Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi bashkëpunëtorët e autorit të sulmit terrorist të ndodhur pak ditë më parë në Nice të Francës, ku mbetën të vrarë 84 persona si dhe qindra të plagosur.
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, zyra e Prokurorit në Paris ka njoftuar se ka paraqitur akuza për terrorizëm kundër 5 bashkëpunëtorëve të sulmit me kamion në Nice, ku mes tyre është edhe një çift shqiptarë, Artan H. dhe bashkëshortja e tij Enkelejda H., e cila ka edhe nënshtetësi franceze.
Prokurori Francois Molins, tha se shoferi i kamionit, Mohamed Lahouaiej Baouhlel, e kishte përgatitur këtë sulm së bashku me bashkëpunëtorët e tij, disa muaj më parë.
Komentet