesit te emisionit Ylli Rakipit duke ja zënë vendin ashiqarre dhe duke ju drejtuar kameras tërësisht e fokusuar mbi fytyrën e tij te tharte dhe mantelin e zi skëterrë me fjalët: “Zura karrigen qe me takon. Thjesht, mund ta marre dhe këtë karrige!”. Patetike! Nëse Rama kujtoi se beri ndonjë telespaktator për te qeshur përtej ekranit, aty ne studio instaloi dukshëm një atmosfere frigorifike sikur po transmetohej direkt nga një ish-vend lindor ne epokën e Brezhnjevit.
Përgjigja e drejtuesit te vërtete te emisionit qe dhe ajo si një dush i ftohte për Ramën: “si me te qeshur dhe te ngjeshur, kryeministër, nuk habitemi, dhe atë mund ta besh ti, te me marrësh karrigen ashtu siç ke marre një pjese te mire te mediave, dhe dalëngadalë merri te gjitha se dhe kjo te ka mbetur”.
Një dekor premtues për vazhdimin e emisionit qe nuk do na zhgënjejë me një Ramë ne kulmin e autoritarizmit kllounesk dhe tre intervistues te një qetësie, vetëpërmbajtje dhe edukate profesionale qe te impononin respekt deri ne admirim.
Vjen sinkroni i pare i zgjedhur nga Ylli Rakipi për Kryeministrin. Me një humor vrastar “so British” pa nevoje debati se imazhet flasin vete, ai i nxjerr Ramës këngën e tij folklorike te preferuar te fushatës, por e zgjedhur ne një version me një shqiptim shejtan te fjalës “Vetëm Për-pa-ra!”. Mbaron sinkroni, heshtje e rende ne studio, dhe Ylli qe e ngul edhe me thelle thikën ne plage plot qesëndi: “Me duket se ky grup qe këndon është nga Tepelena. E them ketë sepse ata e kane zakonin ta vene theksin tek rrokja e dyte, prandaj e dëgjojmë sikur këndojnë “Për Para”, “Vetëm për para”! Ramës një fytyre i ikte një tjetër i vinte. Kjo ishte vetëm antipasta.
Farsa e investimeve te huaja
Pas Rakipit, futet “musketieri” i dyte ne loje, intervistuesi Neritan Sejamini. Një “katil” i vërtetë, qe do ta beje Kryeministrin e fanellës Adidas por pa timon te dale fare nga rruga sikur te kishte marre substanca ilegale. Jemi rreth 20 minuta nga fillimi i emisionit. Semajini i pa impresionuar fare, i bën një konstatim te dyfishte dhe therës Ramës duke e sulmuar me fakte aty ku Rama kujton se është pika e tij me e forte, progreset me Perëndimin dhe investimet e huaja. Për çfarë progresesh mund te mburreni i thotë ekonomisti, kur dy arritjet me te madhe deri me sot me Perëndimin qe janë hyrja ne NATO dhe qarkullimi pa viza janë arritur përpara se te vinte qeveria juaj ne pushtet. Ne tre mandate te Ramës , vëren intervistuesi, nuk ka absolutisht asgjë te re qe mund te ndërrojë jetën e shqiptareve sot në lidhje me marrëdheniet me Perëndimin. Ashtu siç nuk ka asgjë te re ne investimet e huaja. Janë po ato investitorë qe kane ardhur ne epokën para Ramës. Në fakt, ka një investitor te ri, korrigjon me shpoti Semajini, është firma mashtruese e inceneratorëve meqenëse është e regjistruar ne Holandë dhe ju keni guxuar ta llogarisni si investim te huaj. Qe nga ky moment, Ramës i shpëton jo vetëm intervista nga dora, por dhe vetja. Çehrja i behet si ajo e një Balozi qe nxjerr shkume nga goja me mjekrën qe i dridhet nga inati apo si një dragua gati te lëshoje flake mbi tre personazhet e tjere ne studjo qe as qimja nuk ju levizte e thua se e kishin bere me fjale. “Po cfar jan kto mo?” i kthehet si i çakerdisur Rama Neritan Semajinit. “A kemi ardh ktu per te ber gallat apo cfar”. “Aspak”, i pergjgjet qetesisht analisti. “Flas me fakte. Me thoni ne keto 10 vjet ne pushtet a keni qofte nje investim te ri te huaj, pa permendur investimet e meparshme qe mund te jene zgjatur”. “Si mund te flitet keshtu mo” vazhdon Rama me ton te