VOAL

VOAL

Nikoliç: Nuk do të armatosemi sepse Serbia s’do të luftojë më kurrë

January 27, 2016

Komentet

OJQ-të ndezin alarmin për qendrat e emigrantëve në Shqipëri

Doruntina Baftiu

Pa i kaluar 24 orë në Shqipëri, katër nga 16 migrantët që u dërguan në qendrat e migrimit atje, u kthyen në Itali – dy sepse ishin të mitur, ndërsa dy të tjerë për shkak të problemeve shëndetësore.

“E kemi të parashikuar me marrëveshje që këto raste të mos i pranojmë ne – i merr Italia”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i Portit të Shëngjinit, Sander Marashi.

Që nga nëntori i vitit të kaluar – kur Italia bëri të ditur se procedurat e azilit për burrat nga shtete “të sigurta” do të transferoheshin në Shqipëri – grupet e të drejtave të njeriut bënë thirrje që kjo marrëveshje të rishqyrtohej.

Thirrjet e tilla dhe letrat e hapura, përplot kritika, vazhduan edhe pas mbërritjes së migrantëve të parë në Portin e Shëngjinit më 16 tetor.

Anija italiane që solli migrantët e parë në Shqipëri, në Portin e Shëngjinit.

Anija italiane që solli migrantët e parë në Shqipëri, në Portin e Shëngjinit.

Për strehimin e deri në 36 mijë migrantëve në vit, Italia ka paguar ndërtimin e dy qendrave në Shqipëri – pranë Portit të Shëngjinit dhe në fshatin Gjadër të Lezhës.

Por, me gjithë deklarimet nga institucionet në Shqipëri dhe Itali, organizata joqeveritare (OJQ) dhe grupe të të drejtave të njeriut thonë se marrëveshja përbën shkelje të shumta të ligjeve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.

Vlerësimi i situatës së migrantëve

Marrëveshja parasheh që në Shqipëri të dërgohen migrantët burra që vijnë nga shtete që Italia beson se kanë sisteme të qëndrueshme ligjore dhe politike, ku migrantët nuk vlerësohet se janë në rrezik përndjekjeje.

Në listën e këtyre shteteve përfshihen: Tunizia, Algjeria, Egjipti, Kameruni, etj.

Megjithatë, grupet e të drejtave të njeriut thonë se këto shtete nuk janë të sigurta për të gjithë banorët, për shkak të shkeljeve të shumta të dokumentuara të të drejtave të njeriut.

Migrantët e parë të ardhur nga Italia, teksa hynë në qendrën pranë Portit të Shëngjinit.

Migrantët e parë të ardhur nga Italia, teksa hynë në qendrën pranë Portit të Shëngjinit.

Kur migrantët të shpëtohen në Detin Mesdhe, në tentim për të hyrë në Itali, autoritetet nuk do të bëjnë vlerësim të mirëfilltë të situatës së tyre, paralajmëron Elisa de Pieri, hulumtuese në Amnesty International.

“Do të jetë një vlerësim shumë i përgjithshëm. Mendoj se, nga perspektiva e të drejtave të njeriut, kjo është pika më e dobët e të gjithë procedurës: pamundësia për ta vlerësuar me të vërtetë situatën e një personi që mund të jetë i cenueshëm, për arsye që s’janë të dukshme menjëherë”, thotë De Pieri për Radion Evropa e Lirë.

Orientimi seksual e gjinor dhe përkatësia etnike, fetare e politike mund të bëjnë që një person të jetë i përndjekur edhe në shtetet që Italia i cilëson të sigurta.

Zyrtarë policorë e ushtarakë italianë në qendrën për migrantë pranë Portit të Shëngjinit.

Zyrtarë policorë e ushtarakë italianë në qendrën për migrantë pranë Portit të Shëngjinit.

Moskonsiderimi i këtyre specifikave shihet si çështje problematike edhe nga Klejda Ngjela, nga zyra e Civil Rights Defenders (CRD) në Shqipëri.

“Ndarja e bazuar në shtetësinë e tyre rrezikon të çojë në diskriminim dhe rrit rrezikun e arbitraritetit në procesin e azilit, pasi kufizon mundësinë për t’i marrë në konsideratë pretendimet specifike për azil të individëve, që janë një element shumë i rëndësishëm i këtij procesi”, thotë Ngjela për Radion Evropa e Lirë.

Edhe De Pieri, edhe Ngjela theksojnë se do të jetë shumë e vështirë të verifikohet edhe mosha e migrantëve, për të përcaktuar nëse dikush është nën 18 vjeç apo jo.

Rreziku i ndarjes së familjeve

Kur migrantët të shpëtohen nga anijet italiane në Detin Mesdhe, teksa tentojnë të hyjnë në Itali, ata do të ndahen në grupe që do të dërgohen në Itali dhe grupe që do të dërgohen në Shqipëri.

Migrantët e parë teksa arrijnë në Portin e Shëngjinit nga Italia, më 16 tetor 2024.

Migrantët e parë teksa arrijnë në Portin e Shëngjinit nga Italia, më 16 tetor 2024.

Grave dhe fëmijëve do t’u përpunohen kërkesat për azil në Itali.

Atyre do t’u bashkohen edhe burra, por vetëm ata që vijnë nga vende që Italia i cilëson të rrezikshme.

Ky klasifikim rrezikon që familjet që vijnë nga vende që Italia i cilëson të sigurta, të ndahen, pasi që burrat dërgohen në Shqipëri, ndërsa gratë dhe fëmijët shkojnë në Itali.

Udhëtime të gjata në det

Për burrat që dërgohen në Shqipëri, udhëtimi i tyre pas ikjes nga vendi i tyre i origjinës, do të zgjatej edhe më tej.

Migrantët e parë që arritën në Shqipëri, ishin nga Egjipti dhe Bangladeshi. Ata u shpëtuan nga anija e marinës italiane, Libra, më 14 tetor, ndërsa arritën në Shqipëri më 16 tetor.

Anija italiane që solli migrantët e parë në Shqipëri, në Portin e Shëngjinit.

Anija italiane që solli migrantët e parë në Shqipëri, në Portin e Shëngjinit.

Vetë kjo zgjatje e udhëtimit është shkelje e ligjeve ndërkombëtare, thotë De Pieri.

“Udhëtimet e tyre do të jenë shumë më të gjata, rreth dy apo tri ditë më të gjata. Kjo është shkelje e Ligjit të detit, që kërkon që njerëzit të zbarkohen sa më shpejt që të jetë e mundur në një port të sigurt”, thotë ajo.

Konventa Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS), Konventa Ndërkombëtare për Kërkim dhe Shpëtim Detar (SAR), Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit (UNCLOS) dhe udhëzimet e Organizatës Ndërkombëtare të Migrantëve për Trajtimin e Personave të Shpëtuar në Det parashohin një gjë të tillë.

Ndalesat automatike dhe heqja e lirisë

Pasi migrantët ta bëjnë kërkesën për azil, në shumicën e vendeve të BE-së atyre u lejohen lëvizja e lirë, punësimi dhe arsimimi.

Edhe në Itali, azilkërkuesit që presin për kohë të gjatë për vendim në aplikimin e tyre, kanë të drejtë pune.

Por, migrantët që arrijnë në Shqipëri, do të jenë të bllokuar brenda dy qendrave, të vëzhguar vazhdimisht nga kamera sigurie dhe policë e ushtarë italianë, si dhe të rrethuar me mure të larta përtej të cilave s’mund të dalin.

Kampi i migrantëve në Gjadër, Lezhë.

Kampi i migrantëve në Gjadër, Lezhë.

“Për shkak të mënyrës se si do të funksionojë sistemi, njerëzit do të jenë në arrest automatik, nga momenti që shpëtohen. Gjendja e zakonshme e një personi duhet të jetë liria, dhe çdo kufizim i asaj lirie duhet të jetë në proporcion dhe i përcaktuar në bazë të rrethanave të individit”, thotë De Pieri.

Edhe Ngjela thotë se pas kërkesës për azil, migrantët në Shqipëri do të trajtohen si migrantë të paligjshëm dhe do të privohen nga “e drejta e lëvizjes, punësimit, arsimit etj.”.

Zona për migrantët të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, brenda qendrës në Gjadër.

Zona për migrantët të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, brenda qendrës në Gjadër.

Vështirësitë në procedurat e azilkërkimit

Ngjela dhe De Pieri shqetësohen se migrantët në Shqipëri nuk do t’i kenë të gjitha kushtet për të bërë një kërkesë bindëse azili, për shkak të qasjes së kufizuar në përfaqësim ligjor dhe burimeve të pamjaftueshme.

De Pieri thotë se probleme të tilla tashmë janë dokumentuar në qendrat në Itali dhe se transferimi i procedurave në Shqipëri vetëm se i shton “vështirësitë logjistike, burokratike dhe financiare”.

Dhomat e migrantëve të cilët presin për një vendim ndaj kërkesës së tyre për azil, brenda qendrës në Gjadër.

Dhomat e migrantëve të cilët presin për një vendim ndaj kërkesës së tyre për azil, brenda qendrës në Gjadër.

Ngjela thotë se problematik është edhe fakti që autoritetet italiane thonë se migrantëve në Shqipëri do t’u procesohen kërkesat për azil brenda 28 ditëve, kurse për kërkesat në Itali mund të kalojnë deri në gjashtë muaj apo një vit.

“Këtu pretendohet që kërkesat shqyrtohen në 28 ditë, ndërkohë që shqyrtimi mund të jetë më i gjatë atje ku janë të gjitha institucionet e gjyqësorit dhe dhënies së shërbimeve. Kjo mbetet e paqartë”, thotë Ngjela.

“Në marrëveshje nuk parashihen pasoja për shkeljen e këtij afati. Kjo mund të rezultojë në heqje të padrejtë të lirisë së lëvizjes për azilkërkuesit, si dhe cenim të parimit ndërkombëtar të moskthimit”, shton ajo.

Dhoma me masa të shtuara të sigurisë në zonën ku do të strehohen migrantët të cilëve u refuzohet kërkesa për riatdhesim, brenda qendrës në Gjadër.

Dhoma me masa të shtuara të sigurisë në zonën ku do të strehohen migrantët të cilëve u refuzohet kërkesa për riatdhesim, brenda qendrës në Gjadër.

Transferimi i përgjegjësive të BE-së jashtë kufijve

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë reflekton një trend më të gjerë në politikën e migracionit të BE-së, për kalimin e përgjegjësive të kujdesit për migrantë te vendet më të varfra jashtë BE-së.

Pas kërkesave për adoptim të një plani të ngjashëm si të Italisë nga një numër i shteteve anëtare të BE-së, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur gatishmëri për krijimin e qendrave të tilla jashtë BE-së për procesim të kërkesave për azil.

