ANKARA – Biznesmeni koreanojugor Chung Mong-joon ka deklaruar se dëshiron të jetë kandidat për kreun e FIFA-s.
Ish-nënkryetari i FIFA-s dhe biznesmeni i njohur, Chung, i cili zotëron përqindjen më të lartë të aksioneve të kompanisë Hyundai në një deklaratë për mediat angleze është shprehur se dëshiron të kandidojë për kreun e FIFA-s. Ai nuk ka lënë pa komentuar edhe kandidaturën e kreut aktual të UEFA-s për këtë post duke thënë se Michel Platini nuk është kandidati i duhur.
Koreanojugori, Chung ka thënë ndër të tjera se: “Nëse zgjidhem si kryetarë i FIFA-s nuk do te qëndroj në zyrën time luksoze, por do të punoj për ndryshimin e këtij institucioni’.
Chung, ka pretenduar se Platini nuk është në gjendje të bëjë reforma në këtë institucion dhe se është absurde të presësh reforma nga ai. “Platini e konsideron FIFA-n si një firmë industriale” ka thënë Chung dhe në vazhdim është shprehur se personi më i duhur për këtë post është vetë ai dhe se një institucion si FIFA tashmë duhet të ketë një kryetarë jo europian.
Sipas revistës financiare Forbes, 63 vjeçari Chung zotëron një pasuri prej 1.2 miliardë dollarësh. aa
Komentet