Nje maji 2001! Fluturimi i pare ne liri ,drejt tokes se ndaluar , tokes se mohuar , tokes se mallkuar , tokes se bekuar , aq shume e enderruar.. ! E sot? O Zot! do ta shihja te lire e do e prekja me duar..
.Emocionet e fuqishme me kishin rrembyer qe tre dite me pare , kur arqitekti Italian Umberto Trenta , nepermjet telefonit me njoftoi ftesen per ne Kosove..
Nje drithme me kishte pushtuar te teren. sa qe s’jepja dot pergjigje Zeri i ngrohte nga ana tjeter e telit
“Ti duhet te vish pa tjeter.. , me shkundi nga vlgu i hutimit dhe fillova ta falenderoj arqitektin , isha shume e emocionuar jo vetem nga fakti se do merrja pjese ne nje mision te shenjte , por fakti se do shkoja ne Kosoven e lire..
Ah ! Kosova! Dikur e ndaluar dhe ne enderr ta shihnim ! Kosova enderr bardha ime e perditeshme , qe nga femijeria ! Kosova -toka ime e ndaluar.. “Jashte shtetit”!:.
Nje here shume vite me pare nje shoqe me tha se do shkonte jashte shtetit Ne ate periudhe ,ishin te rralle ata qe dilnin jashte shtetit dhe natyrishte ishin njerzit e zgjedhur te regjimit ne fuqi
Ah ! i them lum ti qe do shohesh bote me sy, po per ku keshtu?-Ne Kosove _ me thot, do bashkepunojme me Universitetin e Prishtines .Me kujtohet si tani si mu drodh shpirti kur ajo e quajti “jashte shtetit ” vajtjen ne token e saje
“Jasht shtetit “ne token tende, ku bukes i thone buke e ujit Uje!Ku nenes NENE e babes Babe.. Sigurishte dhe nga mendja i hoqa keto mendime ,e jo ma te kisha kurajon ti komentoja apo thoja shoqes time
Kosoven e njihja qe nga femijeria , nga te vertetat qe na tregonte nena ime e dashur Misuesja e popullit Eleni Stefa , sidomos kur na tregonte per vllain e gjyshit tim Gjergj Stefen , deputet qe mori pjese ne lidhjen e Prizrenit ( i dekoruar nga Kuvendi Popullor )Me vone me lidhen gjera t etjera me Kosoven -Lidhje personale , qe i kam shkruar diku tjeter , por po e permend se ajo periudhe e me vone me lidhi perfundimishte me kete vend , duke me njohur gjera , te paditura nga une ne te kaluaren Lufta e tmerri qe perjetoi kjo pjese e popullit tone , shkeputur arbitrarishte nga trungu i Atdheut , me lidhi akoma me shume me Kosoven e Kosovaret duke komunikuar e ndihmuar brenda mundesive te mija sa e sa nga keta bije nenash e familjare. Sejcili kishte tragjedine e vet , qe une se bashku me te tjeret sidomos me qendrat e bamiresise dhe me organizatat jo qeveritare -umanitare , u munduam t’ia lehtesonim dhimbjet sado pak Shume nga ata jane kthyer , por miqesia vazhdon nepermjet mesazheve Shumte qe me vine po u jepet gjithmone e njejta pergjgje
Me vone… do vij pa tjeter… ne nje mundesi tjeter etje etje sepse te gjithe e dime qe jeta ne mergim ka veshtiresite e saje e jo te pakta.. Keshtu qe shume deshira na mbesin deshira, po ja kesaj here … Ja dhe zeri i embel e meliodioz i Mimozes
Vitore, i nisa ftesat me fax , merre tenden dhe te Masrurit !