Sipas Italisë, procesimi i migrantëve jashtë BE-së mund të shërbejë për ta ulur numrin e azilkërkuesve. Vitin e kaluar, shtetet e BE-së pranuan rreth 1.1 milion kërkesa për azil. Rreth 12 për qind e këtyre azilkërkuesve kishin destinacion Italinë.

De Pieri e quan këtë “një rreth vicioz racizmi”, pasi këto marrëveshje prekin kryesisht njerëzit e diskriminuar në baza racore, duke zhvendosur barrën e mbrojtjes së tyre te vendet më të varfra.

Deri më tani, Shqipëria ka insistuar se nuk do të pranojë të strehojë migrantë të tjerë për shtete të tjera. Por, Ngjela është e pasigurt nëse ky qëndrim do t’u rezistojë presioneve potenciale në të ardhmen.

“Është bërë e qartë disa herë tashmë që ka pasur kërkesa të tjera nga vende evropiane për ta bërë të njëjtën gjë – [kërkesa] të cilat deri më tani janë refuzuar nga Qeveria shqiptare, por kjo nuk jep garanci nëse ato do të refuzohen edhe në të ardhmen”, thotë Ngjela.

Qendra e procesimit të të dhënave të migrantëve, pranë Portit të Shëngjinit.

Qendra e procesimit të të dhënave të migrantëve, pranë Portit të Shëngjinit.

Bashkë me 28 organizata të tjera joqeveritare, CRD-ja ishte nënshkruese e një letre të hapur për Qeverinë e Shqipërisë, në të cilën kërkohej që marrëveshja të rishqyrtohej.

Por, as autoritetet italiane e as ato shqiptare nuk kanë lënë të kuptohet që kjo marrëveshje do të kthehet prapa, pavarësisht kritikave.

Për De Pierin, kjo sinjalizon se “këto janë kohë të vështira për të drejtat e njeriut”.

Radio Evropa e Lirë

“Jo eksperiment nën lëkurën e njerëzve”- Deputetët italianë vizitojnë kampin e Gjadrit dhe nuk e kursejnë ironinë: Erdhëm të vizitojmë territoret e reja të vendit tonë

Disa deputetë italianë kanë qenë sot në Lezhë dhe kanë vizituar kampin e Gjadrit për të parë nga afër situatën dhe gjendjen e emigrantëve që mbërritën më 16 tetor në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Roberto Magi Grupo Piu Europa, Roberto Valaschiani, Verdi Sinistra, Rackele Scarpa Partia Demokratike.
Ata shprehën shqetësimin e tyre dhe thanë se nuk bëhet eksperiment nën lëkurën e njerëzve.

“Në realitet ka vonesa në këtë projekt, sepse qeveria kishte njoftuar se do të hapej përpara zgjedhjeve europiane. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe edhe vëmendja e madhe europiane e konfirmon, tema simbol e këtij vendi, pra ata duan të thonë që emigrantët nuk duhet të vijnë në Europë. Janë vite që nuk krijohen akte normative rregulluese për t’i lejuar emigrantët të arrijnë në Europë, ideja që t’i çojmë në një vend ekstraeuropian duhet të jetë një mesazh.
Duhet të kuptojmë nëse ky vend që do të mbajë flamurin e vendit tonë (italian) është një vend ku respektohen vërtetë të drejtat e njeriut”, deklaroi njëri prej tyre.

Ai tha se dështimi është me gjithë këtë, më pas të shohim si do implementohet.
“Sigurisht që fakti që gjetën një numër kaq të vogël për të sjellë dhe sapo erdhën u reduktua më shumë është një provë që kjo nuk është një zgjidhje.
Rastin e parë e kuptuam. 1 mijë në Lampedusa, 16 në Shëngjin. Ne e kemi kundërshtuar fortë që mund të bëhet një vlerësim i vulnerabilitetit në mes të detit. Nuk bëhen eksperimente nën lëkurën e personave, nuk bëhen eksperimente nën lëkurën e personave vulnerabël. Ju e dini që të vetmet vende ekstraterritoriale jashtë vendit janë ambasadat dhe transportuesit ajror. Këtu jemi para një vendi, të rrethuar, nuk ka tela me gjemba, por mure hekuri 5 metra ngjitur me një mal, kjo është…për të mbajtur emigrantë të kapur në mes të detit, të veçuar nuk e dimë mbi ç’kritere dhe e pamë që kriteret ishin të gabuara. Kështu që ne jemi parlamentarë italianë, duke qenë se është kjo e re që Italia ka edhe territore përtej detit, erdhëm t’i vizitonim për të parë se çfarë do gjejmë këtu brenda. Do provojmë të kuptojmë dhe se për çfarë shërben një burg këtu”, deklaroi ai.

Deputetja Rackele Scarpa tha se është e pamundur që të bëhet screening në një anije ushtarake.
“Si mund të vijë nga një anije e marinës ushtarake një vlerësim i vulnerabilitetit që nuk ka as kushtet për ta bërë. Kjo është e munguar sepse janë kthyer 4 persona që u zbulua se ishin minorenë ose vulnerabil”, tha ajo. bw

Teliti: Duam një Shqipëri të normalizuar, me dorëheqjen e Ramës dhe Veliajt! Të mbajmë të ndezur protestën popullore deri në fitore

Protestuesit e opozitës u grumbulluan për herë të 31-të para Bashkisë së Tiranës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre për situatën e vështirë në vend. Protesta e organizuar ishte një manifestim i revoltës qytetare ndaj qeverisjes aktuale, e cila, ka shpërfillur interesat e qytetarëve dhe ka lejuar korrupsionin të përfshijë çdo nivel të institucioneve.

Dorian Teliti, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, doli në fjalim për të përshkruar realitetin e ashpër që përjetojnë qytetarët shqiptarë. Ai e nisi fjalën duke falënderuar të pranishmit për mbështetje dhe theksoi se protesta është një flamur që qytetarët e kanë ndezur për të kërkuar drejtësi dhe liri. Ai shprehu keqardhje për situatën ku qytetarët e ndershëm janë jashtë, ndërsa kriminelët janë brenda institucioneve.

Teliti bëri thirrje për vazhdimin e protestës deri në dorëheqjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, si dhe për një qeveri teknike që do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai theksoi rëndësinë e rezistencës qytetare dhe mosbindjes civile, duke kërkuar angazhim të fortë nga të gjithë ata që duan një Shqipëri më të mirë.

‘Fillimisht, një falënderim për të gjithë ju për mbështetjen në këtë protestë të 31-ës, para godinës së krimit dhe korrupsionit, para kësaj godine ku flamuri digjet jashtë, por kriminelët janë brenda; ku qytetarët e ndershëm janë jashtë, por hajdutët brenda; ku ata të cilëve u është djegur prona janë jashtë, janë nënkëmbur, janë ofenduar, ata të cilët janë të diskredituar janë jashtë, ndërkohë që kriminelët e vërtetë të vitit 2024 vazhdojnë të mburren brenda godinës së bashkisë, me këta zinxhirë në dyert që ju shikoni, të mbrojtur nga policia e pushtetit.

Flakën e protestës nuk e shuan dot askush, përveç qytetarëve. Qytetarët e ndezën flakën e protestës dhe do ta mbajnë atë të ndezur deri në dorëheqjen e Erion Veliajt, deri në dorëheqjen e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të lira e të ndershme me qeveri teknike.

Ta harrojnë këta që mbyllen këtu brenda me zinxhirë; këta që shpenzojnë më shumë se 1 milion euro, jo për qytetarët, jo për familjet në nevojë, jo për të ndërtuar rrugë, kopshte, çerdhe e shkolla, jo për të sjellë ujë në shtëpitë tona, por si e si të vjedhin ato me inceneratorë që nuk ekzistojnë, me kompanitë e krijuara vetë si 5D, me të tjetërsime pronash private për të ndërtuar kulla nga oligarkët.

Na flitet për demokraci e për integrim. Cili është integrimi i Shqipërisë? Integrimi që sot nuk respekton Kuvendin e Shqipërisë; integrimi që sot nuk respektohen këshillat bashkiak; integrimi që lejon ata që janë shkaktarë të shkatërrimit të Shqipërisë të shkojnë të negociojnë për 20 vitet e ardhshme, akoma e më tepër zhytjen e Shqipërisë në mjerim.

Ndaj, të dashur miq, ta mbajmë të ndezur protestën popullore, ta mbajmë të ndezur rezistencën qytetare, sepse vetëm me rezistencë dhe mosbindje civile, me çdo mjet demokratik, ne mund ta arrijmë qëllimin tonë të përbashkët: rikthimin e Shqipërisë në normalitet. Kjo kryhet vetëm me qeverisje teknike, vetëm me dorëheqjen e Edi Ramës, vetëm me dorëheqjen e Erion Veliajt. Të rezistojmë dhe të fitojmë!’- u shpreh Teliti.

Çlirimi i Sarandës dhe Himarës – ngjarje e shënuar historike Kumtesë nga Msc. Albert HABAZAJ

KONFERENCA SHKENCORE: “KONTRIBUTI I VLORËS NË LUFTËN ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE”

 

