VENEDIKU, I ADHURUAR PËR GJITHSECILIN VIZITOR!
E shtuna e dytë e majit të këtij viti(2016), ishte një ditë e “rezervuar” për ta vizituar Venedikun, vendin e adhuruar dhe të dashur për gjithsecilin vizitor që jeton në Itali, por edhe të gjithë ata(nga Evropa e bota) që vijnë në Itali e u epet rasti …!
Shkas që kësaj radhe ta vizitojë Venedikun, ishte ardhja e dy mysafirëve të veçanet nga Kosova për vizitë dyditëshe në Treviso. Ndryshe të ftuarit nga Kosova do të jen pjesë e një aktiviteti që organizon shkolla shqipe e MP në Treviso me komunitetin shqiptar dhe italian. Ashtu sikur u ram dakord një natë ma parë, në ora 08.00 u nisem, në mënyrë që të kthehemi para orës 15.00, e të kem mundësi ta përcjellim përmes transmetimit direkt takimin e Kombëtares Shqiptare në “Euro 16”.
Venediku, vendbanim me shumë karakteristika…
Venediku i takon shtetit Italian, gjegjësisht Rajonit Veneto në Krahinën e Venecias ku është edhe kryeqytet i kësaj krahine. Venediku është qytet i vjetër, për njëmijë vjet ishte si Republika e Venedikut, një nga fuqitë më të rëndësishme politike dhe ekonomike, si dhe një nga qytetet më të mëdha të Evropës. Ka rreth 270 mijë banorë . Është qytet i mbrojtur nga UNESCO. Ka disa karakteristika që nuk ka asnjë qytet tjetër, si: ndërtimi i shtëpive, rrugët sheshet, ishujt, kanalet, urat, etj. Si vendbanim i vjetër, është i vetmi që s’ka pasur asnjëherë mur rrethues. Ka qen i pushtuar e ripushtuar nga francezet, austriakët, etj. Shtetit italian sipas Paqes së Vjenës iu ka bashkëngjit me 3 tetor 1866.
Qyteti i Venedikut është qytet në ujë, ka 121 ishuj, 175 kanale, 444 ura, me një gjuhë që ngjet si dialekti venedikian e që dallon nga italishtja standarde. Venediku ndryshe njihet si Venecia, te vendoret njihet me emrin La Serenssima, që do të thotë E Qeta. Me botën lidhet përmes autostradës Trieste-Milano, nëpër detin Adriatik përmes portit detar të Marghera, me hekurudhë përmes nyjës hekurudhore të Mestres dhe me komunikacionin ajror përmes aeroportit MARKO POLO…
Nga Treviso në Venedik, shkuam me makinë deri afër Stacionit hekurudhor, gjegjësisht në Sheshin Roma. Karakteristikë fillestare është pjesa e rrugës urë(Ura e Lirisë – Ponte della Liberta) që e lidhë Venedikun e vjetër me pjesën tokësore, nëpër të cilën kalojnë të gjitha makinat dhe treni. Mbas sistemimit të makinës në vendparkim, pimë nga një kafe venedikase. Më pas morëm drejtimin e sheshit kryesor të Venedikut, Sheshi i Shën Markut. Ke, dy mundësi që të arrin deri te ky shesh, të shkon në këmbë(duke përshkruar rrugë e rrugica) dhe të shkon me anije. Ne e zgjodhëm variantin e parë! Nuk është problem të shkon deri aty edhe për vizitorin e parë, sepse vazhdimisht sinjalizojnë tabelat treguese-drejtuese. Të katër antarët e grupit bënim foto me telefona celular, ndërsa vizitorët nga Kosova , interesoheshin të blejnë diçka modeste si kujtim nga Venediku.
Venediku përveç që ka numrin karakteristik të urave(444), ato kanë edhe një konstrucion karakteristik, me gjysmë hark të ngritura për të iu mundësuar kalimin e anijeve. Nëpër një numër të caktuar të urave kaluam edhe Ne atë ditë, qëndronim mbi duke vështruar rreth e qark, duke komentuar në mes vete, por edhe duke fotografuar. Disa rrugica sado që ishin të ngushta, kishte më shumë freski, pasi nuk i “pushtonte” dielli nga ndërtesat e larta. Në rrugët më të gjëra e në sheshe kishte më shumë njerëz që lëviznin, dyqane, kioske e lokale të hapura të mbushura e të stërmbushura…
Dhe, vazhduam vizitën nëpër Venedik, rreth orës 11.00 arritëm në Sheshin Shën Markut, dhe qëndruam rreth një orë. Sheshi, është një hapësirë e madhe. Hapësirë e rrethuar me ndërtesa të ndryshme. Me shumë njerëz-vizitor, por edhe pëllumba. Aty ka katedrale, muze, biblioteka , kambanarë, ndërtesa arkitektonike mesjetare, e thuaj gjithçka mesjetare, vetëm njerëzit të kësaj kohe, se ata të mesjetës kanë ikur që moti!
Qëndruam edhe një kohë në hapësirat e Sheshit, bëmë fotografi e “selfie”, por nuk e vizituam asnjë muze brenda, për arsye të numrit të madh të të interesuarve dhe kohës ton të kufizuar. Iu afruam ngadalë bregut të Sheshit ku janë të vendosura dhe anijet, u vendosëm në njërën nga to, dhe u kthyem te stacioni hekurudhor. Edhe kthimi me anije kishte karakteristiken e vet për të gjithë vizitorët, njëkohësisht edhe për ne!
Gjithë ato pamje karakteristike mesjetare që ka Venediku, është e pa mundur që ti viziton për një ditë… Megjithatë ia vlen ta viziton Venedikun, sa herë që të epet rasti dhe ke mundësi!
Pershkrim i bukure dhe shume esencial!
Pershkrim i bukure dhe shume esencial!