Ngjashmëri e pafundme
E fushës së tërë,
Bora e zbërdhulme
Ndrin si rërë.
Një qiell i bakërt
Tuaf i mekur
Ku hëna shfaqet
Për të lindur dhe vdekur.
Si re të mëdha
Lisat nëpër mjegull
Në pyjet pa skaj
Pranë grisë pezull.
Një qiell i bakërt
Tuaf i mekur
Ku hëna shfaqet
Për të lindur dhe vdekur.
Sorra azmatike
Dhe ujq të uritur
Çfarë të zezë ditën
Sjell për ju ky dimër?
Ngjashmëri e pafundme
E fushës së tërë,
Bora e zbërdhulme
Ndrin por si rërë.
Komentet