Shkurtore
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë zhvilloi konferencën shkencore “Kontributi i Vlorës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Veprimtaria u krye në mjediset e sallës “Ali Asllani” të Universitetit. Konferenca i zhvilloi punimet në bashkërendim me bashkinë Vlorë dhe Këshillin e Qarkut të Vlorës në nderim të 80 – vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe lakenjtë kolaboracionistë.
Si pjesë e së tërës shqiptare, vendi dhe roli i qarkut të Vlorës në LANÇ është shumë i rëndësishëm dhe nuk mund të kuptohet i cunguar pa kujtesën historike që vjen nga trevat jugore të qarkut, si Himara, Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi kaon, të cilat, sipas Ligjit Nr. 115/2014 për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë (miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 31 korrik 2014), janë bashki më vete, pjesë integrale e qarkut të Vlorës.
Për të përditësuar në kujtesën sociale të kohës që jetojmë, së pari për të qenë korrekt me veten dhe të tjerët, na është dashur të bëjmë edhe një vështrim krahsimtar, si janë trajtuar dje dhe si trajtohen sot këto ngjarje historike, që janë shkruar me luftë për liri, me gjak e sakrifica, me vulë trimërie në beteja. Në ndonjë rast kemi vërejtur se ka pasur mospërputhje në dy gjëra që duken dytësore, tek forcat pjesëmarrëse dhe tek datat e çlirimit për secilin qytet, por gjykojmë se nuk ka përse të ketë mëdyshje, aq më tepër që kemi të bëjmë me histori: tek forcat pjesëmarrëse dhe tek datat e çlirimit për secilin qytet.
Për këtë qëllim kemi shfrytëzuar burimet dhe literaturën kryesore retrospektive dhe korente, arkivat, dokumentet e botuara, shtypin, si dhe literaturën e mundshme plotësuese historiografike. Botimet e vjetra i japin përparësi veprimeve luftarake dhe çlirimtare të forcave partizane dhe aleatët anglezë gjatë L2B pothuaj i shpërfillin apo sa i cekin. Ndërsa botimet e sotme bëjnë të kundërtën, duke i dhënë përparësi forcave aleate dhe lënë në hije apo i japin rol të dorës së dytë forcave kryesore të çlirimit – 27 brigadat sulmuese të UNÇSH, si dhe përdorin emërtime të tjera për forcat luftarake të çlirimit..
Nëqoftëse historianët e kaluar gabuan a bënë faj një herë, këta të sotmit bëjnë dy herë faj. Po pse kështu shkruhet historia?! Këtë do t’u lëmë brezave?! Kështu na qorton koha. Të vërtetën duhet ta themi në sy të vetëtimës, ashtu siç ka ndodhur. Edhe në shtëpi , peshën kryesore e mban i zoti i shtëpisë për çdo situatë, miku të na rrojë, por ndihmës është dhe, kur e ka me shpirt, i shprehim mirënjohjen. Nuk mund të pohojmë, se s’ka logjikë, ngaqë nuk ka ndodhur ashtu siç shkruhet nga disa gjithologë trushkulur, sikur 9 Tetori 1944, qënka dita kur trupat britanike çliruan Sarandën nga forcat gjermane. Sipas këtyre shkruesve, pas disa orë luftimesh, britanikët arritën të çlirojnë pikat strategjike, të cilat mbaheshin nga forcat gjermane, që më pas u larguan drejt Greqisë (?!…). Gjykojmë që nuk vlen të diskutojmë rolin vendimtar të UNÇSH dhe të popullit shqiptar në fitoren historike të Çlirimit të Atdheut tonë të dashur, asnjëherë pa mohuar ndihmën e Aleatëve, apo bashkëpunimin me Lëvizjen Çlirimtare Greke (EAM) dhe Ushtrinë Nacionalçlirimtare të Greqisë (ELAS).
80 – vjetori i Çlirimit të Sarandës, Himarës dhe trevave jugore të qarkut të Vlorës, njëkohësisht dhe të Shqipërisë është ngjarje e shënuar historike për historinë e popullit shqiptar në rrjedhat e kohës.
Çlirimi i Himarës nderohet çdo 1 gusht, i Sarandës më 9 tetor, i Delvinës më 10 tetor, i Konispolit më 28 gusht dhe i Finiqit më 30 gusht.
Duke u mbështetur në dokumentet e kohës, botimet enciklopedike, të nivelit akademik, në burimet referenciale mbi agresionin nazist dhe qëndresën ndaj tij, po aq, duke studiuar kronikën e ditëve të stuhishme hartuar nga Lefter Kasneci, Raqi Janushi e Stiliano Sallabanda, mund të shprehim dy fjalë nderimi, vlerësimi dhe mirënjohjeje për çlirimtarët e qytetit jonian, duke marrë prej tyre mesazhet e larta të atdhedashurisë dhe të sakrificës sublime për lirinë e Atdheut, 11 tetori 1944 ka hyrë në Historinë e popullit shqiptar si data e çlirimit të qytetit të Sarandës nga forcat e pushtimit nazifashist.

1. Forcat çlirimtare
Ishin forcat partizane të Brigadës XII e të XIV, si dhe të brigadave VII, VIII e XIX S që çliruan Himarën, Konispolin, Delvinën, Finiqin dhe Sarandën me rrethinat, si krahina të qarkut të Vlorës. Mendojmë se ia vlen për auditorin të bëjmë një jetëshkrim të shkurtër të këtyre njësive/ formacioneve luftarake të organizuara të UNÇL.
1.1. Brigada XII S, e formuar më 20 Maj 1944, në zjarrin e luftës kundër pushtuesve hilterianë në fshatin Sukë të Përmetit, me partizanë të Zonës I Operative Vlorë – Gjirokastër – Mallakastër, ndërkohë që zhvillonte punimet Kongresi historik i Përmetit, përkrah Brigadës VII S, u vendos për mbrojtjen e Përmetit nga ana e Beratit.
Në parantezë, vlen ta kujtojmë Zonën I Operative, formuar në Kuç të Kurveleshit (sot Bashkia Himarë) më 4 Gusht 1943, me urdhër të Shtabittë përgjithshëm të UNÇSH, “si njësi organizative e veçantë e UNÇSH”, e cila përfshiu në varësinë e saj forcat partizane dhe ato vullnetare-territoriale të qarkut të Vlorës, të Gjirokastrës dhe të krahinës së së Mallakastrës, të organizuara në 5 grupe partizane dhe disa dhjetra formacione vullnetare-territoriale”. Zona I Operative u bë burim për formimin e brigadave XII, XIX, XIX, VII, VIII, që luftuan dhe çliruan zonën që rrok kjo trajtesë e shkurtër: Himarën, Delvinën, Sarandën, Finiqin dhe Konispolin. Po ashtu Z I Op qe çerdhe e lirisë, sepse nga gjiri i saj lindën shqiponjat partizane: Br V S – Hero i Popullit dhe Br VI S – Hero i Popullit. Po ashtu, Z I Op dha qindra puftëtarë për Br. III dhe XI S.
Në vijim, Brigada XII S zhvilloi luftime të përgjakshme në Therepel, Vokopolë e Qafë Shkozë (zona Berat – Skrapar), kaloi Vjosën e u hodh në Kurvelesh. Janë vërtet legjendare luftimet heroike të Brigadës XII dhe Brigadës VI S malësive të Kurveleshit, sa në sulm e në mbrojte, sa në rrethim, në tërheqje e përsëri në sulm, mbasi çau rrethimin pas 20 ditësh luftime të ashpra. Pas këtyre veprimeve, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH “e urdhëroi Brigadën e 12-të të godiste trupat hitleriane nga Saranda në Topallti”.
1.2. Brigada XIV S e UNÇSH u përurua më 17 Gusht 1944 në fushën e Sheperit – Gjirokastër, me luftëtarë të Grupit I të Kurveleshit, të Grupit III të Mallakastrës dhe të Grupit IV të Çamërisë, që bënin pjesë në Zonën I Operative Vlorë – Gjirokastër – Mallakastër. Goditjet e vazhdueshme të kësaj brigade, e detyruan armikun në qarkun e Gjirokastrës të mbyllej në vende të fortifikuara.
Më 18 shtator 1944, brigada sulmoi kalanë e Borshit dhe forcat armike në bregdetin e Sarandës. pas luftimesh të ashpra, partizanët jo vetëm që muarën kalanë e Borshit, por futën nën kontroll pjesën më të madhe të bregdetit të Sarandës. Pas suksesit të ditës së nesërme të 19 shtatorit në Jergucat kundër më shumë se 1000 nazifashistëve, ku u vranë mbi 15 pushtues, përveç të plagosurve dhe materialit të shumtë luftarak, armiku la 150 robër, më datën 22 shtator batalioni I i Br. XIV S, në bashkëveprim me forcat e Br. XII S, rrethoi 200 fashistë në Qafën e Kakomesë dhe gjatë luftimeve u vranë 80 hitlerianë, u zunë 30 robër, si dhe një sasi e madhe armatimi e materiali ushtarak.
Më 9 tetor, Br.XIV, së bashku me Br. XII, mori pjesë në luftën kundër forcave fashiste gjermane që ishin përqëndruar në Sarandë. Në këtë luftë të ashpër që zgjati 3 ditë, armiku pësoi humbje të rënda në njerëz dhe teknikë luftarake.
Brig. XIV S, në bashkëveprim me partizanët e Br. XIX S dhe forca të tjera u hodh në sulm për çlirimin e qytetit të Delvinës, ku ndodheshin 800 fashistë gjermanë. Delvina u çlirua më 10 tetor 1944. Forcat çlirimtare i detyruan armiqtë pushtues “të tërhiqeshin me panik nga qyteti, duke lënë në fushën e luftës mjaft të vrarë dhe material të shumtë.
1.3. Brigada VIII Sulmuese e UNÇSH u përurua më 25 Prill 1944 në Sheper të Zagorisë dhe u formua nga një pjesë e partizanëve të batalionit “Çamëria”, nga pjesa më e madhe e batalionit “Perlat Rexhepi”, nga çeta “Koto Hoxhi” (që më vonë u kthye në batalionin me emrin “Themo Vasi”) dy kompani të batalionit “Thanas Ziko” të pakicës greke, si dhe me partizanë të rinj. Ditën e përurimit përbëhej nga 850 partizanë të ndarë në 4 batalione. Kjo brigadë kujtohet se që sa lindi, si formacion i organizuar luftarak, iu ngarkua detyra e vështirë e mbrojtjes së Kongresit të Përmetit, së bashku me njësi të tjera të të UNÇSH, “Gjatë Mësymjes së përgjithshme armike të Qershorit 1944, kjo brigadë i shkaktoi armikut shumë humbje, sparstori kraninën e Lunxherisë dhe të Libohovës, më 18-19 korrik zhvilloi luftime për çlirimin e qytetit të Gjirokastrës dhe më 28 gusht çliroi Konispolin”.
1.4. Brigada XIX Sulmuese e UNÇSH u formua më 30 Gusht 1944 në (Cerkovicë) Theollogo (sot “Partizani”) të Delvinës, me luftëtarë të batalioneve “Thoma Lula”, “Thanas Ziko” dhe “Pandeli Boçari” të Grupit IV të Zonës I Operative, me rreth 800 luftëtarë, nga të cilat 65 partizane, që u organizuan në 3 batalione. Kjo brigadë kishte në përbërjen e saj shqiptarë e minoritarë grekë (Brigada e vëllazërimit) si dhe batalionin italian “Mateoti”.
“Brigada filloi menjëherë veprimet luftarake për asgjësimin e garnizoneve të veçuara dhe goditjen e autokolonave gjermane, si dhe shkatërrimin e forcave kolaboracioniste. Më 18.09.1944, batalioni i dytë i saj, në bashkëveprim me forcat e Br. XIV S, çliroi Gjirokastrën. Në vijim të veprimeve luftarake mësymëse, një pjesë e forcave të Br. XIX S, në bashëveprim me Br. XIV dhe Brigadën XII S mori pjesë në luftimet për çlirimin e Sarandës dhe të Delvinës…

