(Shkëputur nga vëllimi në proces: “SPARTAKU NË URËN E KARDHIQIT”)
Rudi Taronina e kishte shërbimin e parë të punës së re si gazetar rajonal i pesë rretheve të vendit në një të përditshme nga më të mëdhatë në vend.
Puna e re kërkonte të lëvizte me një motoçikletë gjermanolindore MZ nga njeri cep i rretheve jugore, në tjetrin. Ku lind e ku perëndon, i thoshte për lëvizjet e tij majë MZ-s, Aristotel Peshtani, më mik i ngushtë mësues i cili kalonte me të, një kohë të këndshme mbrëmjeve buzë lumit Vjosa, kur Rudi, koorrespondenti rezident i jugut, rikthehej herë pas here në qytetin e lindjes.
Kjo rrugë, ishte shërbimi i tij i parë në rrethin më të largët, pikërisht në qytetin buzë detit. U akomodua në hotel Turizmi dhe atë mbrëmje të ftohte mendoi të ulej në një nga bar lokalet diku pranë qendrës së qyteti.Të pi një çaj për grykët qe më janë bërë copë në majë të MZ-s mendoi.
Ashtu bëri. Mori një bllok të vogël shënimesh të hidhte ndonjë ide në lokal mbi reportazhin që kishte planifikuar në atë qytet të bukur të njohur aso kohe në regjimit monist edhe si ‘qyteti i muajve të mjaltit.’
***
Po hynte atë mbrëmje në një lokal në katin e parë të një godine me arkitekturë moderne për kohën. Tek afrohej, po kundronte ndriçimin e bukur plot drita të njësisë së shërbimit social me perde të mëndafshta të kaltra dhe ngjyrë okër. Ngriti kokën dhe lexoi shkrimin me drita neoni të emrit të bar kafesë nga më luksozet që kishte hasur në jug të vendit: BAR BUFE ” JETA E RE” .
Vërejti morinë e klientëve të moshave të ndryshme tek po shijonin kush çaj, kush kafe, kush ponç ose kasata e pasta të rrumbullakta, aq të njohur atë kohë në çdo qytet të vendit.
I duhej nje vend për t’u ulur. Iu afrua banakut dhe mendoi ‘Po pres sa të lirohet ndonje vend ‘ dhe po vëzhgonte faqet e dekoruara të banakut që të gjitha, me gëdhendje druri me motive florale punuar nga nje dorë mjeshtërore.
Kur befas, diku në ballin e sallës syri i kapi nje tavolinë me katër kolltuqe, e pazënë ende nga klientët. Hodhi vështirmin sa majtas djathtas me një ndjenjë gëzimi dhe pa se rreth asaj tavoline me rimeso arre, ende, nuk po afrohej njeri. Por para bankut te dekoruar, atë mbrëmje të ftohtë, veç Rudit ishin edhe tre persona të tjerë që prisnin për të gjetur nje vend për t’u ulur.
Jam me fat, mendoi dhe zhurma që vinte nga ekspresi i kafesë mbi banak po ia bënte edhe më tërheqëse atmosferën. Nxitoi drejt tavolinës me rimeso dhe kolltukë përreth saj. Hoqi pardesynë. E mori ngadalë në qafë të dorës dhe u nis drejt tryezës me ndenjëse të lira.
E vendosi ngadalë perdesynë në shpinën e kolltukut. Ngriti pakëz me gishta pantallonat në pjesën e gjunjëve dhe u përkul, gati të rehatohej, kur:
-Mooooossss! -u dëgjua një zë femëror prej sopranoje.
Vetëtimthi ktheu kokën nga burimi i zërit që u dëgjua frikshëm dhe pa një grua të gjatë, më saktë një vajzë simpatike me përparëse akllasi të kaltër që e përsëriti thirrjen kur sytë e tyre u ndeshën ballë për ballë. E kupoi se thirrja ishte pikërisht për atë, Rudi Taroninën. E gjithë klientela e lokalit po e shikonte ngultaz. Ndjeu se u skuq.
Kamerierja iu afrua me duar të lidhura me njera-tjetrën. E frikësuar. Ajo qëndroi tri hapa larg tij.
-Moooss, ju lutem! Jo aty!-Moosss!- u dëgjua një tjetër zë femre.
Rudi ktheu kokën menjëherë andej nga erdhi thirrja e dytë femërore pikërisht nga krahu i djathë i banakut. Ishte kamarerja e dytë e lokalit.
-Rina!, -thirri e dytë.-Sqaroi klientët se vende të lira për momentin, nuk ka!Bëjua të qartë! Rina, të lutem!
Tani u kuptua se e dyta ishte edhe përgjegjëse në shkallën hierakike të lokalit ” JETA E RE” .
Rudi i tmerruar dhe krejt i pataksur nga përsëdytja e thirrjes së bukuroshes me përparëse të kaltër, u ngrit menjëherë duke parë nga kamerierja e dytë. Ky kolltuk, kishte mesa dukej një mister. Ndërkaq, dhjetra çifte sysh ishin ngulur tashmë si shigjeta mbi njeriun që desh u ul në kolltukun-bombë të tavolinës misterioze.
Sytë e tij ishin ngulur te ulësja e rehatshme e mbuluar me damask me ngyrë të purpurt. Picëroi sytë dhe nuk po kuptonte asgjë. Çfarë na kishte te ai kolltuk që ai nuk duhej kategorikisht të ulej atje? Një çast tentoi të prekte mbulesën e damaskut e ta ngrinte pakëz me kujdes lart në ajër, por hoqi dorë nga ky mendim.
