Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) bëri të ditur se temperaturat kanë thyer rekordet në nivel botëror në gjashtë muajt e parë të vitit 2016
GJENEVË– Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO) bëri të ditur se temperaturat kanë thyer rekordet në nivel botëror në gjashtë muajt e parë të vitit 2016.
Në konferencën për media në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë, Drejtori i Programit Kërkimor të Klimës Botërore pranë WMO-së, David Carlson, tha se “Akullnajat në Polin e Veriut po shkrihen herët dhe shpejtë, kurse niveli i dioksidit të karbonit që rrit temperaturë globale ka arritur në shkallën më të lartë. Ndërkaq, në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 u thye rekordi i temperaturës globale”.
Komentet