II. Luftimet dhe çlirimi i Himarës, Sarandës dhe rrethinave
Viti 2024 shënon 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e huaj nazifashistë dhe shërbëtorët e tyre vendas. Duke nderuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, si epopenë më të lavdishme të popullit shqiptar, sepse realizoi ëndrrën shekullore të shqiptarëve – Çlirimin e Atdheut, duke vlerësuar kontributin e Vlorës në LANÇ, dëshiroj të përmend ngjarjet, datat dhe burimet njerëzore, morale dhe logjistike që realizuan çlirimin e qyteteve të Himarës, Sarandës, Delvinës dhe Konispolit, si pjesë territoriale e qarkut të Vlorës.
Duke iu referuar dokumenteve burimore, “më 29 Korrik 1944 forca të Br. XII S asgjësojnë garnizonin gjerman në Spile dhe çlirojnë Himarën, pas disfatës që pësuan komandat angleze në orvajtjen e tyre për ta marrë atë nga deti. Më 26 Gusht 1944 çlirohet Konispoli nga Brigada VIII S dhe forca të Zonës I Operative. Këto data, edhe pse i kemi nxjerrë nga libra të botuara, përgatitur nga autorë që kanë luftuar me armë në dorë për çlirimin e vendit, nuk mund t’i quajmë referenciale, pasi datat simbolike që kujton çdo qytet kaon qarkun të Vlorës i cituam qysh në fillim të këtij punimi.
Duke iu referuar dokumenteve dhe literaturës së botuar, mësojmë: “Nga fundi i korrikut deri në fillim të gushtit ajo çliroi me luftë të ashpër Himarën dhe Borshin”. Theksojmë se më 22 shtator, në bashkëveprim me forcat e Brigadës së 14- të, partizanët e Brigadës së 12- të shpartalluan një kompani armike në Qafën e Kakomesë. Rolin më të rëndësishëm forcat e Brigadës XII e kryen në luftime për çlirimin e Sarandës, që zhvilloi së bashku me forcat partizane të Brigadës XIV.
Në botimin e ri të nivelit akademik “Historia e popullit shqiptar: shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj: 1939-1999”, vëll. IV, në kreun III trajtohen marrëdhëniet me aleatët të LANÇ, marrëdhëniet me Aleatët (Angli, BS, SHBA), interesimin e Britanisë së Madhe për zhvillimin në rajon, misionet angleze, mbërritjen e gjeneralit Dejvis, përfitimet nga bashkëpunimi dhe ndihmën e Aleatëve etj. Duke studiuar dinamikën e goditjeve të paprera të armikut nga njësitë e Ushtrisë Nacionaçlirimtare Shqiptare, sidomos në gjysmën e dytë të vitit 1944, e quaj me vend të citoj nga teksti i sipërpërmendur një paragraf: “Në përputhje me strategjinë e Aleatëve, e cila kërkonte që të goditeshin gjermanët kudo që ata ndodheshin, ishin dhe veprimet luftarake të zhvilluara gjatë Mësymjes së Përgjithshme të UNÇSH, në periudhën qershor-nëntor 1944. Pikërisht, në kuadër të saj u ndërmorën dhe disa operacione të bashkërenduara me forcat aleate, siç ishin zbarkimi i një komandoje angleze në Spile të Himarës, operacioni i përbashkët për çlirimin e Sarandës e ndonjë veprim tjetër”.
Në këtë rrafsh, kujtojmë se edhe edhe forcat e Br. XIX S, ndër veprimet e përbashkëta me palën greke janë për t’u shënuar sidomos luftimet e zhvilluara nga forcat e Grupit IV të Z I Op me ato të Regjimentit XV Grek në prill 1944 që përballuan së bashku oprecacionin e ushtrisë gjermane në drejtimin Konispol – Vurg – Dropull, si dhe luftimet e kryera në qershor 1944 në trekëndëshin Kakavijë – Elea – Ura e Peratit etj. Megjithatë, duhet theksuar se bashkëpunimi luftarak i UNÇSH me ELAS (Ushtria Nacionalçlirimtare e Greqisë, shën. im: A.H) mbeti i kufizuar, pa u shtrirë në të gjitha aspektet dhe pa i shfrytëzuar si duhet të gjitha mundësitë që ekzistonin, çka do të kishte ndikuar në rritjen e intesitetit të veprimeve ushtarake kundër armikut dhe në forcimin e marrëdhënieve midis dy lëvizjeve çlirimtare”.
Në rezistencën e armatosur dhe luftën për çlirimin e Atdheun një vend dhe rol të rëndësishëm ka pasur popullsia çame, historikisht si pjesë integrale e popullit shqiptar. Kujtojmë që në shkurt të vitit 1943, u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konispolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Kjo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës e të minoritetit grek në Shqipëri, pa dallim kombësie dhe shtresash shoqërore”.
Në kuadër të përpjekjeve për të siguruar një bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve politike e ushtarake me vendet fqinje, Fronti Nacionalçlirimtar i Shqipërisë (FNÇSH) vendosi lidhje me Lëvizjen Çlirimtare Greke (EAM) e me Ushtrinë Nacionalçlirimtare të Greqisë (ELAS). Nje zonë e rëndësishme e bashkëpunimit me lëvizjen çlirimtare greke ishte dhe rajoni i Konispolit, e përgjithësisht, Çamëria. “Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH e shikoni zonën e Çamërisë, ashtu si dhe minoritetin grek në Shqipëri, si faktor bashkëpunimi me rezistencën greke, në luftë kundër armiqve të përbashkët”.
Pushtuesit nazistë me forca të shumta dhe të armatosura deri në dhëmbë, kishin zënë pozicione të fortifikuara rreth e përqark qytetit të Sarandës, në kodrën e Manastirit, në Qafën e Gjashtës, në Vremero e Vrion dhe në Urën e Shejanjit. Ballë për ballë me pozicionet armike, për çlirimin e qytetit kishin zënë vend forca partizane të brigadave të 12- të dhe të 14- të Sulmuese.
Në librin “Kronikë e ditëve të stuhishme”, shkruhet: “Më 11 tetor 1944 partizanët filluan sulmin për çlirimin e qytetit [të Sarandës, shën im – AH]. Lufta u ndez e ashpër nga të katër anët. Nazistët gjermanë, të futur nëpër fortina, të pajisur me armë të të gjitha llojeve dhe në numër të madh, bënin qëndresë këmbëngulëse, por partizanët i përgjigjeshin me sulme të njëpasnjëshme. Për të përballuar sulmin partizan, komanda gjermane vuri në përdorim artilerinë e rëndë, po kur edhe kjo nuk i dha rezultat, kërkoi ndihmë, e cila nuk i mbërriti dot, për arsye se të gjitha rrugët ishin të prera nga forcat partizane”.
Pas luftimesh të përgjakshme, pozicionet e para të armikut u muarën, por në Qafën e Gjashtës hitlerianët u organizuan dhe vendosën t’i mbrojnë me çdo kusht. Partizanët, me trimëri të rrallë, iu afruan shumë pozicioneve të forcave hitleriane. Këtu luftimet arritën deri në përleshje trup me trup. Në këtë luftë u vranë 18 partizanë dhe 25 u plagosën. Hitlerianët pësuan humbje të rënda. Pa marrë parasysh këtë, ata kundërsulmuan disa herë me radhë, por nuk mundën t’i thyenin forcat partizane, që luftonin për çlirimin e Sarandës sonë, si pjesë e së tërës së trojeve shqiptare. Partizanët e të dy brigadave vazhduan me këmbëngulje sulmin në drejtim të Qafës së Gjashtës dhe i shpartalluan forcat naziste. Pas këtij suksesi, duke përparuar drejt qytetit, partizanët e çliruan atë plotësisht një herë e përgjithmonë.
“Në luftimet për çlirimin e Sarandës, armiku pati 56 të vrarë [Arkivi i degës së Historisë Ushtarake, shtator 1944, fondi i Brigadës 12 – të shënon shifrën 80 hitlerianë. (Shih: “Kronikë e ditëve të stuhishme”, Tiranë, 1972 f. 159, shën. im – AH)], midis të cilëve edhe një kolonel. Ju zunë 30 robër, si dhe shumë material luftarak, nga i cili mund të përmendim 15 topa, 6 makina, 350 pushkë e 25 mitrolozë, si dhe material i shumtë luftarak”. Ky informacion është i marrë nga Arkivi i Degës së Historisë Ushtarake, tetor 1944, seria A, dok. nr. 3070.

III. Udhëtim në Kujtesën historike dhe refleksione
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se më 9 tetor të vitit 1944, u çlirua qyteti i Sarandës. Dy luftanije britanike arritën të bombardonin me sukses pozicionet gjermane. Në bashkëpunim me trupat shqiptare dhe me përkrahjen e artilerisë, britanikët depërtuan në pjesën perëndimore të qytetit, ku u përballën me një qendresë të ashpër të gjermanëve, një pjesë e të cilëve u zunë robër. Sipas informacionit përcjellë radios së BBC-së nga zyra ushtarake britanike, luftimet në rrugët e Sarandës vazhduan deri në orën 10 të 10 tetorit, gjersa i gjithë qyteti bashkë me kodrat dhe portin u spastruan nga trupat armike. Forcat e mbetura të garnizonit gjerman u zmbrapsën drejt Delvinës dhe për disa kohë, praparoja e tyre mbajti një pozitë në fshatin Gjashtë. Në këtë pozicion, britanikët dhe trupat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare bombarduan gjermanët. Të nesërmen e kësaj dite, më 11 tetor 1944, fshati Gjashtë ra në duart e britanikëve. Në bilancin e luftimeve numëroheshin 600 robër. Marrja e Sarandës i preu rrugën garnizonit gjerman në ngushticën e Korfuzit. Po atë ditë, u njoftua edhe çlirimi i Delvinës. Siç vërehet, forcat partizane të çlirimit nuk përmenden fare. Po në luftimet e Qafës së Gjashtës ishin shumë të ashpra dhe ranë 14 dëshmorë, ndër ta dhe partizania 16-vjeçare Anife Meto Kiçaj nga Tërbaçi i Vlorës (bashkia Himarë). Në librin “Ata janë të pavdekshëm” shkruhet: “Anifeja mori pjesë për çlirimin e Gjirokastrës, të Delvinës. Pas luftimeve në Nivicë – Bubar, Brigada XIV Sulmuese angazhohet për të çliruar Sarandën dhe Batalioni III, ku ishte Anifeja, në Qafën e Gjashtës. Luftimet … vazhduan nga data 5 tetor deri më 8 tetor. Më 7 Tetor 1944, mbadite, u luftua trup me trup. Në këto rrethana, bashkë me dy shokë të saj, Anifeja u ndodh e rrethuar nga gjermanët. Të shtëna dhe fjalë në gjuhë të huaj. Ishte një grup gjermanësh që i kishte rrethuar dhe që u bënte thirrje për t’u dorëzuar. Anifeja hodhi poshtë pushkën që kishte në njërin sup dhe me automatik hapi zjarr kundër gjermanëve. Ajo luftoi si trime, vrau shumë, por e vranë. Në mbrëmjen e 7 tetorit 1944, në Qafën e Gjashtës, shokët e morën në krahë trupin e saj… Kujtimi i dëshmores është përjetësuar dhe fluturon në krahët e këngës nga vjershëtori popullor, ish -partizani Hamdi Hodo: “Ishe rritur me të keq/ Anife, bonjake,/ Mbetur bonjake në djep/ Kur mbushe gjashtëmbëdhjetë/ Shkove me shoqet në çetë/ Luftuat bashkë me djemtë,/ porsi trimat e vërtetë/ Tinë me Tazen s’u kthetë/ Yj të kuq mbetët përjetë/ Në qaf’ të Gjashtës, mbi det/ për lirinë je amanet/ Anife, bonjake!”.

