Avokat Spartak Ngjela shkruan se liderët e politikës të cilët do të preken nga Reforma në Drejtësi tani janë në hall.
Sipas tij Berisha dhe Meta nuk e tregojnë dot hapur hallin e tyre por flasin nëpër dhoma kundër ambasadorëve.
Ngjela shkruan se kreu i LSI-së, Ilir Meta thotë lart e poshtë se do ta ‘çmontojë ambasadorin Lu” dhe të gjithë ata që e rrethojnë e shohin me simpati.
Statusi i Ngjelës
Pushteti korrupton disa individë në një vend, kurse dobësia njerëzore korrupton shumë më tepër – kete na kanë thënë filozofët e mençur.
Ja, pra, shiheni edhe tek ne: dobësia njerëzore mban rekordin korruptiv.
Ky është bashkimi i sotëm në Shqipëri: ithtarët e sëmurë qorrazi pas pushtetit; që kanë rënë edhe në krime; dhe lukunia e dobësisë njerëzore individesh që nuk kanë asnje princip, që nuk njohin asnje lloj morali dhe që urrejnë pafundësisht njeriun e drejtë dhe vendosjen e drejtësisë në Shqipëri.
Si rregull, keta jana lakej, spiunë dhe shërbyesë deri në fund të asaj pakicës që vret për pushtet, por qe ka përfituar nga korrupsioni, dhe qe tani ndien pak frike. Po ky konglomerat amoral, shpejt u kthye në një marrëveshje që lufton gjithçka ligjore, të mirë dhe të ndershme, me çdo mjet.
Kjo sërë e gjate e korrupsionit që vjen nga dobësia njerëzore është më e pështira sot në shoqërinë shqiptare. Dhe e gjitha është tani e trembur, por edhe me mendimin top që asgjë nuk do ndodhë në Shqipëri kundër korrupsionit dhe krimit, sepse paguhet nga qarqet e larta, liderët e korrupsionit. Gjithmonë, mediokriteti nuk e parashikon dot humbjen e vet.
Megjithatë, te gjithe keta, diçka parandiejnë, dhe konstatohet se janë ngritur kundër çdo progresi në Shqipëri, madje edhe kundër çështjes kombëtare shqiptare. Kjo është në fakt natyra e dobësisë njerëzore. Ndër ta ka gazetare që nuk dinë të shkruajnë me koncepte; ka profesionistë mediokër që janë pasuruar nga shërbimet korruptive, injorantë që krekosen se mbrohen nga pushtetet e korupsionit të lartë, në fakt, janë te gjithë ata që menduan se do të mundnin Ameriken, meqë “ishin në fushën e tyre”. Por tani që po mbyllet gjithçka dhe po shohin se “heronjeve” të tyre iu kanë rënë pendët, janë hedhur kundër progresit historik të çështjes kombëtare shqiptare. Këta fyejnë kosovarët, ose përçajnë botën shqiptare për të prishur shansin e progresit kombëtar shqiptar. Hiqen herë-herë si lavderues të Kosovës, dhe nënvleftësuesëtë Shqipërisë, dhe herë – herë e trajtojnë botën shqiptare në Ballkan si krejt të pazhvilluar. Fyejnë shqiptarët nga një këndvështrim i barabartë me shtetet kudërshtare të shqiptarëve në Ballkan, dhe bëjnë çmos që të mos ketë një bashkimi midis Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe flasin përçart, për ca çështje historike qe nuk i njohin fare, dhe gjithmonë kundër Shqipërisë. Madje shkojnë deri te Skënderbeu, dhe flasin dokrra ahistorike kundër tij: ca si neoosmanët dhe ca si serbët.
Por, edhe pse nuk janë shumë të thellë, prapë e kanë kuptuar se ka një proces shqiptar në Ballkan, të cilin ata nuk e duan. Por, po ta kërkosh arsyen se përse janë kundër këtij procesi, me e afërta është që këta janë viktima të mediokritetit të tyre. Nga niveli i ulët intelektiv, nuk e kuptojnë dot as politikën e lartë, as historinë si shkencë. Por revoltën e brendshme që iu vjen nga moskuptimi i fenomenit, e nxjerrin jashtë si mllef kundër shqiptareve: duan të sundojnë, por s’muden, duan të shkëlqejnë në letra, por janë medioker: atëherë bëhen analistë politikë, dhe hapin portale ose shkruajnë mediokritete pro korrupsionit shqiptar, ca me Saliun dhe ca me Metën, për të fituar diçka. Disa të tjerë që paguhen direkt, janë më injorantët e të gjithëve, se kuptohen që janë në hall, ngaqë u kërkohet intriga politike. E ç’intrigë do bëjnë këta të mjerë sot kur politika shqiptare është ndarë : pro ose kundër Amerikës? Dhe bukuria e mjerimit të mediokritetit kundër, është se, as ata dhe as liderët e tyre që paguajnë, nuk dalin dot hapur kundër Amerikës.
Realisht ky është një humor i madh, sepse hallexhinjtë, që nga Saliu dhe Meta. .. e deri te mbrojtësit e tyre qesharakë, nuk e tregojnë dot hallin e tyre hapur, por flasin nëpër dhoma kundër ambasadorëve. “Do ta çmontoj Donald Lu- në” – thotë Meta bodrumeve, dhe ata fakirë që e dëgjojnë dhe që s’kuptojnë dot asgjë, e shohin me shpresë e me simpati. Por kështu iu thonë edhe mbrojtësve të shtypit që flasin dokrra në favorin e tyre: domerhene “është faji i ambasadireve”. Saliu kështu i ka gënjyer gjithnjë radhët e veta, por këtë herë e pati të vështirë.
Po ta shohësh me vëmendje, konkludon se të gjithë kata, liderë dhe lakej bashkë, e dinë se kanë humbur po nuk e besojnë.
Po sa do vazhdojnë kështu?
Derisa të sëmurët që i drejtojnë të deklarojne: “nuk paskëshim qenë në ëndërr”.
Komentet