Pak ditë pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016, u hap edhe një debat i zjarrtë në media në lidhje me grumbullimin e lojtarëve të huaj që luajnë në Superligë në Kombëtaren Shqiptare.
Diskutimi më së shumti u bazua te sulmuesit, pasi në kampionatin tonë ka një sërë sulmuesish të huaj mjaft cilësorë.
I pari që pati shprehur dëshirën për të luajtur me Kombëtaren Kuqezi ka qenë Dos Santos i Gramozit, vite më parë.
Ai ishte një lojtar i shpejtë dhe në kulmin e tij para 5 vjetësh, mirëpo nuk ia arriti që të grumbullohej me kuqezinjtë.
Kohët e fundit diskutimi ka qenë për Olainkën e Skënderbeut, një sulmues i talentuar nga Nigeria që premton shumë. Ndërkohë që opinioni publik ishte i ndarë në këtë çështje, një tjetër nigerian, Ofojeh që aktualisht luan për Sopotin, mori pasaportën shqiptare.
Këtë e konfirmon një dekret i Presidentit Nishani për dhënien e shtetësive të disa personave.
Ofojeh i takon pasaporta shqiptare, pasi ka mbi 8 vjet që banon dhe luan futboll në Shqipëri dhe ligji e përcakton se pas 5 vjetësh qëndrim ke të drejtë të aplikosh për nënshtetësinë shqiptare.
Kështu, teknikisht, De Biazi mund ta thërrasë në kombëtare Ofojeh, edhe pse kjo ka pak të ngjarë të ndodhë realisht, pasi ai është shumë larg nivelit të sulmuesve aktualë të kuqezinjve.
Komentet