Pjesëmarrja e popullit të Sarandës në LANÇL
Populli i rrethit të Sarandës ka dhënë kontribut të madh në luftën N-Ç. Pozita gjeografike midis kryqëzimeve të rëndësishme tokësore e detare si ajo Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, si dhe komunikimi detar me Korfuzin, bënte që forcat armike të dislokonin forca të shumta në këtë zonë. Rezistenca filloi që me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste 7 Prill 1939. Ky pushtim ankoroi në gjirin e Sarandës 11 anije luftarake dhe zbarkoi 2000 trupa, të cilët që në momentin e parë u ndeshën me rezistencën e armatosur të 80 vullnetarëve të ardhur nga zona të ndryshme të rrethit, ku ra heroikisht dëshmori i parë i rrethit Mitro Dhimertika. Në vitet që do pasonin u rritën format e rezistencës të popullit kundër pushtuesve italianë dhe më vonë atyre gjermanë.
Nga rrethi i Sarandës, kanë marrë pjesë në LANÇ, 4300 partizanë të reshtuar në 6 batalione partizane, një grup partizan dhe një brigadë midis të cilëve 95 gra e vajza u radhitën me armë në dorë në frontin e parë të luftës, krahas vëllezërve të tyre deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.
Gjatë LANÇ kanë rënë dëshmorë 342 partizanë nga të cilët 3 heronj të popullit, 180 viktima lufte, 340 të internuar në kampet e përqendrimit. Dëmet e llogaritura nga lufta arrijnë në 15 milion franga shqiptare, 1500 shtëpi të djegura, 15 mijë bagëti të zhdukura etj.
9 tetori 1944 mbetet ditë e veçantë për Sarandën, sepse shënon ditën e lavdishme të Çlirimit të qytetit nga partizanë të Brigadës 12, 14 dhe 19 të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, të ndihmuar edhe nga forcat aleate britanike, duke mundur e shporrur pushtuesit gjermanë dhe mercenarët nazifashistë. Nuk mund të harrojmë që në betejën për çlirimin e qytetit nga trupat gjermane dhanë jetën dhe 6 ushtarë britanikë, ndërsa të plagosur mbetën 16 ushtarë të tjerë.

Konispoli dhe zonat çame kanë kontribuar në LANÇL. Me luftë kjo zonë ka treguar me fakte të shumta e mbresëlënëse për pjesëmarrjen e popullit të Konispolit në luftën çlirimtare. Me 2 Shkurt 1943, në fshatin Markat krijohet çeta “Çamëria” me patriotë nga e gjithë zona dhe me vonë me zgjerimin e saj u formua Batalioni Partizan “Çamëria”. Një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftimeve të këtij formacioni partizan është rezistenca frontale 55 ditore në zonën e Konispolit kundra forcave të shumta gjermane të ardhura nga Filati. Kjo rezistencë zgjati nga 5 Gushti -28 Shtator 1943. Në këtë rezistencë gjermanët pësuan rreth 300 të vrarë, të plagosur dhe robër ndërsa forcat partizane patën 30 të vrarë. Kjo rezistencë vazhdoi deri në çlirimin e plotë të Konispolit me 28 Gusht 1944. Në LANÇ nga Bregdeti kanë marrë pjesë 522 partizanë e partizane, prej të cilëve 102 dëshmorë dhe dy heronj të popullit, u internuan në kampet e përqendrimit 203 burra. Po ashtu populli i minoritetit përkrahu luftën çlirimtare, ku më shumë së 1500 djem e vajza minoritarë dolën partizanë. Ranë në luftë 134 dëshmorë dhe dy heronj të popullit: Lefter Talo dhe Theodhi Mastora, si dhe 179 viktima lufte, 178 persona të internuar, 800 shtëpi të djegura dhe shumë bagëti të rrëmbyera. Në Operacionin e Prillit 1944 forcat gjermane të mbështetura nga ballisto-zervistët kryen masakrën e Zminecit ku u dogjën të gjallë 17 njerëz të pafajshëm, u pushkatua doktori partizan Petro Nako e katër këshilltarë, sot dëshmorë të atdheut. Në Livadhja u pushkatuan 12 njerëz të pafajshëm. Populli i minoritetit, kësaj barbarie ju përgjigj me krijimin e formacioneve partizane. Më 20 Nëntor 1943 në fshatin Jermë formohet batalioni partizan dhe në 15 Mars 1944 në fshatin Kalcat batalioni merr emrin e dëshmorit: “Pandeli Boçari”. Në qershor 1944 në fshatin Dhiver formohet batalioni “Lefter Talo” etj.
Në frontin e madh që u krijua kundër pushtuesve, gratë nuk kishin si të mungonin. U krijua gjatë luftës Bashkimi i Gruas Antifashiste. Në rrethe filloi ngritja e këshillave të gruas. Shumë gra e vajza u rreshtuan në formacionet partizane dhe u aktivizuan në terren. Bule Naipi, e dërguara e Qarkorit të Gjirokastrës, punoi në rrethin e Sarandës, në Konispol e Delvinë ku u ngritën aktive formash të reja . Ky organizim arriti kulmin e vet në Kongresin I të BGANÇ me 4 Nëntor 1944 në Berat. Nga rrethi i Sarandës morën pjesë një grup delegatësh. Ollga Boçi në fshatin Piqeras kishte strehuar një partizan të plagosur dhe kur gjermanët erdhën për kontroll, ajo e mori partizanin e plagosur e futi në një gropë në oborr dhe e mbuloi me dru dhe ullishte. Si ky shembull ka me dhjetra. Partizania dëshmore Lejla Malo nga qyteti i Delvinës, si shumë moshatarë të saj, u rreshtua në rradhët partizane, në luftën për çlirimin e Delvinës plagoset. Bashibozukët barbarë e kapën, e zhveshën lakuriq dhe ashtu të plagosur e zvarritën rrugëve të qytetit për të përhapur panik e terror derisa dha frymë për t’u shndërruar në një lule të lirisë. Dëshmores i këndohet kënga: “Lejla Malo, o delvinjote/ Vajzë në lule të lirisë, “Bamp”! – ia bënte pushka jote/ Mu në ball të tradhëtisë”. Gratë u bënë një shtyllë e fortë e LANÇL. Kjo që po ndodhte ishte një mrekulli shqiptare, kjo luftë e ngriti për herë të parë gruan shqiptare në piedestalin e historisë.