Eshte pra Mimoza Ahmeti , njera nga grate e mrekullushme qe kam njour me shpirt krijues , humanitare , patriote dhe njekohesishte me shpirt sakriifce Kjo emigrante qe banone ne qytetin e Ankones , pjesen me te madhe te kohes ja kushton mergimtareve dhe eshte kryetare e shoqates shumekombeshe “Qytetaret e botes”Atje dhe u njohe dhe me arqitektin Umberto Trenta i cili eshte zv kryetar dhe sekretaren Simona Tosti
Per Mimozen kisha degjuar nga kryesija e bashkimit te shoqatave shqiptare dhe pastaj u lidhem ne koordinime te veprimtarive , sidomos gjate luftes se Kosoves.. Gjate manifestimit te organizuar ne ate kohe ne perkrahjen e nderhyrjes se Natos , kunder hordhive kriminale Serbe Mimoza u be nje figure sa e njohur por dhe e dashur per te gjithe
Miqesia vazhdoi nepermjet internetit , nje miqesi e njohje virtuale , ku zbuluam se kishim emerues te perbashket ne shume mendime , plus lidhjen qe na krijoi poezia te cilen une e quaj “Mbreti i shpirtit”Me kete raste i jap njemije urime prof Engjell Koliqit , i cili mobilizoi ” te pa punet” duke na lidhur nepermjet internetit me qendren informatike kulturore shqiptare “Albeuropa” Ku dhe ne nje kohe rekord , u vune ne levizje mbi 500 antare nga te kater anet e ruzullit , kudo ku punon e merr fryme e jeton gjaku yne Midis ne krijuesve lindi dhe miqesia Keshtu ndodhi dhe me gazetaren e njohur Albana Melyshi qe jeton ne Ny Jork Per nje kohe te gjate poezite e Blerta Tiranes ngjallen nje kenaqesi te vecante dhe kurjozitet sidomos te rinia jone studentore ketu ne Trieste. me vone, kur Albana me dergoi librin historik dhe tragjik”femijeri e pergjakur ” morem vesh se prapa capkenes lozonjare Blerta Tirana , fshihej Albana ! Keshtu vazhduan njohjet e lidhjet mePoetin Kolec Traboinin,gazetar Beqir Sinen ; Petraq Palin Kadri Osmanin Shefqet Dibranin, Sare Gjergjin Albert Ramaj Merita Bajraktarin, Fatmir Merkocin Ilir Malindin etje
Me profesor Engjellin qendruam prane gjithe periudhen e luftes Qe ne muajin e pare e ne vazhdim , ai nuk mungoi asnjehere se qeni i pranishem ne mesin e mergimtareve si dhe neper bashkesite shqiptare ane e mbane Italise Prania dhe fjala e tij mbriti dhe ketu ne Trieste Ne fillim vetem , pastaj i shoqeruar dhe me personalitete si Joseph Dio Guardi dhe zonja e tij Shirli (Themelues dhe udheheqes te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane , me vellezeri Kuzhnini Themelues dhe Zoti Simon Kuzhnini sot eshte president i lidhjes shqiptare ne Bote ) si dhe me personalitetet Italiane dhe te organizatave nderkombetare qe vepronin ketu Per periudhen qe po flas , kame qene ne te gjitha takimet dhe aktivitetet Kam pas fatin ti kem per dreke ne shtepine time si zotin Simon (po ne shtepine time ne takim me shqiptare te ardhur nga qytete te ndryshme te italise , u fomua dega e lidhjes shqiptare ne bote me kryetar Xhafer Berishen , ardhur nga Firence, Po keshtu kam pas fatin te kem per dreke Joseph Dio Guardin me zonjen e tij , bashke me Engjell Koliqin dhe Nobelistin Maestro Masrur Imanin Laurant i disa cmimeve nderkombetare si dhe cmim Nobel ne pikture i cili ka ndihmuar shqiptaret qe nga viti 1990 dhe vazhdon ti ndihmoje dhe tani
Me zotin Masrur nepermjet intenetit , eshte njohur dhe Mimoza dhe u krijua lidhja e bashkepunimit te ngushte Trieste-Ankona dhe nepermjet lidhjeve te vazhdushme si me internet e me telefona, u krijuan rrethanat dhe erdhi momenti e te diskutohej me gjere projekti i madh i arqitektit Umberto Trenta , per te cilin , Moza kishte dijeni prej kohesh Ajo propozoi arqitektin , qe projektin me te cilin ai kishte mbrojtur diplomen ne universitet ne vitin 1975 , ta emeronte “Sheshi i Paqes” Une me vone shtova dhe fjalin tjeter “tempulli i Lirise dhe me vone nga arqitekti dhe Don Lish Gjergji , u pagezua “Sheshi i Paqes, Tempulli Lirise NENE TEREZA”U vendos qe te vinin ne Trieste per ta diskutuar me Piktorin famoz Z Masrur Imani kete ceshtje ne lidhje me projektin dhe idene qe kishte hedhur Mimoza
Me 19 Tetor 2000 u bene nje rruge e dy pune Njohja fizike ndremjet nesh dhe ajo kryesorja vendimi per konkretizimin dhe realizimin e projektit te Umbertos.. Takimi u be ne shtepine time Kur po diskutohej per vendin se ku mund te realizohje” Sheshi i Paqes” degjova Mozen qe tha
E kam diskutuar dhe me pare ky projekt per mendimin tim do realizuar ne Shqiperi Eshte vendi fundit ne Europe qe permbysi Komunizmin dhe eshte vendi qe ka nevoje me shume se kushdo
Per kete teme u zgjaten diskutimet deri sa u aprovua propozimi i Mimozes dhe imi , qe projekti te realizohje ne toke Shqiptare U permend Kosova martire e cila perjetoi genocitin me te rende se cdo vend tjeter i Ballkanit dhe u la qe atje te realizohje U neneshkrua (firmos) dhe pergameni i pregatitur nga shoqata “Cittadini del Mondo °(Qytetaret e botes)Para mbylljes se takimit u lajmerua me telefon Proesor Engjell Koliqi i cili akoma pa ditur vendimin tone thiri nga ana tjeter e telit”- Besoj vendoset per ne Kosoven Martire!