-Më falni-iu drejtua gruas bukuoroshe me përparëse fytyra e së cilës tani kishte marr ngjyrën e lulëkuqes në maj.- Nuk po kuptoj, përse nuk duhet të ulem këtu?!…
Dhe shtoi:
-.Ndonjë gjarpër, ndonjë bombë?!…..Nuk kuptoj asgjë!…
Bukuroshja me flokë të shkurtra e uli zërin kur pjesa më e madhe e sallës së atij lokali tani ia kishin ia ngulur sytë asaj.
Për pak, të gjithë klientët si t’u kish dhënë dikush, një i padukshëm urdhër, po shikonin të tmerruar nga vetë ai, Rudi Taronina. Po e gozhdonin si Krishin në Kryq këtë mysafir tekanjoz në qytet që injoronte një rregull, të ditur nga shumëkush, por të pashkruar!
Por klienti axhami, me pamje intelektuali dhe pardesy në dorë, nuk po kuptonte asgjë prej gjëje. Shihte nga kolltuku i rehatshëm, tashmë i minuar dhe nga pardesyja të cilën e kishte ngritur me dorën e djathtë dhe e mbante ende në ajër duke e kqyrur me habi. Vërtet, nuk kuptonte: përse duhej të largohej që andej? Madje, sa më parë!
– Shok,…. më falni, po, për herë të parë e keni që hyni në këtë lokal?
-Po. Për herë të parë….Përse pyesni? Çfar ka ky kolltuk shoqja kameriere?! Kam bërë ndonjë gabim?-dhe vështrimi i tij po endej hutueshëm sa te faqet e kamerieres aq edhe te klientët që ishin ulur në tavolinat rreth e qark sallës së kafe bar bufesë ” JETA E RE” dhe po e vëzhgonin me habi.
Tani ai e ndjeu sesi një i nxehtë i pakuptuar i kish mbuluar tërë qënien e tij dhe ngjyra prush e kuqe i ishte shfaqur në faqe dhe veshë.
Po qëndronte ende në këmbë para tavolinës së ndaluar. Atëhere drejt tij, u afrua kameriarja numër 2. Ajo afroi pëllëmbët ne trajtë honie te buzët e lyera dukshëm dhe i pëshëpriti në vesh:
-Ajo tavolinë, shoku qytetar, nuk ka bombë por është e zënë…
-E zënë?!-u habit Rudi Taronina .
-Po, shoku qytetar! E zënë!…
-Unë nuk po shoh njeri pranë saj. Nga kush është e zënë -bëzajti me një lloj takti njeriu që kishte tërhequr pak çaste më parë vëmendjen e krejt lokalit dhe tani vështrote me pezm e habi si të shihte sende bestyte, herë nga tavolian e ndaluar e herë nga kamarierja bukuroshe që u kuptua se ishte përgjegjësja e turnit.
Ndërkaq aty mbërriti edhe kamerierja e parë dhe të dyja e kishin vënë në mes dhe po e sqaronin me zë të ulët dhe një buzqeshje të shtirur.
E para:
-Ajo tavolinë, shoku qytetar, është e sekretarit të parë të komiteti të partisë..të rrethit!…
-E sekretarit të parë?:!-bëri Rudi edhe më i habitur.
-Po, shoku qytetar, -foli e dyta me një ton tani kofident duke e afruar fytyrën pothuaj ngjitur te veshi i tij.
-Aty ulet vetëm ai, shoku …..-dhe e uli zërin edhe më tepër si për të rrëfyer një sekret.
-Shoku?!….ia ktheu po me stilin koefident klienti i habitur.
E dyta iu afrua pothuaj ngjitur me lakoren e veshit të klientit axhami për ta dëgjuar edhe më mirë sqarimin diskret nën zhurmën e përhapur prej ekspresit të kafesë mbi banak. Ndërkaq, dhjetra sy të klientëve që po shikonin gjoja shkarazi skenën me klientin e çuditshëm. Syvëzhguesit e provincës kujtuan se ato po e puthnin njeriun e çuditshëm që kishte mbirë si papritur në lokalin e preferuar ” JETA E RE” . Por jo.
-Shoku?…-përsëriti ai.
-Shoku…. Syrja Batareja……I pari….Më i madhi i rrethit…
-Ahaaa! Kështu qenka puna!-u gjegj klienti naiv.-Epo unë do të ulem pikërisht këtu, që ka një vend të lirë dhe ju lutem shoqe më bëni nje çaj mali….
***
Punonjëset e shërbimit nuk u besonin as dhe as veshëve që po dëgjonin një të tillë herezi.
Kur kishte bërë vaki që dikush të ulej në atë tavolinë te rezervuar? Ajo ishte lulja ‘mos më prek’. Atje ulej vetëm Ai. Shoku Batareja!
Po ky qënka tama një i marrë!-thoshte komunikimi i dy kamarireve me vështrim, teksa prisnin një tjetër reagim. Me kulturë.
Rudi i pa me keqardhje ndërsa u ul tani i vendosur . Ua bëri me dorë që të afroheshin për porosinë.
-E kuptova shoqe, me pak vonese.Por ju siguroj që sapo shoku Syrja Batareja të hyjë në portë, unë do të ngrihem vetëtimthi dhe çajin do ta kem pirë….
Kamerierja e parë u largua e frikur. E dyta, edhe më e pezmatuar, e ndoqi pas. ///
—o0o—