Jozefina Topalli, Drejtuese Politike e PD-së për Diasporën, nëpërmjet një postimi në Facebook ka risjellë në vëmëndje mbështetjen dhe bashkëatdhetarizmin e shqiptarëve në 10 vjetorin e Shoqatës së Bamirësisë Open Hand Association. Inc në Brox, Nju Jork.
Topalli është shprehur në postim për vlerat e mëdha që kanë shqiptarët jo vetëm në vend por në të gjithë botën duke treguar traditat, kulturën, solidaritetin dhe bujarinë.
Ndër të tjera në postim ajo përmendi dhe emra të cilët janë si një referencë për komunitetin shqiptarë në Bronx.
Postimi i plotë:
Në 10 vjetorin e shoqatës së bamirësisë Open Hand Association. Inc në Bronx.
Si kudo në botë edhe në Nju Jork shqiptarët janë të njohur për zemrën e tyre të madhe dhe përkushtimin e tyre të palodhur ndaj komunitetit dhe traditave. Ata kanë sjellë me vete një ndjenjë të veçantë krenarie dhe solidariteti, të rrënjosur në historinë dhe vlerat e shoqerise shqiptare, duke i përçuar këto vlera tek gjeneratat e reja dhe tek shoqëria që i rrethon.
Diaspora shqiptare, eshte e pranishme dhe e angazhuar, shpesh në rresht të parë për t’i shërbyer bashkatdhetarëve dhe për të mbështetur kauza që lidhen me vendlindjen. Ata ruajnë gjallë traditat e tyre të veçanta, duke organizuar festat, ceremonitë dhe aktivitetet kulturore që pasqyrojnë kulturën e pasur të malësisë shqiptare.
Përveç kësaj,shqiptarët edhe në Nju Jork janë të njohur për bujarinë dhe solidaritetin e tyre në ndihmë të të tjerëve. Në raste krizash apo fatkeqësish, ata janë ndër të parët që mobilizohen për të mbledhur ndihma dhe për të mbështetur ata që kanë nevojë, qofshin në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë në botë. Ata përfaqësojnë një shpirt të madh komuniteti dhe një zemër të hapur për bamirësi, duke qenë gjithmonë të gatshëm të sakrifikojnë për mirëqenien e të tjerëve.
Shqiptarë si Aleksandër Nilaj, Toni Musaj e Vera Markaj janë pika reference për komunitetin shqiptar në Bronx, New York me veprat e tyre, dashurinë, përkushtimin e tyre të palodhur e dedikimin profesional e shpirtëror në shërbim të komunitetit shqiptar.
Nje falenderim te vecante per Viktorin, Luigjin ,Saimirin per punen e dashamiresine e tyre
sn
Artikulli eshte ispirues! Une do te shtroja pyetjen: Kur ne shqiptaret e ndershem do te mesojmè dhe te gjejmè kurajon demokratike, per te trajtuar klasen tone politike per veprat e tyre? ! Lideri politik akuzohet per korrupsion ,per mashtrime ,per vjedhje, akuzohen per manipulim votash , per lidhje me trafikun e droges etj. Ketu mundemi te sjellim dy statistika te cilat pasqyrojne katastrofen e politikes te korruptuar . Sipas gallup 56% e popullit shqiptare deshiron te emigroj , jemi nen kampion bote pas Sierra Leones qe vazhdon luften civile prej 30 vjetesh !Oxfam, nje nga institutet me prestigjose per kerkimet ekonomike e ka renditur qeverine shqiptare si qeverinè e katert me te keqe te botes ne luften kunder pabarazisè.Qeveria shqiptare renditet ne zonen e turpit, krahas vendeve si Nigeria, Bahreini dhe Mianmari. Keto jane vende, pasuria e te cilave zoterohet nga nje grusht i vogel njerezish ku qeverite, jo vetem qe nuk bejne asgje per te luftuar pabarazine, por me politikat e tyre favorizojne oligarket. Fakti qe sot kemi Presidentin e Republikes te kapur ne akte korruptive ,tregon se sa i kalbur eshte sistemi politiko -gjyqesor. Akti antikushtetues i ndryshimi te ligjit 449, perben amnistin per te gjitha dosjet korruptive dhe vrasjet politike, ky akt saboton reformen e drejtesis, me pasoja te renda per lirin dhe demokracin e Shqiptareve. Autoret e te cilit jane Edi Rama,Ilir Meta,ne bashkpunim me Lulzim Bashen dhe Sali Berishen.Kujtojme se nuk mjafton te flasim me emocione ,kur na perket direkt neve pasoja e politikes korruptive!