Ndodhi edhe këtë herë. Në mënyrë të paparalajmëruar dhe surprizë edhe për vetë organizatorët e takimit në Hong Kong, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka hapur një tjetër ekspozitë.
Është hera e tretë që Rama e bën këtë gjë, dy herë në Gjermani dhe tani në kontinentin e largët. Azia është dimensioni i ri, që priti piktorin nga Shqipëria e vogël, por që kësaj rradhe i ka lënë të gjithë me gojë hapur.
Të pranishmit e shumtë pasi e kanë pëlqyer këtë surprizë kanë kërkuar që të gjejnë ndonjë shenjë nga vendi i Edi Ramës, Shqipëria, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Ai la pas krahëve detyrën e kryeministrit dhe për të gjithë admiruesit e tij në Kinë, tha disa fjalë në çelje të ekspozitës, siç duket edhe në fotografinë më lart.
Komentet