vrazhde e kercenues. “Si mund te flasim ndryshe, ja kthen rehatisht bashkefolesi, duke kercyer? Une po flas me fakte ekonomike, ju pergjigjuni”. “Hollanda edhe njehere ne statistikat tuaja rezulton si investitor i madh ekonomik. Por nga Hollanda ka vetem dy shoqeri qe operojne ne Shqiperi, ajo e incineratoreve qe dihet tani cfare eshte, dhe ajo e Shell-it por qe ka ardhur ne Shqiperi qe nga koha e Berishes”. Por Rama vazhdon me te tijen te refuzoje te shpjegohet duke u mjaftuar me pasthirma dhe ton denigrues: “Po cfare gjuhe eshte kjo? Po ti qe ke qene keshilltar ne qeverine e Partise Demokratike. Ne emer te asaj qeverie flet ti mo” “C’lidhje ka kjo?” pyet Semajini. Nderhyn Rakipi ne drejtim te Rames: “Mos e personalizo biseden!”. “Po mo po, vazhdon Rama me analistin, ti flet ketu si Saliu”. “Atehere po qe keshtu, me e mire e nderpresim fare biseden,” i thote Neritan Semajini duke shtuar “kjo qe tregoni ju, eshte tipike mentalitet komunist, fajesim me asocim. Nese keni gje me faktet qe ju jap, thojini, per menyra sesi flas une eshte e drejta ime.” Dhe Rama do te guxoje kete sulm ne nje rrokullisje marramendese te roleve “Ti je ofendues!” i kthehet Semajinit. I forte thashe me vete. Nuk shkova deri sa ta krahasoja ne vehten time me Putinin qe ka talentin e paarritshëm te thote e t’u besoje atyre qe thote se eshte Ukraina qe po i ben lufte Rusise, por ku xhelati hiqet si viktima imazhin me te mire e gjen te figura e ujkut ne nje fabul La Fontenit qe ankohej se i kishte ngacmuar qingji kelyshet prandaj e hengri. I papare, Edi Rama! Por megjithese rezistoi me komedine e gjate qe beri , kryeministri nuk i shpetoi dot kembenguljes se analisitit per te marre nje pergjigje faktuale mbi investimet e reja te huaja, sepse te tilla nuk ka realisht ne Shqiperi. Rama nxjerr atehere nga kapelja emrin e firmes franceze Voltalia per nje investim sipas tij qindra milionesh euro ne energjine fotovoltaike. “Por ju s’mund ta llogarisni kete si investim te huaj, i thote Semajini, sepse behet fjala per nje tender te qeverise. “Cfare flet mo cfar flet” ia kthen Rama si i shokuar. Por analisti i kishte absolutisht te drejte. Ne ëebsit-in e Voltalias lexohet ky paragraph ne frengjisht ne lidhje me Shqiperine: “ Me 21 janar 2020 qeveria shqiptare i ka dhene Voltalias nje koncesion 30 vjeçar per centralin fotovoltaik te Karavastase me nje kredi nga BERZH”. Pra Rama eshte ose totalisht i paafte dhe s’ben dallimin midis koncesionit qe jane parate e shqiptareve qe i marrin borxh nga njera ane, dhe investimit te huaj te mirëfillte nga ana tjeter. Por te jemi te sigurt qe ai e di mire dallimin. Ose kryeministri fyen qellimisht inteligjencen e atij qe e interviston dhe te shqiptareve qe e degjojne. Pas kesaj, Rama nxori nje tjeter argument beton fare sipas tij te investimit te huaj me te suksesshëm, dy miliardet qe do te hedhe sipas tij Alabari ne portin e ri te Durresit. Neritan Sejamini ia prish serish vetekenaqesine Rames duke i argumentuar me fakte se ai do te jete nje investim shqiptar dhe jo i huaj, pasi realisht arabet nuk do investojne parate e tyre por do ta realizojne projektin me shitje pra me parate e shqiptareve. Ishte momenti ne studjo, kur Rama po pinte nje gllënkë uje dhe qe i del ate çast nga hundet shoqeruar nga fjalet ofenduese “Neritan, amanet mushkat, thoshte avokat Ngjela. Nuk kam ça flas më i shkreti yne”. Mbaron ketu gjysem ora e pare e intervistes. Do kete dhe kater gjysem ore te tjera me nje ritem edhe me te shfrenuar me futjen ne ring te musketerit të tretë, intervistuesi Enton Abilekaj.
