…thuhet të ketë thënë kështu, “ngutu, jam duke i pirë yjet”, shpikësi Perignon derisa po e testonte shpikjen e vet, shampanjën, në v. 1670 – ndërsa sot de Bijenkorf e Holandës thoshte 2295 € për 1 shishe 3-litershe (Armand de Brignac Champagne – Ace of Spades)…
…dhe atë vetëm “online”, dmth. duhet porositur via dyqanit virtual, përndryshe s’ke si ndryshe – vetë, natyrisht, e di se gjërat e mira janë shtrenjtë, sa për shampanjat e shtrenjta dilte në krye të ofertave, i bie t’jetë më e shtrenjta që ofruaka de Bijenkorf, apo dhe cilado t’jetë ia vlen, champagne is champ… e qartë se Perignon ia pati qëlluar pikës, ishte “duke i pirë yjet” : )
…de Bijenkorf e Holandës shet gjithçka, ofron ndoshta dhe artikuj të padëgjuar, marka të padëgjuara, nëse jo ardhur nga Marsi.. atëherë patjetër se janë artikuj me çmime madhështore, me paketime ekstravagante, me tiketa të famshme, me logo luksoze, sytë jua magjepsin vizëllimat nga lloj-lloj “brandings”, sa për luksozitete e specialitete e keni garancinë 100%, madje mund t’ju “garantoj” dhe unë vetë, pa qenë fare tregtar : )
…nëse eventualisht “shopping” ju ofron kënaqësi, mos kërkoni tutje, e keni shansin të shpenzoni astronomikisht – e sidomos femrat, garant se mrekullohen me gjithçka, apo nëse jo me gjithçka… nëse kjo duket e tepruar, atëherë sëpaku me shumçka, sepse panumër markash të botës i ke grumbull në një vend, secila më e shtrenjtë se tjetra, secila markë më “interesante” se shoqja, pothuaj secila sosh aso origjinale, s’ka “vjedhur” gjë nga simotra e vet, larg qoftë, ruana zooot, s’ka huazuar detaje nga origjinaliteti i asnjë marke tjetër… etj etj plot këso detajesh të ububushme : )
…dmth. mrekullia vetë, s’ka si mohohet mrekullia e konsumerizmit, është diç si fatlumësi e shoqërisë moderne konsumeriste, s’ka si më bukur t’i kesh me qindra e me mijëra marka grumbull në një vend, është pothuaj njësoj si ai dyqani favorit i frutave poshtë pallatit (psh. në lagjet e Tiranës), e keni parasysh, e pamundur t’mos lumturohesh kur i ke të gjitha frutat dhe perimet e botës në një vend, në 1 dyqan të vetëm të lagjes, duket i vogël diç si mini-dyqan, nga jashtë pothuaj mezi hetohet por brenda i ke të gjitha…
…mini-dyqan magjik pikërisht në lagjen tuaj, imagjino sa sorollatjet e sa mundin jua kursejnë, kurrë s’është nevoja ta vizitoni një dyqan tjetër, qoftë dhe vetëm disa hapa tutje në lagjen tjetër, ose dhe mund të shkoni (1 herë të vetme, sa për ta shuar kureshtjen) por do i gjeni të njëjtat oferta, të njëjtat çmime, të njëjtat “lirime”, të njëjtat joshje etj etj plot këso detaje tregtarësh : )