Ky lajm u prit me gezim dhe kenaqesi dhe nga Albana Melyshi, Beqir Sina, Merita Bajraktari etje Lajmi u publikua dhe ne internet ku pati shume reagime e pelqime Sereb Gjergji shkruante nga Kosova Mos devijjoni ! Mbajeni fjalen per ne Kosove..!
Ne Mars 2001 mberriti ne Rome nje delegacion nga Kosova , me veprimtare te dalluar te shoqates bamirese “Nene tereza” themelues dhe kryetar i se ciles ishte prifti patriot , i deshmuar ne cdo aspekt te jetes , Dott. Dom Lush Gjergji Nepermjet zotit Engjell , qe ne kete kohe jetonte ne Rome, , une njoftova Mimozen e cila bashke me arqitektin e Simonen , u nisen menjehere per ne Rome ku u takuan me delegacionin dhe me Engjellin (Per arsye shendeti une s’vajta dot) bashkerishte shkuan ne audiencen e pergjitheshme te Atit Shenjte Gjon pali i dyte , ku u bisedua dhe APROVUA projekti..!
Mbas disa ditesh vjen ftesa per ne Kosove nga Dom Lush Gjergji !
Dihet qe lufta tjeter , qe filloi mbas mbaimit te lutes dyte boterore , ishte lufta e ftohte midis shteteve , aleancave dhe sistemeve te ndryshme shoqerore Mbas renies se murit te Berlinit Europa filloi te mari fryme lirishte !Por ja! baroti i Ballkanit!
Sllovenia, Kroacia Bosnja Kosova dhe me ne fund pas gjithe atyre luftrave , tempulli i Lirise sheshi i Paqes , vjen si nje mrekulli- si nje shkendije e shembull mbare per popujt e sterlodhur nga luftrat
Nje arsye me shume qe me shtonte emocionet , ishte se pas nje njohje virtuale 8-9 muajshe , do takohesha me Beqirin, Albanen Shefqetin Meriten e kushedi me ke tjeter nga lista “Albeuropa , qe na lidhi e na bashkoi ne veprimtari atdhetare-kulturore Shume prej tyre do te vinin e do te mblidheshim ne Prishtine, per nje veper te mire , per te pare Kosoven apo dhe per t’u njohur me njeri tjetrin Do niseshin nga pika te ndryshme Amerike, greqi, Austri, Zvicer, Itali German Shqiperi e takimi ne aeroportin e Prishtines
Udhetimin Trieste-Lubliane -Prishtine me takoj ta beje vetem Koken e kisha te mbushur me qindra mendime Diskutoja me veteveten e me shoqeronin lot gezimi dhe buzeqeshja qe bronte nga shpirti Nuk mu nda as poezija e fillova te shkruaj
O Kosove mire se te gjeta
Te enderroja duke shpresuar
Shpresa sot m’u be jete
Zemra me mall perveluar
Bien pa pritmas lot te nxehte
Gjuha jone ma jep nje fjale
Te me flas per Paqe jeta
Zemra ime det me vale
Thot
KOSOVE mirse te gjeta!