“Non grata” sipas interesit te Rames
Vjen tema e fushates aktuale elektorale. Pyetje e Ylli Rakipit per Ramen: “pse nuk ka debate? Pse nuk dalin kandidatet tuaj te ballafaqohen me ate te opozites?” Pa surpriza, Rama riciklon te njejtin argument: asnje ballafim me kandidatët e non grates. Ata mbajne sipas tij damken e Departamentit te shtetit per faqen e zeze te Saliut. Kur ke damke i ke dyert e mbyllura si atje dhe ketu, justifikon Rama duke i bërë bisht debatit demoratik. Enton Abilekaj ben pyetjen e pare dhe tenton nje shah mat qe ne fillim ashtu si Sejamini me pyetjet mbi ekonomine: “Ju thoni asnje debat me te damkosurit. Por ne Shkoder, kryetari i Bashkise Bardh Spahia, kandidat pra i non grates, kjo s’e ka penguar te takohet me ambasadoren amerikane dhe biles te bejne marreveshje. Si e shpjegoni qe ju tregoheni edhe me kategorik se vete amerikanet qe e kane shpallur non grata Berishen?”. Rama, bie ne kurth dhe c’solidarizohet me armerikanët kur nuk ja lyp me interesi, duke thene kete: “une s’jam ambasadori amerikan, jam kryeministri i Shqiperise dhe une veproj ashtu siç e mendoj vete”. Po kjo te çon ne konflikt interesi i thote Abilekaj, duke i shpjeguar se duke perdorur nje argument fallco qe dhe vete amerikanet nuk e perdorin, kjo i sherben qeverise per te bere shantazh elektoral. Per ta illustruar kete, i paraqiten Rames disa sinkrone ku Kryeministri kercenon publikisht zgjedhesit se do te privohen nga investime publike, nese votojne per kandidatet e Berishes. Kjo eshte e paligjshme. Si reagoi Kryeministri? Tamam si ne polemiken ne lidhje me MacGonigal qe njehere deklaronte se e kishte mik, dhe me pas u terhoq duke e marre publikun per budalla se nuk e kishte thene fjalen mik ne kuptimin tamam mik. Po ashtu dhe me kercenimin per mos investime shtetore ne bashkite e Opozites, Rama u mundua te argumentoje se nuk ka dashur te thote ate por se jane vete keto bashki qe refuzojne dhe do te refuzojne investimet shtetorere! Per minuta te tera Kryeministri do te angazhohet ne nje monolog me fakte sipas tij sesi Bashkia e Shkodres ka refuzuar rruge e ujesjellesa me investime nga qeveria! E pyet Ylli Rakipi: “po mire Kryeminister, po Prefekti nuk mund te nderhynte per te mundesuar investimet e qeverise ne Shkoder edhe pa autorizim te Bashkise?. “Jo se keshtu eshte ligji” ia pret shkurt Rama. Kjo tregon dhe njehere sesa i rendesishem eshte debati midis partive ne gare ne fushate, ate debat qe Rama nuk e lejon, duke i lejuar keshtu vetes te nxjerre nga goja dhe bllofe si ne rastin e Shkodres meqenese nuk ka pale perballe te kundra-argumentoje. Pyetja qe ngriti megjithate Rakipi ka rendesine e saj. Si eshte e mundur biles qe nje problem kapital si ai rregullimit me ligj te marredhenieve pushtet vendor me pushtet qendror eshte lene ne heshtje ne fushate? Perse nuk ka propozuar mazhoranca qe i ka te gjitha kartonat e duhur ne Kuvend ndryshime ligjore qe ne rast bllokimi qeveri / bashki te kete nje menyre ligjore per te dale nga ngerçi me ane te Gjykates administrative, apo referendumit lokal apo diçka tjeter?Zvicra ka referendume per gjithshka. Franca nga ana e saj e ka ezauruar kete çeshtje qe ne shekullin e 19 me ligje te posaçme mbi administraten komunale qe i japin Prefektit te drejten te zevendesoje kryebashkiakun kur ky tregohet pasiv ne fusha qe prekin interesin e pergjithshem. Si e nxirrka kete teme Kryeministri si ne kafene, pak dite para zgjedhjeve lokale, thjesht per te goditur politikisht Bashkine e Shkodres, nderkohe qe kete problem qe s’e kishim degjuar kurre ne fushate. Ne vend qe Kryeministri te merret me “non grata” si Don Kishoti me mullinjte me ere, ai do te bente me mire te kishte folur ne kete fushate zgjedhjesh lokale per çeshtje qe i perkasin vertete problemetikave te politikave lokale. Por per kete i duhej guximi qe i mungon, te ballafaqohej me sërën e tij, me politikanet opozitare dhe jo te beje trimin me gazetare ne studjo qe u perseriste here pas here “po ju ça jeni, ça perfaqsoni ju, asgje”, ne kuptimin qepeni gojen. Mjerane! Sepse Rama e ka inatin qe i zgjat. Kur mendohej se tema e Alabarit ne Durres ishte lene mbreme tek pyetjet e para, Rama perfiton pas monologut te tij te gjate kundra Bashkise se Shkodres t’i hedhe nje kunje Neritan Sejaminit qe ishte terhequr per t’ja lene rradhen e pyetje Abilekajt. “Se une, fryhet Rama duke pare me qesendi nga Sejamini, une flas me fakte, jo si Neritani». Ky i fundit ja ktheu ne sekonde: “edhe une me fakte fola ; ne te gjithe projektin e portit te Durresit vetem 80 milione euro ka marre persiper Alabari. Gjithshka tjeter vjen nga shitja. Si mund te quhet financim i huaj kur ai vjen nga shitja». Rama qe nuk e priste vazhdimin e rezistences perballe tij, vendos te fuse marshin e sulmeve verbale per degradim personal, te padenja jo vetem per nje burre shteti, por dhe per cdo qytetar qe ka nje fije civilizimi. “ti je i rraskapitur, fare i rraskapitur” i hakerroset Neritan Sejaminit Kryeminstri. Por analisti vazhdon me te tijen: “Zoti Kryeminister, po apo ajo a do te financohet projekti i portit te Durresit nga shitjet te shqiptaret ne masen 90% te tij?” Dhe Rama qe vazhdon dhe zhytet ne sulme “ad hominem”: “Ore, rri se do te te them gjera qe nuk ke qejf ti degjosh ; nuk du te prish gojen ; keto qe thua jane tmerre mo, skandale, qesharake. Vjen ketu investitori i huaj, do bej investimin dy pike ca miliard dhe ti thua duke i shit. Keto qe thua ti jane te gjitha genjeshtra qe thote partia jote ne Kuvend, dhe ti o e ben me qellim, ose je out”
A eshte legale fushata me para e artisteve per Erjon Veliajn?
