Në çdo punë, hera e parë duket e vështirë, pastaj herave të tjera gjithnjë e më lehtë, derisa shndrrohet në pasion. E pasionet sikurse profesionet janë të llojeve dhe natyrave të ndryshme. Çdo profesion i ka masat dhe kriteteret për arritjen e rezultateve të dëshiruara .
Mirëpo politka i ka specifikat e veqanta nga të gjitha profesionet e tjera. Për të qenë i suksesshëm në politikë duhet plotësuar disa kritere që janë në kundërshtim me tiparet dhe vetitë e një njeriu serioz dhe të sinqertë.
Për politikanët kosovarë, gënjeshtra dhe mashtrimi janë shndrruar në çelës të suksesit, ndërsa hajnia në çelës të pasurimit të tyre. Përveq këtyre pasioneve, politikanët kosovar janë pajtuar edhe me turpin si dukuri të zakont në jetën e tyre,…kur vjedhin e mashtrojnë nuk ndihen të turpëruar, madje as kur tradhëtojnë njëri-tjetrin dhe elektoratin e tyre nuk ju skuqet fare fytyra !
Me këto metoda të veprimit, politikanët e ditëve të sotme i kanë sjellur shumë të mira materiale vetës, familjeve dhe farefisit të gjërë të tyre, duke filluar nga postet e privilegjet e pushtetit e deri tek pasurimi i skajshëm.
Deri në çfarë mase politika e zhvesh njeriun nga vlerat dhe dinjiteti njerëzor, besa dhe trashëgimia familjare e dëshmoi seanca e fundit e parlamentit të Republikës së Kosovës, me rastin e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Kalimi nga 50 vota (nga raundi i parë) në 71 vota në raundin e tretë të votimit, fletë qartë për tjetërsimin e vlerave njerëzore në antivlera. Shitja dhe kontrabandimi i vullnetit të qënjeve njerëzore (deputetëve) ndodhi sikurse kontrabandimi i bagëtive në treg,…kjo e dëshmon nivelin skajshmërisht të ulët të përcaktimit politik të disa deputetëve të LDK-së.
Mënyra se si u kontrabandua vullneti i 14 deputetëve të LDK-së, mbetët çështje për t’u diskutuar; se a ju nënshtruan presionit psikologjik, frikës së humbjes së karrigës së deputetit apo u nënshtruan para shumave të mëdha të parave?!
Mendoj, se të triat bashkarisht ndikuan në ndryshimin e mendjes së deputetëve të LDK-së.
Këtë mënyrë të nënshtrimit do ta quaja edhe si psikologji të robit, të nënshtrimit, të degradimit të vlerave.
Të gjithë ata, që ndanë mendjen e të qendruarit besnik ndaj pushtetarëve aktual, qofshin deputet apo mbështetës të tyre, s’janë gjë tjetër veqse robër dhe të nënshtruarit e të gjitha pushteteve në Kosovë, nga koha e regjimit Titist, Millosheviqian e deri të ky i sotmi,…i cili me aq përbuzje dhe nënçmim e trajton vullnetin e qytetarëve të vendit të vet, duke tjetërsuar vlerat kombëtare (himn e flamur), cenuar sovranitetin (me Zajednicë) dhe tkurrur integritetin territorial të shtetit (me demarkacion).
Vargu i degradimit të institucioneve shtetërore nga pushtetarët aktual është aq i gjatë, saqë nuk mjafton një shkrim autorial,…jo as një numër special i gazetës nuk mund t’i përfshijë të gjitha aferat korruptive të qeverive të pas 17 Shkurtit 2008-s në Kosovë.
Çdo e keqe, e ka të mirën mbrapa, thotë populli !
Deputetëve të LDK-së që votuan pro-Thaçit president, u është krijuar një mundësi e mirë, që tani e tutje fotot e Thaçit që i mbanin në dhomat e fjetjës (qilere të grave), mund t’i vendosin hapur nëpër zyrat dhe sallonet luksoze të shtëpive të tyre, si “institucionalista” të përbetuar, në të kundërtën do të bien ndesh me verdiktin e tyre në parlament !
Mirëpo, pavarësisht se si do të veprojnë, një gjë nuk duhet të harrojnë deputetët e LDK-së; PDK-istat, as dje, as sot, as nesër dhe asnjëherë nuk do t’i vendosin fotografitë e presidentit historik në zyrat dhe shëpitë e tyre.
Ndjejë dhembsuri për disa shpirtëra të virgjër, që nuk e njohin zanatin e politikës e që u keqpërdorën nga lideri i LDK-së dhe presidenti i sapozgjedhur në seancën e fundit të parlamentit, siq ishte vajza e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe sa të tjerë, që (me)padashjen e tyre kan hyrë në valle me djajtë!
Se sa janë të përkushtuar kleptothaçistët e LDK-së për rugovizmin, po ua ilustroj një shëmbull sa të thjeshtë po aq simbolik; në kohën kur qe arratisur Meli nga LDK-ja, kishte aderuar në AAK-në e Ramush Hradinajt me ëmblemën e Presidentit të Kosovës,….pas dështimit të synimeve politike me AAK-në, u kthye sërish në LDK, por pa ëmblemën e presidentit.
Nuk i dihet, mbase kostumet e saj “burrërore” janë në pritje të një ëmbleme të re,…por shkaku i ngatërrimit të filozofive politike, siq duket do t’i marrë edhe pakëz kohë !
Komentet