Një burrë i kafshuar nga një qen vraponte posht e lart ,
duke kërkuar dikë që mund t’ia shërojë plagët.
Ishte njëri që i tha se duhej të zhyste
një copë bukë në gjakun që nga plagët i dilte,
dhe pastaj ta ushqente me të qenin që e kafshoi.
“Por, – u përgjigj ai, nëse unë kështu do të veproj
të gjithë qentë në qytet do të përpiqen të më kafshojnë!”
Pra, nëse ligësia e njerëzve shpërblehet
ata janë të ftuar të bëjnë më të keqen.
Komentet