Por tema ku do te vihet me shume ne veshtiresi Edi Rama eshte ajo e pjesmarrjes se disa vip-ave artista ne fushaten e Tiranes dhe ku Rama shperthen ne sharje kundra intervistuesve qe duhet te kene turp sipas tij qe perhapin idera te tilla. Debat pasionant per demokracine, po ku Rama la shume pende pa i kryer sherbim Erjon Veliajt, perkundrazi…Eshte Ylli Rakipi qe jep faktet dhe Enton Abilekaj qe do zhvilloje duelin.
Fjala eshte per pagesat nga Bashkia e Tiranes per koncerte per disa artista dhe me pas keta qe mbjellin peme dhe thone votoni per Erjon Veliajn (Noizy, Rita Ora, Ermal Meta etj) «Po ku eshte e keqja ketu xhanem?” bertet Rama si i revoltuar. “Ku? Me mire t’i japin rinise shembullin si te mbjellin peme apo si te gjuajne me molotov? Si thoni ju?” Abilekaj i argumenton me qetesi Kryeministrit se ketu s’do te kishte asgje te keqe nese pjesmarrja e ketyre artisteve nuk do te perdorej ne sherbim te fushates se Veliajt. i bie keshtu sipas analistit, qe “me parate e taksave tona kryebashkiaku paguan persona per t’i bere atij fushate dhe kjo eshte kompromentuese”. “Ajo qe me shqeteson thote ai, eshte kjo rastesi, qe po keta artiste qe jane paguar Veliaj te njejtet i shohim t’u thone njerezve publikisht te votojne per Erjon Veliajn. Pyetje: keto fonde te Bashkise se Tiranes per artistet a jane dhene per te subvencionuar kulturen apo jane dhene qe t’i bejne fushaten?” Rama qe mezi po vete permbahej gjate argumnetimit te Abilekaj, gjen rastin dhe shperthen: “po si nuk ju vjen nje çik zorr qe vini ne dyshim se Ermal Meta po Rita Ora nuk e besojne me te vertete se Lali Eri duhet mbeshtetur! Po si mo? A mendoni vertete ju se Rita Ora dhe ata te tjeret e bejne kete per para dhe jo se e mbeshtesin vete Veliajn? Vertete mendoni ju se Ermali e mbeshtet per leke? Po kjo qe thoni eshte eshte e ulet!” Abilekaj qe nuk impresionohet : “Rita Ora ka fare te drejte te kete opinionet politike qe do dhe te doje Veliajn ne keto zegjdhje, por si shpjegohet qe s‘e kishim degjuar ndonje here perpara te bente angazhim politik, dhe tani qe merr fonde nga bashkia ben thirrje te votohet per Veliajn? Ky eshte rekrutim i paster me parate e taksapaguesve “ia kthen nje per nje Abilekaj Kryeministrit qe si gjithmone ne kesi rastesh kur s’ka argumenta strehohet ne sharje direkte: “Kjo eshte e shemtuar kjo qe thoni te gjithe ju ketu. Keta artiste e duan dhe e besojne vertete Erjon Veliajn, ja kjo eshte e verteta. T’ju vije turp qe po i linçoni keta artiste per opinionet e tyre“. “Jo,jo, kunderpergjigjet analisti, ne nuk linçojme aspak artistet, ne linçojme ate ne Bashki qe shpenzon parate e publikut, dhe u ben kontrata artistave qe me pas ata t’i bejne fushate”. Rama: “po e shkaterroni fare nivelin e bisedes, duke e çuar gjithshka te tema e parase ; A jeni ne vete mo qe Ermal Meta apo Rita Ora flasin per Erjon Velian se e bejne per para? A jeni ne metro mo? Apo siç e beni dhe me Toni Blerin qe thoni qe merr para por qe nuk do egzistonit si shtet pa Toni blerin”. “Cfare the?!” nderhyn Neritan Sejamini. “Per cilin shtet e ke fjalen?” Rama: “Per Kosoven”. Sejamini: “po ç’pune ka qe na fut tani Kosoven tu”. Rama: “ti Neritan vazhdo, qendro krenar qe ke punuar me non graten”. “Tamam, i ironizon Sejamini, ka njerez qe kane punuar me komunizmin dhe me shokun Enver dhe qe jane e ardhmja dhe po ecin perpara”.