Çlirimi i Sarandës dhe i Delvinës
Çlirimi i Sarandës u krye nga dy batalione partizane dhe me ndihmesën e forcave aleate angleze që vepronin nga deti. Luftimet u zhvilluan nga 8-10 tetor 1944. Forcat gjermane të blinduara ishin vendosur në Qafën e Gjashtës, në kodrën e Manastirit, Kalanë e Lëkurësit, Shënjan, Vromero dhe Vrion. Më 8 tetor partizanët goditën armikun në kodrat e Vromeroit, në Qafën e Gjinos dhe deri mbi fshatin Vrion. Synimi i forcave partizane ishte që të bllokonin rrugën automobilistike Sarandë-Delvinë dhe të çorientonin armiqtë, që ishte vendosur në Shënjan, Vromero dhe Vrion, duke i tërhequr drejt Urës së Shënjanit mbi lumin Kalasë. Si rrjedhojë e kësaj strategjie dhe taktike nga ana e shtabit partizan, natën e 8-9 tetorit u zhvilluan luftime të rrepta në urën e Shënjanit, mbi lumin Kalasë, të cilën armiku e kaloi me shumë vështirësi si rezultat i reshjeve të dendura, duke lënë shumë të vrarë e robër. Më 9-10 tetor artileria angleze nga deti goditi ashpër pikmbështetjen gjermane në Qafën e Manastirit dhe Kalanë e Lëkurësit, duke i nxjerrë këto dy bateri armike jashtë luftimit. Pjesa e mbetur e ushtarëve gjermanë me materialet e tyre luftarake natën e 9 tetorit u riorganizuan dhe u dislokuan në Qafë të Gjashtës dhe në Kalanë e Lëkurësit, duke vënë sërish nën kontroll rrugën automobilistike Sarandë-Delvinë. Pika më nevralgjike dhe e fortifikuar e armikut ishte Qafa e Gjashtës, e cila ishte e vetmja nyje nga mund të futeshe në qytet. Në këtë arterie u zhvilluan luftime të ashpra nga të dy kampet ndërluftuese, deri dhe në trup me trup. Batalioni i parë i Brigadës XIV Sulmuese, së bashku me forcat e Brigadës XII Sulmuese, u hodhën në sulm të fuqishëm kundër kësaj pike, e cila mbrohej fuqishëm nga nazistët me armatimet më moderne të kohës, me ushtarë e oficerë të forcave elite. Luftimet u zhvilluan gjatë gjithë ditës, natën e 9 tetorit dhe në mëngjesin e 10 tetorit forcat partizane hyjnë në Sarandë nga tre drejtime, Nga jugu, nga lindja dhe nga veri-perëndimi, ndërsa nga deti sulmonin forcat aleate britanike me artileri të rëndë nga luftanijet e tyre. Kështu Saranda u çlirua. Armiku la të vrarë 50 vetë, 150 robër dhe arsenal të madh luftarak. Nga ana e partizanëve ranë 10 dëshmorë dhe u plagosën 11 vetë. Bashkëveprimi i Brigadave XIV dhe XIX Sulmuese, bëri që më 11 tetor 1944 të çlirohej edhe qyteti i Delvinës. Një batalion i Brigadës XIV Sulmuese ishte vendosur në perëndim të qytetit në kodrat e fshatit Vllahat, nga të dyja krahët e rrugës automobilistike Sarandë-Delvinë që të pengonte trupat gjermane, të cilat tentuan pa sukses t’i shkonin për ndihmë garnizonit nazist në Delvinë. Forcat e Brigadës XIX Sulmuese ishin vendosur në jug-lindje të qytetit të Delvinës me qëllim që të pengonte tërheqjen e kolonave armike drejt rrugës nacionale Delvinë-Kardhikaq-Pecë-Muzinë-Jergucat. Ndërkohë forcat partizane bënin presion të pandërprerë mbi trupat armike të dislokuara në Delvinë, ku ishin përqendruar afro 3 mijë ushtarë, shumica e të cilëve kishin ardhur nga ishulli i Korfuzit. Garnizoni gjerman në Delvinë ishte vendosur nga forcat partizane në një darë të hekurt, falë dhe pozicionit të favorshëm gjeografik të qytetit. Komanda e forcave gjermane në Delvinë bëri dy orvajtje të rrepta për të çarë rrethimin, por pa sukses. Duke u gdhirë 11 tetori 1944, në orën 04:30’, komanda gjermane me një plan të mirëdetajuar, për t’i shpëtuar asgjësimit total të tyre nga forcat e Brigadave XIV dhe XIX Sulmuese, e lëshuan qytetin dhe filluan tërheqjen e trupave të tyre në drejtim të Kakavijës. Megjithatë trupat armike u goditën dy herë gjatë tërheqjes së tyre, një herë te rrepet e Kardhikaqit dhe herën tjetër te ura e Pecës nga forcat partizane. Me largimin e trupave gjermane, më 11 tetor 1944 qyteti i Delvinës u çlirua. Kjo datë është dita e çlirimit të krejt rrethit të Sarandës.
Në luftën për çlirimin e qyteteve të Sarandës dhe Delvinës nga Brigadat XII dhe XIX Sulmuese ranë 12 dëshmorë të LANÇ: Anife Kiçaj, Ali Zaçe, Filo Faslli, Isa Zhuli, Kiço Gjoni, Llambri Gjini etj., si dhe partizani italian Antonio Xhuzepe.
Edhe në botimin e ri të nivelit akademik “Historia e popullit shqiptar: shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj: 1939-1999”, vëll. IV, është një kre (i dyti në tekst), që pasi trajton kapitullimin e Italisë fashiste, shkruan për pushtimin nazisto-gjerman (shtator 1943-nëntor 1944). Lexojmë që, pasi ushtritë e Vermahtit, të angazhuara me operacionin e pushtimit, ende pa u gdhirë mirë dita e 9 shtatorit 1943 hynë me shpejtësi në thellësi të vendit dhe morën urdhër për të çarmatosur ushtrinë italiane të shpartalluar për të kapur qytetet kryesore e bregdetin shqiptar dhe të pushtoni krejt vendin. Trupat hitleriane, “brenda dy ditëve pushtuan Elbasanin, Tiranën, Durrësin, Korçën, Kukësin, Shkodrën e Vlorën. Në rrethanat e krijuar, Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare i bëri thirrje popullit dhe reparteve partizane që t’i bënin qëndresë ushtrisë gjermane, e cila kishte nisur pushtimin e Shqipërisë. Në thirrje, ndër të tjera, thuhej: “Erdhi dita që të rrëmbeni armët e të luftoni për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj, nga zgjedha e Gjermanisë hitleriane që është koka e fashiszmit. Rrëmbeni armët dhe goditeni armikun në fshatra, në krahina, në qytete, në rrugë, në kazerma, kudo që ai ndodhet; hapni dyert e kampeve e të burgjeve; shkatërroni tërë makinën skllavëruese të Vermahtit, thyeni zinxhirët e robërisë!” [Ëehrmacht – i ishin forcat e armatosura të bashkuara të Gjermanisë Naziste nga viti 1935 deri në vitin 1945. Ajo përbëhej nga Heer (ushtria), Kriegsmarine (marina) dhe Luftëaffe (forca ajrore), shën. im – A.H].
Në përgjigje të thirrjes, njësitë dhe repartet partizane iu kundërvunë sulmit të forcave hitleriane që po shkelnin Shqipërinë dhe asaj pjese të ushtrisë italiane që ishte bashkuar me ta. Luftime të ashpra u zhvilluan në të gjithë vendin, sidomos në Xhyrë, tek Ura e Kardhiqit, në afërsi të Konispolit, në Delvinë, në Sarandë, në rrugët Korçë – Janinë dhe Elbasan – Tiranë, në Krujë etj. Me veprime të shpejta repartet partizane arritën të vinin nën kontroll një pjesë të mirrë të territorit të vendit, përfshirë dhe qytetet Bilisht, Pogradec, Berat, Krujë, Burrel, Peshkopi, Zerqan, Delvinë, Gjirokastër, Sarandë etj. Në të gjitha këto zona u vendos pushteti i këshillave nacionalçlirimtarë”.
Përveç dëshirës dhe mundësisë për të regjistruar ngjarje dhe data, njerëz dhe histori në kujtesën sociale të brezave, na jep krahë edhe Herodoti i lashtësisë, i cilësuar si “Babai i Historisë” me mesazhin simbolik dhe kuptimplotë “që bëmave të njerëzve të mos u fashitet kujtimi me kohën”.
Lavdi Çlirimtarëve dhe udhëheqësve të Çlirimit të Atdheut!
Përulje me nderim para heronjve dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e Shqipërisë!
Rrofshin nderimtarët e LANÇ!

Vlorë, e hënë, 14 Tetor 2024


Msc. Albert HABAZAJ
drejtor i Bibliotekës shkencore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Denoncimi i Hazizajt: Emigrantët e mitur në Shqipëri zhduken, mund të përdoren për trafikim organesh

Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Altin Hazizaj në një lidhje me skype me emisionin “Open” në News24 bëri një denoncim të fortë, teksa po fliste për ardhjen e emigrantëve të parë në Shëngjin.

Hazizaj tha se pothuajse 1/3 e emigrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri, pjesa më e madhe nga kufiri jugor i Shqipërisë, janë të mitur të pashoqëruar.

“Ku përfundojnë këta të mitur që janë të pashoqëruar nga prindërit. Ata vijnë nga ajo që konsiderohet si rruga e gjelbër. Këta fëmijë strehohen për 2-3 në një qendër në Tiranë ku lahen, pastrohen, ushqehen dhe më pas zhduken. Ku shkojnë këta fëmijë? Ku përfundojnë ata? Trafikohen ose përdoren, mund të përdoren edhe për marrjen e organeve”, tha Hazizaj, duke u shprehur se bëhet fjalë për rreth 7 mijë fëmijë. Në vijim ai tha se ndoshta mund që këta fëmijë të përgatiten edhe për akte terroriste.

Por gazetari Mentor Kikia e konsideroi denoncimin e Hazizajt si një abuzim. “Nuk mund të thuash që ky kontigjent fëmijësh u merren organe dhe përgatiten për terroristë, është abuzim, është i tepërt, pasi nuk ke asnjë fakt dhe provë”, tha Kikia.

Por Hazizaj tha se ne kemi një katrahurë lidhur me këta fëmijë, pasi ato qëndrojnë në qendra për 24 ose 48 orë pranë kufirit dhe nga ana tjetër është e detyrueshme që të shoqërohen nga dy punonjës, një nga policia dhe një nga mbrojtja e fëmijëve.

‘Si zogjtë në një kafaz’- Repotazhi i televizionit publik gjerman: Eksperimenti i Italise për refugjatët në Shqipëri

Nga Wolfgang Vichtl, ARD Vjenë

Porti i vogël i Shëngjinit: Kjo është Shqipëria, në veri të kryeqytetit Tiranë, në bregdetin e Adriatikut. Qendra e re e pritjes së azilit, pak metra larg buzës së portit të Shëngjinit: Kjo është Italia.

Image

Zonë ekstraterritoriale në tokën shqiptare.

Ruhet nga personeli shqiptar, përdoret nga autoritetet italiane.

Kështu kanë rënë dakord Giorgia Meloni dhe Edi Rama.

Meloni, kryeministre e Italisë, udhëheqëse e partisë së djathtë post-fashiste “Fratelli d’Italia” dhe Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe drejtues i Partisë Socialiste të majtë, të Shqipërisë.

Me gjithë miqësinë që lidh të dy vendet, kritikët e kanë quajtur “Apéro pakti”. “Aperitiv” sepse u ra dakord gjatë vizitës së Giorgia Melonit në rezidencën verore të Edi Ramës vitin e kaluar.

Procedura e azilit të jashtëm

Projekti: kontraktimi i procedurave të azilit nga Italia në një vend të tretë të sigurt, Shqipëri.

Për të ndërtuar një qendër azili pranë bregdetit shqiptar për deri në 3000 azilkërkues, ç’ka është kritikuar shumë. Kohët e fundit, megjithatë, ajo që Italia po bën në Shqipëri është vërejtur me kuriozitet në rritje, përfshirë këtu edhe krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve partnere të Italisë në BE.

Testi i stresit fillon pikërisht në kohë, pak para samitit të BE-së për migracionin në Bruksel, me 16 azilkërkuesit e parë, të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare, në jug të ishullit italian të Lampedusa. Nëse do të kishin hyrë në ujërat territoriale italiane, nuk do të lejoheshin të çoheshin në Shqipëri. Por anija e marinës italiane “Libra” me 16 emigrantët nisi rrugën drejt portit shqiptar të Shëngjinit, një qytet me 8000 banorë që jeton gjithashtu nga turizmi, plazhet me rërë, laguna – dhe rezervati natyror në jug, gjithmonë përgjatë bregut të Adriatikut.

Mirë se vini në “Itali”

Por grupi i vogël i burrave nga Bangladeshi dhe Egjipti nuk arrijnë aq larg. Udhëtimi juaj i shoqëruar në metrat e fundit nga oficerë të policisë italiane, përfundon në qendrën e pritjes italiane, pikërisht në portin e Shëngjinit, i ashtuquajturi “hotspot” i parë i azilit.

Këtu azilkërkuesit identifikohen, regjistrohen, ekzaminohen nga mjekët – dhe më pas vazhdojnë me autobusin e policisë italiane, gjysmë ore me makinë, për në Gjadër – një fshat i vogël përballë kodrave karstike, pothuajse i shkretë. Këtu jetojnë veçanërisht pensionistë.

Ka një kafene, një dyqan të vogël.

Edhe aeroporti i vogël ushtarak shqiptar ishte i braktisur për një kohë të gjatë.

Tashmë aty ndodhet qendra e re italiane. Gjadër është stacioni i dytë pas formaliteteve të pranimit në “hotspot” në portin e Shëngjinit.

