voal.ch – Philippe dhe Sonia Membrez duke pozuar me Courtet Martial, president i Qeverisë kantonale të Jurës.voal.ch – Një çift dhuroi 500,000 franga në kantonin e Jura për t’i mbështetur njerëzit që kalojnë një situatë të vështirë financiare për shkak të krizës Covid-19.
Për këtë shkas është krijuar gjithashtu një fond solidariteti.
Dhurata iu dha Qeverisë kantonale të Jurës, që do të jetë përgjegjëse për administrimin e shumës. Ekzekutivi do të duhet të sigurojë që objektivat e përcaktuara nga donatorët e Jura-s, Philippe dhe Sonia Membrez, të arrihen. Për qeverinë, ky është një gjest i mirëfilltë humanizmi.
Shuma prej 500,000 franga do të shkojë në ndihmë të familjeve në vështirësi krijuar prej situatës të Covid 19. Por gjithashtu mund të financohen edhe projekte në fusha të kulturës, sportit etj.
(NXP / ATS)/EB
Komentet