Tirana e masakruar ne hapesirat e gjelberta, Rama “jam krenar per kullat”
Pas shperthimeve te njepasnjeshme te Kryeministrit, Neritan Sejamini hap nje teper dosje qe duket se e ka punuar me kujdes.: “Ne 20 vjetet e fundit sa centimetra katror gjelberim i eshte shtuar Tiranes?. Rama hap menjehere cadren per t’u fshehur pas Veliajt: “Ku e di une pyet kryetarin e bashkise. Une nuk mas centrimetrat katror. ““Po afersisht? Te pakten per kohen qe ju perket juve se keni qene 11 vjet kryetar bashkie. Por lulishte jane bere pallat ; Terrene sportive jane bere pallat”. Rama vazhdon dhe ja kalon topin Veliajt “ne kohen time jo”. Sejamini : “Toptani center ka qene lulishte, ndertesa Klani ka qene lulishte”. Ngaqe nuk i eci te fshihej pas Veliajt, Rama tenton atehere nje tjeter mbrotje, ate me arkitektet e huaj duke rene ne kurthin se ne demokraci vendos i zgjedhuri. “Ne zonen e qendres se Tiranes, mbrohet Rama, keshtu ka qene plani dhe ate e kane bere francezet”. “Po ç’pune kane francezet te vendosin per shqiptart per lulishtet qe duhen prishur dhe kthyer ne toka ndertimi”. Veçse Kryeministri nuk e priste te sfidohej ne nje teme qe e konsideron si monopol i nje grushti mendjesh te ndritura, si ajo e arkitektures urbane. Dhe ç’ben? Ofendon: “Amanet mushkat Neritan». “Pse me ofendon, ia kthen analisti. Une jam i shqetesuar si shume qytetare per keto qe pyes”. Rama kundersulmon “Je ti qe e ofendon publikun me keto pyetje pa kuptim” Dhe per t’i mbushur mendjen kryeministri do jape shembullin e qendres se Parisit ku arkitekte japonese dhe jo njerezit as qeveria vendosen per ndertimin e nje piramide ne sheshin e muzeut te Luvrit. “Sot te gjithe francezet jane krenare ; ky eshte qyteterimi ; i kerkohet arkitekteve te huaj mend dhe ekspertize” konkludon Rama po aq i vetekenaqur sa Robert Ndrenica ne rolin e Prefektit ne Myzeqene e filmit Koncert ne 36.
Nga Parisi, po i lejoj vetes të jap dy-tre fakte Rames arkitektit urban te veteshpallur: e para eshte se aty ku u ngrit ajo piramide e qelqte e Luvrit nje pjese te madhe te hapesires e zinte parking makinash. E dyta, piramida nuk ja merr frymen keshtjelles se Luvrit, perkundrazi, dhe lartesia e piramides nuk i tejkalon fasadat perreth të epokës së Rilindjes franceze. Nderkohe qe ne Tirane, kullat po i marrin frymen Sahatit te vjeter. Ne Tirane eshte shemtia e betonit qe glorifikohet ne dem te thesarit kulturor te se kaluares. Si mund te krahasoje Rama llogjiken e mbrapshte te Tiranes me ate te Parisit,ku kullat, se dhe ne Paris ka, jane degdisur larg syve te parizianeve, jo ne periferi por matane periferise, ne lagjen e La Défense. Arkitekti francez me fame boterore, Le Corbusier, babai i betonit estetik, kishte si projekt ne gjysmen e pare te shekullit te kaluar te rrafshonte per t’i betonizuar me kulla, lagjen me te vjeter te zemres se Parisit “Le marais”. Nje projekt qe mendoi se do e realizonte më vonë fale mikut te tij te famshmit minister kulture te De Gol-il André Malraux qe sigurisht e refuzoi me kete fjali kuptimplote: “Ne civilizimin tone, modernia nuk i kundervihet te se shkuares por perkundrazi e ringjall atë ». Dhe kete beri piramida moderne e Luvrit. Ringjalli te kaluren, nuk e shkaterroi ate. Sejamini beri shume mire qe i tha Rames, nuk jane arkitektet qe vendosin por njerezit qe jetojne aty ku artitektet duan te bejne eksperimente. Por le te vazhdojme ta ndjekim debatin ne te Paekspozuarit, per te kuptuar se cfare rreziku publik perben Kryeministri yne.
Semajini insiston te marre nje pergjigje pyetjes “a ka qofte nje centimeter te ri gjelberim ne Tiranen e kryebashkiakeve Rama dhe Veliajt.
Rama shkurt dhe thate: “Dil dhe shihe te bulevardi i ri”
Sejamini: “Ku? Ai jashte Tiranes?” Rama “Po pse ku e do ti?” Sejamini: “domethene ti per te ndertuar nderton ne qender te Tiranes, por centimetrat me gjelberim i shtoke jashte Tiranes, ne pyll?”. Rama: “O zot por si ne te gjithe boten mo!”
“Bota e qyteteruar ruan qendrat e qytetev dhe zgjerohet ne periferi” vazhdon me te tijen analisti.
