Ish-ministri i Drejtësisë Spartak Ngjela e vlerëson si mjaft pozitive nënshkrimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe FBI-së, e cila u firmos pak ditë më parë.
Sipas Ngjelës, hetimi i korrupsionit dhe krimit nga një organ ndërkombëtar i specializuar do t’i japë fund epokës së neopunizmit.
Pavarësisht se ish-deputeti thekson se do të ketë përpjekje për sabotim të brendshëm, Ngjela thotë se procesi do të vijojë dhe se këtë javë do të jepen shenjat e para.
Në cilën gjendje jemi sot si shoqëri?
Spartak Ngjela
Jemi në një situatë, e cila në histori do te hyjë me këtë gjykim: shqiptarët, pas diktaturës puniste, si terrorizëm shtetëror, u pushtuan shoqërisht nga neopunistët, si dhunim moral antiprogres.
Pse, a nuk është neopunuzëm momenti kur një bandë vjedhacakësh, me metoda puniste, dhunon votën pasi ka dhunuar më parë shtetin me anë të korrupsionit të përgjithshëm?
Pse, a nuk ishte vetë punizmi dhunimi moral i shtetit qe ky të mos strukturohej me anë të votës së lire?
Pse, a nuk eshte i barabartë ekuacioni kur themi se: punizmi dhunonte moralisht shoqërinë për të mbajtur pushtetin me dhunë, dhe kur themi se, neopunuzmi e ka dhunuar moralisht shoqërinë me vjedhjen e tij korruptive, që me këto pará të vjedha të mos lejojë zgjedhje të lira në Shqipëri, dhe të sundojë gjithmonë vete?
Kjo eshte gjendja e deritanishme, por, a do të ndryshoje?
Vetë ne e kishim të pamundur ta ndryshonim, sepse, me këtë “akuzë universale” që dëgjojnë shqiptarët nga secili për secilin politikan, e kanë të pamundur të bashkohen me të drejtën. Kur e vërteta dhunohet përditë nga shpifja, dhe kur shpifja sundon politikën e një vendi, askush nuk mund ta dije se cila është e drejta…
Shqiptarët nuk kanë fare faj pse besuan për një jetë të mirë te njerëz të padrejtë, injorantë dhe të liq që dolën befas si “shpëtimtarë”. Por koha duket se po iu ndih shqiptarëve tani kur ata nuk kanë më forcë për t’u rreshtuar me të drejtën.
E pra, po hetimi i të keqes dhe ligësisë shqiptare nga një organ ndërkombëtar i specializuar, a e shëron këtë gjendje?
Kjo eshte zgjidhja. Prandaj shqiptarët e mirëpritën me optimizëm nënshkrimin e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me e FBI-në. E keqja, ligësia shqiptare, krimi dhe korrupsioni do të hetohen nga FBI.
Këtu nis fillimi i fundit të neopunizmit. Prandaj ka sot optimizëm në Shqipëri.
Por, a mund te ketë një sabotim të brendshëm kjo çeshtje? Janë të shumtë ata pushtetarë që janë trembur. Por mendoj se procesi do të vijojë. Kjo javë do të japë shenjat e para…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar NATO-n për 76-vjetorin e themelimit të Aleancës Atalantike, duke theksuar rëndësinë e kësaj aleance për paqen dhe sigurinë botërore.
Në një . . .
Shpopullimi i vendit rrit kërkesën e të moshuarve të mbetur vetëm, për tu strehuar në qendrat e azilit. Në Fier, shtëpia e të moshuarve ka ezuruar të gjitha kapacitet, pasi sipas dr . . .
Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqitet në prokurorinë e posaçme.
Mësohet se arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtete . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha v . . .
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përkujtuar sot martirët e 2 Prillit 1991 në një ceremoni në Shkodër, duke theksuar se ata mbeten një burim frymëzimi për çdo qytetar që be . . .
Takimi Osmani-Lammy në Prishtinë, më 2 prill 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka propozuar të mërkurën sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së . . .
Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh, ndërsa 61% konsiderohen si depozitues të vegjël dhe kanë kursime deri n . . .
Kosova do të mirëpres përmes FSK-së ushtrimin më të madh ushtarak në Europë, “Defender Europe 25/immediate Response”.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, e ka bërë të d . . .
Takimi mes kryediplomatit britanik dhe kabinetit qeverisës të Kosovës.
Radio Evropa e Lirë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur datën 15 prill 2025 për zhvillimin e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, sipas një njoftimi nga Zyra e . . .
Ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e fundit, duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u konstatua një ikje masive.
Teksa në 2015-n e dhëna u reflektua direkt . . .
Komentet