Aktorja e talentuar Justina Alia dhe malli i saj për vendlindjen
– Shënime, mbresa dhe përftesa për teatrin poetik.
“Mall për Vendlindjen”, skenariste: Justina Alia –
1. Në mesin e muajit maj 2024, aktorja e shquar Justina Alia, kësaj here ndryshe nga të tjerat, përmes mallit e kujtimeve pafund udhëtoi drejt Shkodrës, si skenariste, regjisore, aktore, kostumografe për të vënë në skenë teatrin e saj poetik të titulluar: “Mall për Vendlindjen”. Dhe vetiu, në këtë udhëtim të magjishëm, zëri i saj që i ngjan bilbilit këndon ëmbël si në një ninullë këto vargje muzikale: “Sa herë kthehem në qytetin tim ,/ të bukurat jare bilbila ç’më kujton…, / një pjesë të gëzimit të saj jam dhe unë.”
Justi erdhi. Vallë, po hapat, ku po e çojnë?! Fillimisht ka ardhur të zgjojë fëmijërinë, adoleshencën, rininë e parë, skenën e teatrit “Migjeni” ku për shumë vite interpretoi dhe këndoi… Me një dosje në dorë, ku “jeton” skenari i shfaqjes ngjit ngadalë-ngadalë shkallët e teatrit (tashmë të njohur e të dashur) gjithë emocion. Nuk ka nevojë të trokasë te porta. E njeh ajo. Nuk ka nevojë të jetë “e huaj dhe e panjohur” në skenë. E njeh ajo. Papritur, dëgjon një zë që i flet si nëna: “Justi, mirë se erdhe!” Është malli i Vendlindjes brenda shpirtit që i flet, është malli i pashuar që e puth përjetësisht.
– Mirë se erdhe, bijë!
Dhe kështu na erdhën të gjalla e plot jetë lirikat e Rreshpjes, të Lefter Çipës, tragjikja e Mjedës, fabulat me humorin fin të Dritëro Agollit, lodërzimet e ëmbla të dashurisë të Ali Asllanit, bota e bukur e plot dritë të vargjeve nga pena e Ledia Dushi etj, etj. Dhe kështu, ky teatër poetik me magjinë e tij që na fali Justi i ngjante një qielli me plot yje shkëlqimtarë e ëndërrimtarë. Mbase dhe vetë teatrik poetik ishte një ëndërrim i bukur!
2. Teatri poetik i Justit ka një CV të pasur me emra poetësh, që i dhanë emër dhe dritë letërsisë shqipe në vite dhe dekada. E kujdesshme, përmes një kulture poetike, ka zgjedhur një buqetë poezish, ku në krijimet e tyre kanë firmosur fuqishëm poetë si: Mjedja, Ali Asllani, Lefter Çipa, Fred Rreshpja, Ledia Dushi, Dodë Kaçaj etj. Secili është panteon më vete, dhe gërshetimi e harmonizimi i tyre përmes kodeve estetike u kanë dhënë jetë vargjeve interpretimet e shkëlqyera të aktorëve Justina Alia, Merita Smaja, Rajmonda Marko, Jozef Shiroka, Astrit Fani, Simon Shkreli, Fritz Selmani, të cilët fituan dhe duartrokitjet e spektatorëve shkodranë, që për ta kjo natë mbeti një kujtim i bukur dhe i paharruar.
Teatri poetik i konceptuar dhe i strukturuar nga Justi ishte konceptuar në një mënyrë interesante, shpesh befasuese dhe admiruese, siç ishin lëvizjet dhe marrëdhënia skenike. Në lëvizjet interpretative ishte një treshe që ishte bërthama e teatrit poetik e, që lëvizte në mënyrë elegante dhe komunikimi mes tyre pushtonte skenën dhe poezia shpërfaqej me spektrin e ngjyrave të madhështisë e të muzikalitetit të kësaj gjinie artdashëse. Sigurisht, peshën kryesore e mbante aktorja Justina Alia e bashkëshoqëruar me zërat e ngrohtë që të kujtonin puhiza malli të aktoreve: Merita Smaja dhe Rajmonda Marko. Si një dekor i bukur lëvizës, gjallërues e plot nerv poetik që teatrit poetik i jepnin frymëmarrje më të gjerë ishin dhe interpretimet e Jozefit, Astritit, Simonit dhe Fritzit. Dhe kështu na erdhën të gjalla e plot jetë lirikat e Rreshpjes, të Lefter Çipës, tragjikja e Mjedës, fabulat me humorin fin të Dritëro Agollit, lodërzimet e ëmbla të dashurisë të Ali Asllanit, bota e bukur e plot dritë të vargjeve nga pena e Ledia Dushit etj., etj. Dhe kështu, ky teatër poetik me magjinë e tij që na fali Justi i ngjante një qielli me plot yje shkëlqimtarë e ëndërrimtarë. Mbase dhe vetë teatrik poetik ishte një ëndërrim i bukur!
Justi erdhi. Vallë, po hapat, ku po e çojnë?! Fillimisht ka ardhur të zgjojë fëmijërinë, adoleshencën, rininë e parë, skenën e teatrit “Migjeni” ku për shumë vite interpretoi dhe këndoi. Me një dosje në dorë, ku “jeton” skenari i shfaqjes ngjit ngadalë-ngadalë shkallët e teatrit (tashmë të njohur e të dashur) gjithë emocion… Nuk ka nevojë të trokasë te porta. E njeh ajo. Nuk ka nevojë të jetë “e huaj dhe e panjohur” në skenë. E njeh ajo. Papritur, dëgjon një zë që i flet si nëna: “Justi, mirë se erdhe!” Është malli i Vendlindjes brenda shpirtit që i flet, është malli i pashuar që e puth përjetësisht…
3.Në gjithë orën e këndshme të shfaqjes, ndritën dhe dy yje që i dhanë dritë të mëtejshme teatrit poetik, siç ishin kori polifonik “Prenkë Jakova” drejtuar nga Mjeshtri Gjon Shllaku, si dhe “Mall për Vendlindjen” që Justi i fali (kësaj here e si gjithmonë) kësaj kënge të pamoshë: zërin, zemrën, mallin dhe kujtimet…
Vërtet teatri “Migjeni” i Shkodrës shumë vite më parë në këtë skenë kishte ndjekur me ëndje teatrin poetik të Shkollës së Artistit të Madh ‘Serafin Fanko’, dhe ja… kjo rrugë nuk mbeti e heshtur dhe e zbrazur, sepse erdhi Aktorja e dinjitetshme e plot pathos Justina Alia, që jo vetëm i dha dritë këtij zhanri, por mbi të gjitha përmes mallit të Vendlindjes rikujtoi poetët që nuk njohin vdekje, por përjetësi. Këto i gjetëm dhe i pamë në këtë teatër poetik të realizuar artistikisht nga mjeshtëria e Aktores së talentuar Justina Alia.
Talenti i saj solli Kohën Justiniane.