Një gardh metalik i lartë gjashtë metra, kontejnerë banimi dykatëshe dhe makineri ndërtimi në pjesë të kantierit. Këtu mund të krijohet hapësira për 3000 azilkërkues, kampi fillimisht do të jetë gati për 880 persona. Koloneli Agostino Piccirillo hap derën e një prej kontejnerëve të rinj të jetesës: Buongiorno – në “Itali”.

Një eksperiment italian

Një enë për katër persona. Katër shtretër metalikë, me ngjitëse të dukshme qartë: “made in Italy”. E gjithë qendra është e ndarë në tre zona. Më e madhja për ata që kanë aplikuar për azil dhe presin përgjigje. Kjo duhet të ndodhë pas një maksimumi prej katër javësh, duke përfshirë mundësinë për të apeluar.

Pak më e vogël: një qendër dëbimi për azilkërkuesit e refuzuar që as që supozohet të hyjnë në Itali.

Dhe 20 burgje për kriminelët e mundshëm. Gjithçka pas gardheve, me shumë kamera vëzhgimi. Punonjësit e agjencisë së OKB-së për refugjatët UNHCR duhet të kenë akses dhe të lejohen të vëzhgojnë procedurat.

E gjithë qendra është një eksperiment italian, “një marrëveshje historike, novatore” me Shqipërinë “për mënyrën se si të trajtohen emigrantët”, thotë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Një shërbim miqësie, “shlyerje e borxheve të vjetra” kur Italia pranoi refugjatët e shumtë nga Shqipëria, thotë kryeministri shqiptar Edi Rama, në italisht – kështu flasin shumë në Shqipëri.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen e quan “modelin Itali-Shqipëri” një “mënyrë inovative për të luftuar migracionin e paligjshëm”.

Politika e azilit në Gjermani: Aktgjykimi lë pak hapësirë ​​për refuzime

Eksporti i procedurave të azilit – sipas rregullave të BE-së

Italia po luan me atë që qeveritë e vendeve të tjera të BE-së kanë marrë në konsideratë: eksportimin e procedurave të azilit në një vend jashtë BE-së, por sipas rregullave të BE-së, siç shpjegon Fabrizio Bucci, ambasadori italian në Shqipëri.

Ai erdhi në Gjadër, javë para nisjes së operacioneve, për të promovuar “eksperimentin”, mbi të gjitha për të shuar shqetësimet: “Pra, brenda qendrave zbatohet legjislacioni italian. Do të ketë personel italian: oficerë policie, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, Ministria e Drejtësisë. Këtu zbatohen rregullat që zbatohen edhe në qendrat e emigrantëve në Itali.

Qendra ekstraterritoriale e azilit është ndërtuar, financuar dhe organizuar nga Italia. Thuhet se nuk është dhënë asnjë cent Shqipërisë për të lejuar ndërtimin e qendrës së azilit, thuhet se do të paguhet vetëm një kompensim prej rreth 16 milionë eurosh në vit, me një kosto totale të vlerësuar deri në 850 milionë për të gjithë projektin; paguar nga Italia.

“Si zogjtë në një kafaz”

Ka protesta të izoluara në vendpushimin bregdetar të Shëngjinit.

Në fshatin Gjadër, ku në rrugë takon pothuajse vetëm pleq, vështirë se e kanë problem qendrën e re të azilit.

Burri në dyqanin e vogël është i lumtur: “Ne kemi përfituar tashmë që kur filloi ndërtimi. E dini, fshati po lufton me emigracionin. Gjërat kanë ndryshuar vetëm me punëtorët e ndërtimit, imagjino kur të vijnë edhe emigrantët, do të ketë edhe më shumë. ”

Autoritetet italiane premtojnë se ushqimet duhet të blihen kryesisht në zonë. Do të ketë edhe disa vende pune për joitalianët.

Frika nga refugjatët, të gjithë të rinj nga vende që konsiderohen të sigurt?

Nuk e kanë as këtu.

Shqiptarët nuk kanë frikë, thonë në kafe. Dhe sidoqoftë, si do e kalojnë gradhin refugjatët, pyet dikush:

“Vetëm nëse fluturojnë 6 metra lartësi, atëherë po. Por ata nuk kanë asnjë shans të dalin jashtë.

Ata janë atje si zogjtë në një kafaz.”sn

‘Nuk dua një drejtësi që vepron me SMS ambasade’, Çollaku: Shumica e diplomatëve hajdutë me dashnore

Teksa në “Off the Record” në a2cnn po diskutohej puna e SPAK dhe dosjet e nxehta ku janë të përfshirë zyrtarë të mazhorancës apo opozitës, gazetari Basir Çollaku lëshoi dhe disa akuza të rënda ndaj diplomatëve të huaj në Shqipëri.

Sipas tij, drejtësia e re nuk duhet të funksionojë për të vepruar nga një mesazh i ambasadave të huaja, një pjesë e diplomatëve të të cilave kanë ardhur në vendin tonë për të vënë gjoba dhe për të zënë të dashura.

“Unë nuk e dua prokurorinë e posaçme që të veprojë apo mos veprojë nga një mesazh i çdo ambasade. Pavarësisht partneritetit dhe ndihmës së madhe të dhënë nga të huajt, një pjesë e të cilëve janë hajdutë këtu nëpër Tiranë, gjezdisin për gjoba e dashnore. Janë me emra nëpër video, nëpër filmime, por që kanë frikë mediat që t’i nxjerrin pasi turret trysnia qeveritare dhe diplomatike. Kanë sjellë kosto”, tha Çollaku në “Of the Record”. sn

Gjermania që, ben gjithshka për të pastruar të kaluarën e saj, iu jep strehim kriminelëve të regjimit komunist shqiptar Nga Leon Mirakaj

E di. Pak do jene ata që do lexojnë këtë status. Keq për ta

Dje u dënua me 10 vjet heqje lirie, ish agjent i policis sekrete të DDR (Gjermanis Lindore), Martin Naumann.

Ish agjenti sapo ka mbushur 80 vjeç. Gjermania me konseguencë vazhdon të hedhë dritë mbi të kaluarën e vet. Naumann u gjet fajtor për vrasjen e një të riu polak, Csesaw Kukuzcka.

I riu fatkeq në atë kohe, ishte viti 1974, tentoi të kalonte kufirin.

Ish agjenti i STAS-it e vrau atë. Nuk qe një vrasje mbi motive personale, siç qartësoi sentenca e gjyqit.

Qe një plan i qartë shtetëror-partiak që godiste cilindo që tentonte të kalonte kufirin( në këtë rast, ate drejt Gjermanisë Perendimore).

Pra, mbas 50 vitesh, gjykata gjermane dha vendimin e vet mbi këtë krim.

Gjykimi kish filluar ne 2023. Dje u tha sentenca. Krimineli i policisë sekrete gjermane, në ate kohe toger i saj, u denua me 10 vite heqeje lirie.

Ps: Për ata të pa informuarit. Stasi, policia sekrete e partisë komuniste gjermane, ishte versioni si dreq i sigurimit të shtetit komunist shqiptar.

Tek ne, nuk ka ende një të denuar per krimet e vrasjeve në kufi.

Përkundrazi.

Ish agjente të sigurimit i kemi kudo: në parlament, në administrat, në bisnese të rendesishme si dhe me karta e pashaporta legale të vendeve kryesore që janë ndeshur me komunizmin përgjatë luftes se ftohte.

Mes tyre, pikerisht Gjermania që, ben gjithshka për të pastruar të kaluarën e saj ndërsa, jep strehim kriminelëve të regjimit komunist shqiptar.

Alban Bala: Rama dhe KMSH bashkëpunuan për grabitjen e pronës tonë- Xhamia monument politik i pranisë së ish-Perandorisë Turke

Në emisionin “Kafe Shqeto,” të moderuar nga Flavio Qarri, ishte i ftuar Alban Bala, trashëgimtar i pronës ku është ndërtuar Xhamia e Namazgjasë, si dhe ekspert në fushën e komunikimit strategjik dhe marrëdhënieve me investitorët.

Gjatë bisedës, Bala ndau detaje të rëndësishme mbi një proces të gjatë gjyqësor, i cili ka vazhduar prej 10 vitesh, midis familjes së tij dhe shtetit shqiptar. Konflikti lidhet me pronësinë e tokës në të cilën është ndërtuar xhamia e Namazgjasë, si dhe me shkeljet e pretenduara që kanë ndodhur gjatë këtij procesi.

Bala sqaroi se familja e tij kishte rënë dakord me Komunitetin Mysliman për të vënë në dispozicion një pjesë të tokës së tyre për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë. Ai theksoi se marrëveshja fillestare përfshinte edhe një leje ndërtimi për një objekt civil pranë xhamisë.

Megjithëse fillimisht ata pranuan projektin dhe qëndruan mbështetës të ndërtimit të xhamisë, Bala vuri në dukje se gjatë viteve, parimet e marrëveshjes janë shkelur, duke akuzuar si shtetin shqiptar ashtu edhe Komunitetin Mysliman për keqmenaxhimin e çështjes.

Gjatë intervistës, ai shprehu zhgënjimin e tij për mënyrën se si është trajtuar kjo çështje, duke theksuar se, megjithëse kishin të drejtën ligjore për të kundërshtuar disa vendime, ata vendosën të respektojnë marrëveshjen fetare dhe morale.

Sipas Balës, problemi thelbësor qëndron në faktin se parimet islame që kanë udhëhequr marrëveshjen janë shkelur nga vetë përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman, që, siç tha ai, kanë bashkëpunuar në grabitjen e pronës.

Bala theksoi gjithashtu se do të vazhdojnë betejën gjyqësore me shpresën se drejtësia do të vihet në vend dhe se një ditë Shqipëria do të bëhet pjesë e vlerave europiane, duke reflektuar mbi çështjet e drejtësisë dhe pronës.

‘Ne kemi 10 vjet që jemi në gjyq me shtetin shqiptar, por të jemi të kthjellët për diçka.

Duke qenë se ne kishim rënë dakord me Komunitetin Mysliman, për të ndërtuar atje Xhaminë e Namazgjasë, duke vënë në dispozicion një pjesë konsistente prej mbi 700 e kusur metra katrorë për ndërtimin e xhamisë nga toka jonë.

Ne kemi nënshkruar, kishim një marrëveshje me ta, kjo marrëveshje prodhoi një leje ndërtimi që do të caktonte praktikisht një ndërtim civil pranë xhamisë dhe vetë xhaminë.

Ndërtimi civil u dizenjua nga arkitekti i xhamisë, studio SASA, sepse vendi që ata kishin kërkuar dhe pozicionimi ishte i tillë saqë ne thamë: “Ne nuk e bëjmë dot, bëjeni ju si e mendoni.”