Rama do fshihet serish pas te huajve “Po si ka mundesi, qendra e Tiranes ka fituar konkursin e Barcelones me 2017 a 2018 me cmimin me prestigjoz si hapersira me e bukur publike ne Europe dhe ju e shani”. Sejamini: “Po pse, nga qe e pelqeu konkursi ne Barceone duhet ta pelqeje une qe jetoj ne Tirane? Ky nuk eshte argument”. “Po mo po, ju donit Shqiperine e Lanes qe e late kur ishit ne pushtet”.
Nderhyn Ylli Rakipi, me ate sarkazmen e tij “babaxhane” aq te hidhur sa dhe te paimitueshme qe te kujton ate skenen e filmit kur Kadri Roshi i bente furçe Sali Protopapes per ta fundosur dhe me keq mbrapa pak a shume me keto fjale : “O Edi i madh, qe ke pare boten me shume se ne, qe je i ndriçuar me shume se ne i thote Ylli, une si shume te tjere qe s’marrim vesh nga arkitektura, nje gje me ka rene megjitate ne sy me aq pak sa kam udhetuar. Ne Milano per shembull, katedralen nuk e ka rrethuar njeri me kulla, por i kane bere gjetiu. Ne Tirane sahati i vjeter, nuk duket me, edhe po te hypesh me ballon nuk duket nga kullat.”. Rama ia kthen shkurt “Ajo flloi para meje me tore Drinin”. E shkurter dhe fishkulluese eshte dhe kunderpegjigja qe i vjen nga Sejamini: “Bukur fare dhe ti per ta rregulluar the qe zgjidhja eshte ta rrethojme edhe me shume me ca kulla te tjera”. Episod qe i kushtoi shtrenjte Ylli Rakipit qe vazhdoi te pyese perse do lejohen prape kulla tani dhe mbrapa pallatit te Kultures. Hakmarrja e Rames do jete pa asnje kod etik dhe moral. Ne sy te te gjithe teleshikuesve, Rama do i permende ne detaje nje afere private te Ylli Rakipit me nje truall te tij ne Tirane me mesazhin sesi ç’bere ti me token tende dhe per te cilen une Edi Rama te dhashe leje ndertimi, mos fut hundet se ç’bejne te tjeret ne token e tyre. Haptazi, Kryeministri pengon gazetarin te beje detyren duke i hapur dosje nga jeta e tij private nderkohe qe pyetja e gazetarit behej per interes publik. Ky eshte Edi Rama. Ylli Rakipi i mundur para atij qe ka dhe gurin dhe arren ne dore, i thote: “Vazhdo atehere Kryeminister, nxirrni mubahete private ne studjo” Dhe Rama vazhdoi me detaje me pronen e Ylli Rakipit. E gjitha kjo per te mbrojtur kauzen e kullave, qe dhe po nuk i deshi ai si Kryeminister, i do pronari qe ka truallin. Nderhyn serish Neritan Sejamini: “Ok, po ju pse jepni leje ndertimi per kulla pa permiresuar gjelberimin, kanalizimet per ujera te zeza, ujin e pijshem”. Dhe Rama qe bën me mburrje nje krahasim me kohen e Enver Hoxhes ashtu si Enver Hoxha bente krahasime me kohen e mbretit Zog: “”Sot ne mbulojme me uje te pijshem me shume se ne kohen Enver Hoxhes!“ Dhe Kryeministri e mbyll këtë temë me nje himn per betonin: “Jam krenar per kullat, nuk vjen e keqja nga kullat. Kullat jane energjizim”!
Tirana qytet i ndotur per te gjithe por jo per Edi Ramen
Ishte dhe ky moment interesant i intervistes sesi Rama eshte i afte te mohoje qe diten ben dite dhe naten ben nate, kur behet fjala per ndotjen e Tiranes. i jepen dy raporte. Ai i fundit i nje instituti hollandez “co-plan”, sipas te cilit ndotja ne Tirane eshte shqetësuese me dioksid te azotit mbi normen. Dhe nje raport i Bankes boterore qe llogarit se 10% e vdekjeve ne Shqiperi e kane burimin te ndotja e ajrit. Rama i rrezon keto dy raporte si koti. Ai është ne pamundesi te thote nese Tirana zotëron nje njesi matese te ndotjes se ajrit dhe akustike te pavarur meqenese nuk i besoka raporteve te te tjereve. E vetmja gje qe di me siguri Kryeministri eshte se ka me keq se Tirana, si Athina apo Beogradi, apo Milano fale mungeses se industrise se rende ne Shqiperi! U munduan intervistuesit te debatonin, ishte e pamundur. Per Ramen ky eshte “muhabet koti”. Por per kunjaxhiun Rakipi, kollaj qe Rama nuk shqetesohet per ndotjen sepse atje ku Kryeminstri e ka shtepine nuk e ndjen helmin qe thithin njerezit ne Tirane…
Pastrimi i parave ne Shqiperi: “ja fut kot Departamenti i Shtetit”
