një apel për ndihmë
ka ditë gjendem i mbërthyer
në një burg frike
ngre sytë nga qielli duke udhëtuar me mendje
nëpër gjithë Atdheun tim pushtuar prej pranverës.
kudo çelin pemët, lulet e tyre shumë ngjyrëshe
dhe trëndafilat kanë filluar të shohin ëndrra ,në sythe
në magjinë e kësaj magjistarje ngjyrash dhe gjelbërimesh
kësaj piltorje të pa imitueshme
që lëshohet me penelin e saj pyjeve
(që akoma prej babëzisë tonë kanë mbetur gjallë)
jeshilimi i gjetheve është lajmi i bukur i jetës
shpresa se ka kuptim shprehja, se ne do të jetojmë akoma
përpos lajmin e dhemshur të ikjeve …
pyje, pyje, pyje, pyje
drurë të drejtë e të lartë rritur me urdhër të Zotit
pisha, bredha, lisa, panja,frashër, bunga,qarra, rreper, mështekna, blirë erëmirë, plepa…mos na mbani inat për sulmin shfarosës
mos pranoni ta ushqeni më këtë vdekje
i thoni asaj stop, i thoni :
“nuk ka më për ty arkivole!”
bëjeni ju të mundur këtë stop
sepse ne ka gjasë, u lodhëm!
ditë ndryshe
lëviz nëpër dhoma
i vetëm mes mureve të ftohta
më merret fryma
“sa shpejt u zvogëlua bota!”
pastaj dal në ballkon,
dëgjoj cicërima gjoksbardhash, bishtëgërshërash
diku në qosh të në muri
ngrenë folenë dallandyshet.
krejt Bota duket se nis të marrë frymë,
si një lajm e përjetoj ardhejen e këtyre dallëndysheve
krejt ditën tani e përjetoj ndryshe
dhe të “mërzitur” e lë në një qosh…mërzitjen.
Shënjestër
një vrasës i fshehur në shenjë çdo ditë na merr
na zgjedh çdo dite një e nga një.
kur e morëm lajmin, se është mes nesh
e kërkojmë, por ai fshihet
i padukshmi , në pritën e tmerrshme
na qëllon paprerë një e nga një
drejt e në zemër.
ne kemi mbetur mbështjellë mes frikës dhe dhimbjeve
të gjithë trembemi,
se mos ky i pamjohur, i fshehur
na e shkruan, në listen e tmerrshme, emrin.
?
ndjehem aq ngushtë nëpër shtëpi
sikur kam veshur një kostum tepër të ngushtë
kam frikën se po lëviza ai do të shkyhet
nga jashtë bota ma bën me sy.
më step ajo që nuk e shoh
i druhem domosdo.
ku të fshihem nuk kam askund
nga kjo e keqe e pafund.
si vezë më sillet në kokë globi
nga lart shpresoj të më vë re Zoti!
Ai di gjithçka ne aq pak dime…
dëgjoj Botën që mezi merr frymë!
koha ndarë në tre
ishte koha kur nuk të njihja
si në bosh jetoja
nuk kisha frikë nga asgjë
as nga vdekja.
kur të njoha ty
Bota ishte plot ngjyra
lutja Zotin të jetoja gjatë
as sesi nuk doja të vdisja.
tani nuk jemi më bashkë,
qielli është i zymtë
dielli shfaqet herë pas here, si një plagë
dhe shfaqja e koronavirusit
nuk përbën ndonjë lajm.
Komentet