Zeri i embel i stjuardeses ne shqip “Po i afrohemi aeroportit te Prishtines , te nderuar udhetare , lidhni rrypat e sigurise Me kujtohet se nga hutimi dhe rrypin harrova
Prishtina! Sa madheshtore m’u duk! Jashte po me prisnin miqte, motrat vllezerit … sec me hipi nje e qare me te qeshur bashke.. Ju ka bere vaki ndonjehere? S’po e dalloja me as Mozen e as Albanen , qe e perfytyroja capkene , si Blerta Tirana dhe e gjeta me ata sy te thelle , me shikim melankolik , qe pernjehere merrnin nje shprehje te cuditshme Qeshte e gjithe Albana kur i qeshnin syte dhe behej hijerende dhe madheshtore sapo i kthehej shikimi melankolik Pas emocioneve qe s’kishin te mbaruar , filluan pyetjet
Po Shefqet Dibrani kush eshte?
S’ka ardhur vjen neser e Albert Rama? Nuk vjen dot nga Gjermania E Beqir Sina me Merita Bajraktarin?I pari ka derguar nje pershendetje dhe Marita serdhi dot shkaku i femijes se vogel.. Pyetje pas pyetjesh u gjendem ne Hotel “Grand”Hotel me pes yje mu ne zemer te Prishtines
Mu duk vetja se isha ne hollin e hotel Savojes ne Trieste , po ai luks e po ai personel i veshur shkelqyshem me uniformen e tyre dhe me sjellje shume te kulturuar por ama keta, me flisnin ne gjuhen time ne gjuhen Shqipe! Hapi i pare i njohjes fizike kaloi dhe na dukej sekur njiheshim nje jete te tere Filloi faza e sistemimit Nje shqetesim qe shqiptari e tregon me duar edhe kembe , me mimike e me te folur me ze te larte , por dhe kjo menyre ka bukurine e vet Ishim midis shqiptareve !
O Zot nga na mbiu ky yll? Nje djal rreeth te 25 stave , qe po pinte kafen aty afer nesh na u afrua plot mirsjellje
A jeni te Shqiperise?
Po more bir i thash jemi te Kosoves Ilirides, Kosoves Lindore camerise e te te gjithe tokes arberore ku flitet shqip
S’desha me ba dallim se nji jena por ndjeva qe keni problemin e sistemimit
A ka ndonje hotel me tre yje ketej afer , me duket se pyeti Albana Te jeni mes vllaznise tuj e te kerkoni hotel asht marre per na Po ja u leshoj banesen teme Aty i keni krejt kushtet me hanger e pi e rrini si ne banesen tuj
Eeeee si eshte shqiptari me shkoi vetetimthi ne mendje Mishin ta ha po kocken ta ruan Djaloshi sekur me vodhi mendimin e tha
Buke e kryp e zemer e jeni te mirseardhun Sa ta coj grune djalin ne familjen time ne katund dhe erdha me prisni ketu dhe pa pritur pergjigje fluturoj nga dera Engjelli nderkohe ishte larte ne hotel ne sistemimin e zotit Umberto e Simonetes Pas pak ja behu kamarjeri me nje tabaka plot me lengje Keto i keni nga zoterinjte e asaj tavolines andej Edhe ata ju afrojne ndihmen e tyre per cdo nevoje qe te keni
Buzeqeshja dhe pershndetja nga andej dhe pyetjet e zakoneshme
A jeni te shqiperise ? nga cili vend jeni? une e kam nje cike Vlora ma quajne
Vlora? po ky eshte qyteti i Shqiperise
Ani bre per ate pune ja kam vnu emnin Vlore , me e pas perdite ne shtepine teme shqipnine Nderkohe u kthye djaloshi , qe kur fliste skuqej.. A po shkojme ti lam teshat ne banese Mos po doni dhe me u la e me u shlodh Nuk ashte shume larg banesa Ketu ne Ulpiane , ju coj me xhip Nderkohe erdhi dhe Engjelli me ne duke filluar te bej ciceronin , ndoshta sqe dhe shume e nevojshme sepse aty gjerat flisnin vete Perpara cdo dyqani , emertimet ishin me shkronja te kuqe ne sfond te zi , ose anasjelltas Ja dhe tregu i gjelber Sa e thene Shqip! tregu i gjelber i mbushur plot e perlot me zarzavate e fruta te fresketa Dale or bir te marrim ca udhra te njoma e pak djath te bardhe se andej nga ne s’ka udhra te njoma
Degjova keto te dyja qe qeshen si dhe Franklinin i cili me tha ka vakt dhe per udhra e per qebapa por sonte jeni te tumit e mi Ne oren tete vi ju marr e do darkojme se bashku ne tavernen e” Grandit “Kur hyme ne shtepi Franklini na e dha dhe njehere doren (force e zakonit) per te na uruar mirseardhjen dhe mbasi na “njohu me shtepine dhe gjerat qe do t ena nevohiteshin per te perdorur iku bashke m4e Engjellin duke thene se do vinte ne darke te na merrte Ne mendje me erdhen disa vargje t enje poezise time
Shqiptar
Si malet
krenaria -egersia !
