Pavarësisht se Kuvendi i Kosovës ende nuk i ka themeluar Dhomat Speciale e Zyrën e Prokurorit Special, prokurorët ndërkombëtarë e kanë nisur punën në teren.
Ka 2 javë që Prokurori i ri, që do ta udhëheqë Task Forcën Speciale hetuese për krimet e luftës, David Schwendiman, ka mbërritur në Bruksel.
E në Kosovë këtë javë kanë qëndruar prokurorë ndërkombëtarë, dhe në rajone të ndryshme, kanë marrë në pyetje njerëz që kanë pasur përgjegjësi gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Televizioni Rrokum ka arritur të bisedojë me njërin prej të intervistuarve nga prokurorët ndërkombëtarë, i cili ka rrëfyer se është pyetur për vrasje, keqtrajtime e ngjarje tjera që ndërlidhen me periudhën e luftës.
Ai ka treguar se prokurorët i janë prezantuar si prokurorë ndërkombëtarë duke i thënë se po e intervistojnë pasi, siç kanë thënë ata, “shumë shpejt do të krijohet Gjykata Speciale”, dhe po mbledhin të dhëna për krejt rastet.
Ky i intervistuar ka rrëfyer për “Rrokum” se ai për gati një orë është intervistuar, duke treguar edhe për çka është pyetur.
Komentet