Ne kete teme te ndjeshme, Neritan Sejamini preferon si ne gjithe intervisten te leri te flasin faktet: ka nje paradoks qe tregon se volumi ne euro ne ndertim (berje dhe blerje) nuk korrespondon me huate bankare ne statistika. Behet fjala per rreth 1 miliard euro ne kahun e ndertuesve dhe 2 miliard euro ne kahun e bleresve qete cilave nuk u dihet origjina nga vijne. Per Ramen, kjo eshte fare normale keto shuma vijne nga shqiptaret jashte pa patur nevoje te kalojne nepermjet bankave. Sakën se mos pergojoni se jane pastrim parash, pasi per shuma te tilla do kishin folur patjeter dhe insititucionet nderkombetare mbrohet Rama. Pa fat për Ramën, intervistuesit kane me vete raportet e nderkombetareve. i serviren keshtu Kryeministrit paragrafe nga raporte te Departamentit amerikan te Shtetit, nga Komisioni europian, nga FMN-ja, nga banka Boterore apo te te gjitha dhomave tregtare ne Shqiperi qe thone te njejten gje, Shqiperia eshte kthyer ne nje porte pastrami parash te pista. i citohet Rames kjo fjali marre nga Raporti i DASH: “Qe nga 2017, Shqiperia eshte bere vend kryesor per pastrim parash ne bote; ndertimi eshte mjeti i privilegjuar per pastrim parash”. Mund te thuhet ne shqipe popullore se ne ate moment Ramës i iken truri dhe i rreshqet goja duke iu kundervene dhe amerikaneve apo britanikeve. “Po mo po, kane te drejte por pastrimi i parave ne ndertim ndodh atje ne Nju York dhe Londer, apo Roterdami qe eshte porta me e madhe e droges ne Europe”. “Kam rezerva per raportin e DASH-it, per metodologjine e tyre”. Neritan Sejamini e kap te kjo pike: “Po si keshtu, e besokeni DASH per Berishen non grata, dhe kur Shqiperia akuzohet per pastrim parash DASH u gaboka? “
I vene me shpatulla pas murit, sepse ne bisede nderhyn dhe Abilekaj me citime nga raporte te tjera Rama shperthen: “Ju jeni kundershtaret me te medhenj te Shqiperise. Turp t’ju vije. Po pse e sakatoni keshtu kete vend ne sy te njerezve?»
Te dy analistet vazhdojne ta gozhdojne edhe me keq duke i thene, se ja sesi ndertimi mbahet me para te piset dhe ju jo vetem qe vazhdoni ta mbani kete model zhvillimi por doni dhe ta inkurajoni me amnisti fiskale. Nje tjeter motiv humbje vetekontrolli nga Rama qe filloi te çirrej pse Perendimi, Italia kane te drejte te bejne amnisti fiskale dhe jo Shqiperia. Rama shkoi deri ne non sensin te mbroje idene se amnistia fiskale behet per te legalizuar parate e evazionit fiskal dhe jo parate e pista, pa mundur te shpjegoje se ku eshte dallimi…Dhe si zakonisht Rama kalon menjehere tek shantazhi i drejtpredejt kundra personit qe i ben pyetjen qe nuk i pelqen. i thote keshtu Abilekajt: “Edhe ti Enton, ndoshta dhe ti vete do perfitosh nga amnistia fiskale”. “Une jam i sigurt qe nuk fitoj se nuk kam fshehur te ardhura” i pergjigjet Abilekaj provokimit te Rames. Me te njejtin forme shantazhi apo joshjeje i kthehet Rama me pas Ylli Rakipit dhe vendit ku ai punon: “Po ku ta gjeni ju te medjave qe te formalizohen parate, qe te keni me shume reklama, ju qe qani per reklama lart e poshte”.
Por as kjo nuk ecen. Dhe ky kapitull do mbyllet me tone shume agresive:
Abilekaj: “jo vetem qe amnistia fiskale nuk eshte e ndershme, por vete ndertimi nuk eshte i rekomandueshem nga Banka Boterore si zhvillim i qendrueshem. Veliaj po ben vrasje te Tiranes”. Rama: “Veliajt t’i merrni te keqen ju” . Abilekaj: “Por cfare t’i bejme, te keqen do i marrim per aq kohe sa nuk ka drejtesi. 33% e njerezve thote Banka Boterore mezi mbajne frymen gjalle me buke. Politika juaj e ndertimit eshte mjerim per vendin, jo zhvillim.” Ka rritje ekonomike thote Rama. “Por per ke” ja kthen Abilekaj. Kur ka zhvillim ne varferi do te thote se vetem nje grusht njerezisht perfitojne. Por per Ramen, qe kur eshte ai ne pushtet Shqiperia thuajse ka dyfishuar te ardhurat per fryme. “Kollaj ia kthen Neritan Sejamini, kur largohen njerezit nga vendi, shtohen matematikisht te ardhurat per fryme per ata qe mbetin sepse pjestohet GDP-ja me numrin e banoreve”. Kjo llogaritje e thjeshte e terboi Ramen qe perfundon keshtu: “Jeni ofendues, jam kryeministri i Shqiperise, kerkoj te me flisni me respekt, jo muhabete kafenesh. Hajdeni pra beni muhabet per cfare keni ardh se na lodhet, per zgjedhjet e dates 14. Lavdi zotit data 14 nuk varet nga ju por nga njerezit qe do na votojne. Cfare sherbimi i beni ju ketij vendi kur dilni ne televizor me gjysem te verteta; Ju jeni kundershtaret me te medhenj te Shqiperise; jo te mijte se me ju bej hajgare une, por te Shqiperise”.