Si mahenitese pejsazhe
Bukuria !
Si bolleku i fushave
Bujaria!
Si lumenjte ne vershim
Terbimi..
Ja ky ishtre Franklin Ramaj bir i Stublles , qe me bijte qe ka nxjerr , gjithnje e me teper ja lartesone vlerat ketij vendi !Me djersen e ballit e me shpatullat e tije ka ngitur nje ndermarrje restaurimidhe ndertimesh me emrin”Kristal” ku ka punesuar mbi 50 puntore
darka e mirseardhjes ne veranden e Grandit “ikaloi ne menyre madheshtore Ishim mbi 10 veta Z Umberto dhe Simoneta here pas here shprenin kenaqesine dhe admirimin per sherbimet dhe gjellet karakteristike Poate nate u prezantuam me programin dhe takimet qe do zhvillonim per misionin qe kishim ardhur , Gjete javes , takimet me personalitetet paten emocione te vecanta sidomos duke dalluar pritjen e kryetarit te lidhjes Demokratike te Kosoves Dott Ibrahim Rugoven Dott Rugova shprehu, aprovimin , mirnjohjen dhe kenaqesine e tij per projektin qe ju dhurua Kosoves Kudo ne cdo takim qe patemme personalitete te tjere te jetes shteterore dhe politike , te kultures dhe artit shihej vetem mikpritja , kenaqesia dhe miratimi . Ne kishim shkuar per nje qellim te shenjte , er ti dhuruar ketij populli te sapo dal nga traumat e genocidit te papare te shekullit, projektin “Tempulli Lirise Sheshi i Paqes nene Tereza “veper gjigande nga arqitekti Italain Umberto Trenta M Veper gjigande me nje madhesi 20 jektar , per te mbajtur dy milion njerez nga vendi apo turiste nga bota SheshinI paqes u quajt mes nesh si mrekulli e tete e botes dhe per popullin shqiptar ai do ishte vertet SIMBOL I PAQES Ne te gjithe takimet zyrtare te bera duke perfshire dhe ate me kryetarin e bashkise se Prishtines Salih Gashi projekti u prit me kenaqesi e miratim dhe sic u tha me vone ka hyre ne fazen e sigurimit te fondeve dhe sigurimit te mbeshtetjes me te madhe nderkombetare , gje qe do te ndihmonte realizimin e tij sa me te shpejte.. Delegacioni zyrtar perbehej nga Zoti Umberto Tosti ; Mimoza Ahmeti ; Vitore Stefa leka dhe Engjell Koliqi Ne takimet qe u bene delegacionin e prir dhe e shoqeroi gjithe kohen kryetari i shoqates bamirese humanitare “Nene Tereza” Dott Dom Lush Gjergji Ne shkuam per te prezantuar projektin Tempulli i Lirise dhe patem fatin te asistonim dhe ne promovimin e librit te Dott Don Lushit ,”Nena e dashurise
Delegacioni ardhur nga diaspora qe na shoqeroi kudo ne ate jave perbehej nga Albana Lifschin ardhur nga Ny jorku (ALBANIA) Ilir Malindi (Greqi) ILIRIJA) Fatmiri nga shqiperia FATI MIRE Agron Berisha nga Italia AGRON emer i mbretit Ilir Dibrani nga Zvicra DIBER Vitore nga Italia FITORE! edhe Engjelli nga Italia (ENGJELL-Meleq)° Mimoza nga Italia (lulja e pare e pranveres MIMOZA
U kthyem me misjonin te realizuar pas shume premtimesh, qe na dhane qeveritaret dhe ipeshkivi i Prizrenit dhe po prisnim lajmin e fillimit te punimeve dhe realizimin sa me te shpejt ashtu si dhe u tha.. por…
Pas 15 vjetesh shtroj pyetjen PSE U VENIT KY PROJEKT MADHESHTOR I “NENA DASHURISE” I SHENJTERESHES NENE TEREZES , SOMBOLIT TONE KOMBETAR DHE INTERNACIONAL??!!!….
Komentet