Kampionati Evropian që sivjet mbahet në Francë, është hapur në një ceremoni zyrtare që u zhvillua në Stad de France.
Në mesin e 24 përfaqësueseve europiane, për herë të parë merr pjesë edhe kombëtarja shqiptare, e cila nesër zhvillon ndeshjen hapëse kundër Zvicrës.
Plot 30 futbollistë shqiptarë do të marrin pjesë në këtë kampionat me tri përfaqësuese të ndryshme.
23 lojtarë do të jenë pjesë e kombëtares shqiptare, gjashtë te Zvicra dhe një te Gjermania.
Ndeshja e parë hapëse do të jetë ajo mes Francës dhe Rumanisë.
Kampionati Evropian në këtë vit pritet të ketë shikueshmërinë më të lartë se më parë, pasi zhvillohen 20 ndeshje më tepër se në kampionatet e kaluara.
BBC raporton se në stadiumet e Francës gjatë Euro 2016 pritet të jenë prezent rreth 2.5 milionë tifozë.
Gjithsej në këtë kampionat zhvillohen 51 ndeshje, që janë 20 më tepër se në Kampionatin Evropian 2012.
Komentet