Shoqatat e ish-pronarëve kanë kundërshtuar dje me forcë projektligjin e qeverisë “për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Përfaqësuesit e shoqatave kanë kërkuar nga qeveria që ta tërheqë ligjin, pasi ai u vjedh përfundimisht tokat pronarëve legjitimë.
Madje, nipi i ish-prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti, ka shpërthyer ndaj anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, duke i akuzuar ata se duan të miratojnë një projektligj “vrasës”. Tanush Mulleti, kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e ish-Pronarëve, ka theksuar dje se një pjesë e madhe e deputetëve nuk janë zotërinj.
“11 vjet më parë, po në këtë sallë, përveç zotit Majko ka qenë një Rusmaili atëherë që na shpiku një ligj që prodhoi 8600 të vrarë. Vëllavrasja e pronave. Ky është një ligj vrasës. Asnjë vend në botë nuk e ka këtë ligj. Të nderuar deputetë, me ju thanë shokë, shokë s’jena”, iu drejtua Mulleti deputetëve të maxhorancës.
Ai ka akuzuar më tej se problemi ka nisur me Çajup Rusmailin, të atin e ishdeputetit të PD-së, dhe po vazhdon me vajzën e anëtarit të Byrosë Politike, Sonila Qato. “Ju jeni duke prek pronat e jetimave, mbajeni mend, do t’ju mallkojnë. Njëri t’ju mallkojë, do ta shihni si keni me shku, kur t’ju bjerë e keqja, mbajeni mend këtë fjalë që ju kam thënë. Mos prekni pronat e jetimave, i keni vrarë, i keni pre, me paturpsi Rusmaili, baba i tij i ka bërë këto punë. Me paturpsi kjo kryetarja e kthimit të pronave, vajza e anëtarit të Byrosë Politike, do me më kthye mua pronën?! Kur shkon ti mër?!”, tha Mulleti.
Mbledhja ka vijuar me tone të ashpra dhe me përfaqësuesit e tjerë të shoqatave, të cilët kanë shfryrë inatin për zvarritjen që po i bëhet zgjidhjes së problemit të pronave. Ferdinand Sulaj, i Shoqatës së Pronarëve Legjitimë, ka akuzuar të majtët se s’kanë asnjë ndryshim nga qeveria “Berisha”.
Ndërkohë që Ardian Gjoka, i Shoqatës “Borshi”, tha se qeveria e majtë nuk i mbajti premtimet. “U premtua shumë nga kjo qeveri, kishim shumë shpresë dhe përfundimi është ky projektligj që ne nuk jemi dakord”, tha Gjoka. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, gjatë diskutimit me shoqatat tha se edhe vetë ishpronar. “Ore, për ish-pronar, jam vetë unë. Biles po shoh se më duket se jam vetë në konflikt interesi”, tha Xhafaj.
KËRKESAT E ISH-PRONARËVE


FATION BINJAKU
Komentet