Ata e dizenjuan atë ‘pallatin’ që ishte më pak se 10,000 metra katrorë, dhe prapë e pranuam, sepse ishim dhe mbetemi në favor të ndërtimit të xhamisë. Është shumë e rëndësishme ta them këtë.

Ne kemi ndjekur parime islame në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Parimet islame janë shkelur nga ata që, në fakt, paguhen, njihen dhe qëndrojnë për t’i mbrojtur. Komuniteti Mysliman praktikisht ka bashkëpunuar për grabitjen e pronës. Shteti shqiptar nuk kishte në plan të ndërtonte një muze, toka është grabitur me qëllimin që ne do ta shpronësojmë këtë për të ndërtuar muze, por nuk kishte asnjë lek për muze.

Sipas ligjit, teknikisht, ne mund të kishim ndërhyrë dhe të kishim goditur vendimin e shpronësimit sepse, pas 3 muajsh, nuk kishin filluar punimet.

Ne do të godisnim lejen për ndërtimin e xhamisë, por nuk e bëmë këtë sepse i qëndruam një marrëveshjeje. Kjo marrëveshje është fetarisht e qëndrueshme. Ne pritëm që Komuniteti Mysliman të reflektojë fetarisht, por për fat të keq, gjetëm përballë një palë tërësisht të verbër në aspektin moral.

Ne i qëndruam një parimi, parimit moral për dëmshpërblimin e ndershëm me çmimin e tregut. Për këtë ka të paktën 2 kazuse të qëndrueshme që ne ia kemi parashtruar gjykatës.

Kemi 10 vjet që jemi në gjyq dhe do të vazhdojmë procesin gjyqësor me besimin më të plotë që, mirë ose keq, një ditë ky vend bëhet Europë.

Problemi real është që ky vend bëhet për njerëzit, sepse ky vend po bëhet tashmë i pabanueshëm për njerëzit.

Domethënë, të ndërtohet xhami mbi tokë të vjedhur, domethënë të klasifikohet si i tillë objekti…

Politika turke e njeh Komunitetin Mysliman tërësisht të padenjë për ta marrë në dorëzim atë xhami dhe për atë arsye edhe imamin do ta sjellin nga Turqia, sepse praktikisht këta janë ndjekës të Gulen-it dhe janë armiq të asaj qeverie që e ndërtoi atë objekt.

Ai objekt nuk është ndërtuar për xhami; ai objekt është ndërtuar si monument politik i pranisë së ish-Perandorisë Turke në ish-territoret e saj në Ballkan.

Unë, në këtë mes, jam viktimë e grabitjes së shqiptarëve ndaj një shqiptari. Jam viktimë e grabitjes së myslimanëve ndaj një myslimani. Jam viktimë e keqtrajtimit dhe mashtrimit masiv.’- u shpreh Bala.

GAZMENT BARDHI: LETËR PUBLIKE GAZETARIT DHE DREJTORIT TË ABCNEWS SOKOL BALLA

I dashur Kol Balla,
Familja ime, bashkëpunëtorë dhe miq të mi, më nisën të shqetësuar një video (video më poshtë – pjesë e shkëputur nga editoriali hyrës i emisionit tënd) ku më “këshilloje” që të mos thellohem në denoncime pasi karma të kthehet herë në formën e Vinit (në burg) e herë në formën e Visit (i zhdukur dhe i dyshuar se është vrarë), dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur.
Të falënderoj shumë për “këshillën”, por më lejo të të informoj ty dhe përmes teje Edi Ramën, se unë kam vendosur t’i shërbej interesit publik, pra do të THELLOHEM në denoncime! Por si gjithmonë, me fakte e prova!
Fati i keq i Edi Ramës dhe kujtdo që leh për llogari të pushtetit të tij është që kurrë nuk ka ndodhur që denoncimet e mija me fakte e prova të kenë rezultuar të pavërteta. Propaganda i ka sulmuar për disa ditë, por nuk e ka mbuluar dot kurrë të VËRTETËN!
Prandaj, rri i qetë dhe mos u shqetëso për fundin tim! Ndërkohë, fillo e shqetësohu seriozisht për fundin e Edi Ramës dhe të kujtdo që leh çdo ditë për llogari të pushtetit të tij!

‘Euronews’: Shqipëria hap kapitullin e parë të anëtarësimit, mes trazirave politike dhe protestave të opozitës

Shqipëria çel sot grupkapitullin e parë të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo është konferenca e dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe unionit, 10 vite pasi vendi ynë mori zyrtarisht statusin e vendit kandidat.

Por hapja e bisedimeve zyrtare të pranimit në BE vjen disa ditë pasi mbështetësit e opozitës protestuan në rrugët e Tiranës, shkruan “Euronews”.

Presioni i brendshëm ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili ka qeverisur që nga viti 2013, është në rritje.

Mbështetësit e opozitës protestuan javën e kaluar në rrugët e kryeqytetit duke i bërë thirrje Ramës të largohej pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji dhe liderit të opozitës, Sali Berisha.

Opozita ka deklaruar se Rama po sundon me grusht të hekurt, duke i heshtur kritikët dhe duke abuzuar me pushtetin e tij për të pakësuar rivalët politikë.

Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i Himarës dhe eurodeputeti, u lirua nga burgu muajin e kaluar pasi u mbajt me akuza për blerje votash, të cilat u kundërshtuan nga Greqia. Kjo e fundit i vendosi kusht Shqipërisë që në rast se Beleri nuk lirohej, do të bëhej pengesë për anëtarësimin e vendit në BE. sn

‘Guantanamo’ gati- Çfarë tregon burgosja e afrikanëve në Shqipëri

Kur Edi Rama tha se kishte vendosur personalisht të ndihmonte Italinë për krizën e refugjatëve afrikanë, dashje pa dashje ai vuri në test aktet e politikës shqiptare. Nuk ishte hera e parë që shteti shqiptar vendoste të ndihmonte një mik, një aleat si Italia. Po nuk ishte as hera e parë që kishim përballë një komunitet në nevojë.

Për ndihmat modeste që Shqipëria ka dhënë përkundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës është krijuar tashmë një traditë. Kur kanë pasur ndonjë ngërç me komunitete të caktuara, SHBA e kanë gjetur zgjidhjen sapo kanë hedhur sytë nga Shqipëria; gjithnjë e gatshme të ndihmojë, në raport me kapacitetet që ka.

Vetëm se kjo ndihmë që i kemi dhënë aleatëve ka qenë e frymëzuar gjithnjë nga dy motive; së pari servilizmi, së dyti humanizmi.

Deri sot, dy motivet kanë qenë në harmoni. Meqënëse nuk binin ndesh njëri me tjetrin, ishte legjitime edhe ndonjë mburrje për humanizmin e shqiptarëve, që janë ndjerë në anën e duhur të historisë.

Rasti i parë, ishte ai i ujgurëve, një grup i përndjekur dhe i shpallur terrorist nga Kina që iu dha mundësia të nisnin një jetë të re në vendin tonë, pasi kishin vuajtur izolimin në burgun e Guantanamos, sepse edhe SHBA kishte dyshime se mos ata bashkëpunonin me talebanët. Kur ujgurët u nxorrën nga Guantanamo, asnjë shtet nuk i pranoi më. Me kërkesë të SHBA, Shqipëria strehoi 3 prej tyre në 2006, ndërsa në 2009 mori edhe 5 të tjerë.

Pas ujgurëve me kërkesë të SHBA erdhën muxhahedinët, të njohur ndryshe si opozita e Iranit. Fillimisht u strehuan disa qindra në 2013. Më pas e zgjeruan kampin në Manëz dhe sot numërohen mbi 3 mijë vetë. Një pjesë jetojnë në kamp. Të tjerë janë arratisur për t’u shpërndarë nëpër Tiranë.

Pas muxhahedinëve, me kërkesë të SHBA erdhën afganët, që u vendosën në Shëngjin në vitin 2021. Nga rreth 800 afganë që erdhën, një pjesë u larguan drejt SHBA. Të tjerët jetojnë ende në hotelet e Shëngjinit, të paguara nga shoqatat humanitare.

Natyrshëm, çdo kryeministër i Shqipërisë ka promovuar anën humane. Borxhin apo thënë ndryshe, servilizmin ndaj fuqive më të mëdha e ka lënë në plan të dytë.

Në 2006 kur iu përgjigj pozitivisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ujgurët, Berisha citohet të ketë thënë mes të tjerash “Qëndrimi ynë bazohet tërësisht në një çështje të të drejtave të njeriut”.

Më vonë Edi Rama kur fliste strehimin e muxhahedinëve, shprehej me krenari se “I dhamë strehë mijëra iranianëve, kur në vendin e tyre i rrezikohet jeta nga Teherani”.

Me mburrje legjitime, Rama doli në CNN në vitin 2021 pasi u kishte siguruar qindra afganëve akomodim në hotelet e Shëngjinit. “Kanuni i parë ligjor i shqiptarëve i shkruar shekuj më parë e ka të shkruar se “shtëpia është e Zotit dhe e mikut”. Ndaj, kush nga ata që dëshiron të qëndrojë edhe mund të qëndrojë” –shprehej Rama në një nga mediat më prestigjioze të botës.

Vetëm se me afrikanët, Shqipëria po tregon një fytyrë tjetër, ku nuk ka asgjë për t’u mburrur. Sepse mes humanizmit dhe servilizmit, ka fituar ky i fundit. Ndihma për Italinë është vetëm servile, nuk ka asgjë humane në të.

Bashkëpunimi për burgosjen e refugjatëve afrikanë ka në thelb interesin, për sa kohë kryeministrja e një vendi të fuqishëm si Xhorxhia Meloni mund të ndikojë në ecurinë e integrimit të Shqipërisë. Në harmoni këtu janë interesi dhe servilizmi.

Për komunitet e tjera që u mikpritën në vendin tonë, u ofrua strehim, ushqim, siguri, madje edhe ndonjë pagesë minimale. Kurse në rastin e afrikanëve oferta është burgu, izolimi brenda një kampi, ku 3 mijë vetë do të mbyllen brenda megjithëse nuk kanë kryer asnjë vepër penale.

Asnjë vend tjetër brenda Bashkimit Europian nuk ia lejon vetes një akt të tillë fashist. Madje as vetë Italia. Për ta bërë këtë, ka gjetur Edi Ramën, që tre vite më parë citonte Kanunin për të përshkruar mikpritjen e mikut në shtëpinë e shqiptarit, me të njëjtën lehtësi që sot thotë se nuk di gjë c’bëhet në shtëpinë e tij./Lapsi.al/


Send this to a friend