Me dy fjali, nje nga analistet, Sejamini, ja hedh poshte gjithe retoriken boshe Rames: “Sherbimi me i mire qe i bejme vendit, eshte t’i kerkojme llogari qeverise. Ky eshte sherbimi me i madh. Respekti dhe atdhedashurine e tregon nga menyra sesi punon, dhe ne punojme ndershmerisht. Jane ata qe vjedhin qe nuk e duan Shqiperine!”
Loje e pandershme elektorale me Opoziten
Per t’I plotesuar deshiren Rames qe donte debat per fushaten, me e mira u la per ne fund. Ylli Rakipi vendos dekorin me kete fjali “Cilesia e zgjedhjeve ne Shqiperi u be 33 vjet qe le per te deshiruar. Por tani ka shkuar deri aty sa te krijohet dhe nje opozite fallco e Alibeut perkrah asaj te vertetes qe ti dhe Amerika e quani non grata. Dakord, do me thuash qe kete e ka vendosur drejtesia. Veçse ju e hiqni Berishen dhe nga fletet e votimit. Gykata e KAS-it eshte nje instrument totalisht ne duart tuaja. Opozita eshte bere kashte e koqe, dhe megjithe kete i dashur Kryeminister shkoni dhe i merrni dhe komisionertet. 6 me 1. Ore kush do ua numeroje votat Sali Berishes?” Rama: “po si guxon flet keshtu? Shko pyet ata qe kane lexuar ligjin dhe kane vepruar ne baze te ligjit. Kryeatri i Kas it eshte Ilir Rusmaili, ish zevendes kryeminister i qeverise suaj..Une s’e njoh shko pyeteni!” Nderhyn Abilekaj: “Vendimet jane te gjitha qe kane privuar opoziten qe ka 61 kandidate deri ne numerimin e votave ne gjysmen e qendrave te votimit. Ju jeni kryeminister. Dikush nga partia juaj ka lidhje sepse anetaret e kas-it jane perfaqesues te partive”
Rama: “Kush je ti qe me flet keshtu? Ti s’ke asnje drejte ne bote te pergojosh per kapje te tij apo tij”. Abilekaj: “Nuk e them une por ligji qe anetaret e Kas-it jane te kapur nga partite politike. Ti je kryeminister dhe pergjegjes per zgjedhje te lira ; kur zgjedhjet nuk jane te lira, opinioni dhe vezhguesit fajesojne kryeministrin ne rradhe te pare, ndaj ti duhet te shqetesohesh per kushte te barabarta ne zgjedhje per te gjitha forcat politike”. Rama: “Ne Shqiperi zgjedhjet qe nga 2013 jane te padiskutueshme, sepse kete e thone sondazhet e pavarura.”
Abilekaj: “Veçse raportet e ndryshme te OSBE Odhir-it, ne cdo zgjedhje qe keni bere ju kane gjetur parregullsi. Ne 2019 shkuat deri sa bete dhe zgjedhje pa opoziten. Pyetje: a do beni ndonjere ndonje pale zgjedhje te lira sa kohe do jeni kryeminister ju apo jo?”
Rama me dhimbje koke kerkon nje kafe turke, perpara pyetjes se fundit se Ylli Rakipit pse ai po i rrit rrogat ne kushte fushate. Gje qe Rama e mohoi po ashtu, se kjo nuk ka lidhje fare me fushaten pasi sipas tij gjithmone rritja e pagave ndodh ne prill. “Atehere votojeni propozimin e Berishes ne Kuvend per rritjen e pagave” i thone intervistuesit. Rama mjaftohet me refrenin: nuk merrem me ate faqe te zeze te Shqiperise..
Konkluzion perfundimtar nga drejtuesi i emisionit ne mbyllje te tij: “kam patur shume intervista me z Rama por konstatoj se po behet gjithnje e me e veshtire te intervistohet Kryeministri yne”. Gje qe ne gjuhen e moderuar te Ylli Rakipit duhet te perkthehet: eshte bere e pamundur te zhvillohet nje interviste normale me z. Rama qe po rreshqet ne reflekse karakteristike per autokratet.
Edhe Neritan Sejamini konkludoi ne menyre domethenese kur Rama u tha te treve ne fund me shpoti dhe si i zhgenjyer qe priste nje cilesi me te larte nga te intervistuarit. Ai i pergjigjet thate: “kur pushteti eshte i palumtur me median kjo eshte shenje e mbare”. Te urojme qe pakenaqesia e pushtetit mos te degjeneroje si zakonisht me kete Kryeminister, ne hakmarrje primitive pas kesaj interviste kurajoze.