@@@@@@@@@@@@@@@
VARGJE PËR TIRONËN DHE PËR VETEN
Tirona ime
Këtu ke qenë,
Këtu je
Dhe këtu
Në jetë të jetëve
Ke për të qenë
E do të jesh.
Obelisk i mirësisë
Mikpritjes e pastërtisë njerëzore.
Qyteti im shekullor
I shtrenjti
E i shenjti.
I ngrohti
E i ëmbli në pafundësi.
Tirona ime
Kryezonjë e shqiptarëve
Ti prani e detyrueshme
Tejet e pamundur
Të largohesh
Nga ty
O tempulli im!
Ku kam trecerekshekulli
Që shenjtërohem
Në cdo ftymëmarrje timen.
11 tetor 2020
———-
TRI POEZI PER QYTETIN TIM
TIRANES TIME
E magjishmja e mrekullis me emrin Tirana
kurrsesi nuk mund të njehësohet
vetëm me shtëpit karakteristike,
mbështetur sup më sup
si për t’u ndjerë më të ngrohta
pranë njëra tjetrës,
si për t’i afruar,
për t’i bërë njësh,
për të qenë sa më bashkë
banorët e tyre zemërbardhë.
Por edhe tek hijeshit e oborreve
tek ndritja e pastërtis së tyre
tek shkëlqimi i gurëve të kalldramit
tek jeshilliku i pambarimtë i kopshteve
tek aroma ëmbëldehëse e detit të luleve
kundërmonjëse
që si në një kraharorrokje
ka përqafuar qytetin
në gjoks të Dajtit
mes ujrave të Erzenit dhe Riglatës.
Ndaj me të drejtë thonë:
nuk ka tirans të ikë
pa marrë dicka nga kjo aromë
për ta patur kudo që të ndodhet
në shpirtin e tij,
një pjesë të të cilit
domosdoshmërisht
do ta lër aty
për ta bashkuar e bërë njësh
kur të kthehet
me pjesën që ka mbartur me vete.
Romë 21 mars 2018
———
VIZION PERJETESIE
Tirana ishte një vizion
Një vizion vetëm atëhere
kur ajo vendos të ndalet.
Harruar.
Të mungojë nga bota.
Të anulojë të kaluarën e saj.
Tirana është magji kur del nga asgjëja
Është një mashkull
dhe një femër e zhveshur.
E madhe dhe e padukëshme.
Tirana është një komplet i largët vlerash
Kristalor i gjithi
Mveshur përsosmërisht në smeraldë.
Ndry në këllëfin e tij të rehatshëm
krejtsisht të mëndafsht.
Stoik i përqendruar
Pa asgjë kërcënuese në dorë.
Tirana është një lloj kornize
E pashoqe në llojin e saj
që kap e ngërthen përjetësinë.
Romë 12 korrik 2018
————
KËNG’E LARGËT
Dhe Dajti hesht
Dhe Lana rrjedh
Vetëm.
Eci edhe eci i menduar
dhe s’di se për ku!
Ndoshta në kërkim
të një copëz rrugice me kalldram
që i ka shpëtuar poshtërimit.
Dhe Dajti hesht
Dhe Lana rrjedh
Më djeg malli
Më përvëlon shpirti
Vërdallosem nëpër qytetin tim
Dhe nuk di ku jam.
Dhe Dajti hesht
Dhe Lana rrjedh
Kjo është një këng’e largët
për ty qyteti im
dhe unë nuk di se ku
të ta coj
dhe unë nuk di ku të ta hedh.
Dhe Dajti hesht
Dhe Lana rrjedh…..
——————–
PO IKËN
Ja po na lë lamtumirën dielli,
Me të po ikën edhe kjo ditë,
Fund dhjetori me re gri qielli.
Eh tutje po shkon edhe ky vit!
Shpejt tjetri do të nis rrugtimin
E shkurtër vij’e jetës së njeriut.
Gjithcka ia dua vec trishtimin
T’mos kish, akullnajën e veriut.
————-
ASGJË
Dashurin?
Po, po dashurin.
Asnjëri per nesh.
As unë
Dhe as ti
Nuk e ka marrë
Atë mjaftueshëm.
“Po”-të e mija
Si rrebeshi
I një shiu vjeshte
Rrëmbimshëm
E papushim
U derdhën rrugëve.
Dhe lanë aty
Pellgje me kërkesa.
“Jo”-të e tua
Mbuluan
Gjithë botën
Dhe e mbushën
Me depo refuzimesh.
Dhe ne patëm menduar
Se nisëm të jetojmë
Vetëm pasi
Kishim parë ëndrrën.
Por nuk kishim parë
Absolutisht asgjë.
Unë isha
Ai gjithcka
Kishte mbetur
Mes nesh.
Kurse ti
Ishe asgjëja
E asaj
Që nuk kishte
Ndodhur kurrë.
———
TAKIM
Hutuar krejt mbete si një gjimnaziste
Që ska mësuar e nuk thotë dot një fjalë.
Të vërtetën më thuaj, vallë ae prisje?
Pas kaq vitesh të gjendeshim përballë.
Fare nuk flet. Po përse hesht si sfinksi?
Që jemi dashur shumë, të gjithë e din.
Dhe pse dashuria jonë s’pati rrënjë lisi
Atë se rrëzoi dot as tufan e as suferin.
———
DUA TE TE SHOH
Me përparse të zezë dua të të shoh sërish
Ku ndrin farfuritse jak e bardh me dantellë
Me sheshkat këpuc kur ecje aq lehtësisht
Teksa mbi ballin e pastër loznin dy kacurrel
Me librat ngjeshur fort pas gjoksit t’hepuar
Dhe fjongon e bardhë sërish të ta shoh dua
Aty si njė ortens mes flokve të dallgëzuar
Vendosur eh, aq mrekullisht nga duart e tua
Dhe veten dirsur nga vrapi për të arritur
Po, po dua ta shoh e kam shumë sinqerisht
Edhe nė netėt pa gjumë, orët duke të pritur
I palëkundur me mendimin se ti do t vish…
————
SHDRIT
Si të mos i kem zili këto rreze drite,
Që ëmbël përkëdhelin kurmin tënd
Këtë mrekullim vetëtitës kurbash
Përosmëri e linjave që më cmënd.
Shndrit e freskët dhe e tejdukshme
Statuj e giallë, unike je ti hyjnesh
Keqas, Zoti do të më ndëshkonte
Po të mos dashuroja ty perëndesh.
———-
2021