VOAL

VOAL

NGA VITI 2019 DIASPORA E BOJKOTON PUSHIMIN NË VENDLINDJE ME KËTË EDHE RRUGËN NËPËR SERBI

July 5, 2018
5 Comments
  • author avatar
    Anonymous 6 years ago Reply

    Shume mire jua bajne .shqiptaret harrojne eper nje interes te vogel i bejne bisnes serbise.Kjo tregon nivelin e baltosur te shqiptarve qe i perulen serbve, plehra te gjithe ata qe i bejne bisnes srbise.

    • author avatar
      Fatjona 6 years ago Reply

      Bravo,kasntu asht

  • author avatar
    Fatjona 6 years ago Reply

    Ne mali e zie asht ma mir. Ne serbi ka shum band ne rrug.

  • author avatar
    BERATI 6 years ago Reply

    DIASPORDHE E BYTHES QE MERTE ME KENGE E VALLE NDERSA DIASPORAT E FQINJEVE BEJNE APOP DIKTOJNE QEVERITE E SHQIPERISE KOSOVES MAQEDONISE PRA FAKTORIN SHQIPETAR

  • author avatar
    Maki 6 years ago Reply

    Ne nuk shkojm ne vitin e ardhshem edhe per veq martelltimet e shteteve qe i ceket por edhe mikpritja ne vendlindje jo e volitshme

Komentet

Mërgata e Kosovës do të mund të votojë në ambasada dhe në konsullata në 22 shtete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mërgata e Kosovës do të mund të votojë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në ambasada dhe në konsullata në shtetet ku jeton.

Në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur të mërkurën, Kurti ka thënë se kjo është bërë e mundur pas ndryshimit të ligjit.

“Do të jenë gjithsej 22 kuti postare, në 22 shtete të ndryshme. Kurse votimi fizik do të organizohet në 35 përfaqësi diplomatike dhe konsullore në 22 shtete”, ka bërë të ditur ai.

Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohet për të drejtën për votim jashtë vendit, teksa ka kujtuar se afati është i hapur deri më 26 dhjetor.

“Po i drejtohem mërgatës sonë, nga mbledhja e Qeverisë, sepse vota e tyre ka qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj qeverie. Siç ka qenë edhe kontributi i saj përcaktues për fatin e mirëqenien e vendit tonë ndër vite”, është shprehur ai.

“Votimi përmes postës brenda vendit, dhe nëpër ambasada e konsullata, është fitore e madhe për mërgatën tonë punëtore e patriotike”, ka thënë Kurti.

Sipas kryeministrit, “deri më tani, padrejtësisht, mërgata është ballafaquar me vështirësi burokratike e barrë financiare, e cila herë ua ka pamundësuar votimin, e herë e ka dekurajuar pjesëmarrjen në votim”.

Diaspora e Kosovës është e përqendruar kryesisht në Gjermani, Zvicër, Austri dhe vende të tjera të Evropës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, deri në fund të vitit 2018, ka qenë mbi 850.000.

Ndonëse partitë politike në Kosovë kanë nisur prej javësh takime dhe tubime me diasporën kosovare, por edhe me qytetarë brenda Kosovës, me rregulloren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve periudha e fushatës së zgjedhjeve fillon 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Në rastin konkret, sipas KQZ-së, periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, fillon zyrtarisht më 11 janar, 2025.

KQZ ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas një njoftimi për media, pas mbylljes së afatit zyrtar, në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Në mesin e subjekteve janë parti shqiptare, të komunitetit serb, dhe komuniteteve tjera më të vogla në Kosovë.

KQZ-ja duhet t’i konfirmojë listat më së voni deri më 25 dhjetor.

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.REL

“Mbi 1 milion votues jashtë”, KQZ: Të shtyhet afati për ID e skaduara, ja si do të monitorohet procesi

Nga 11 janari deri në 11 mars të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë dhe që duan të ushtrojnë të drejtën e votës në 11 maj mund të regjistrohen në platformën e ngritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve i pranishëm në nënkomisionin parlamentar të diasporës siguron se vota e emigrantëve është mbrojtur pasi janë një sërë mekanizmash të ngritura që garantojnë transparencë dhe numërim të drejtë. Ilirjan Celibashi njoftoi se para Krishtlindjeve do të ketë një demonstrim të funksionaliteteve të platformës elektronike të regjistrimit të votuesve nga jashtë, me qëllim që në datën 11 janar 2025 kjo platformë të jetë funksionale dhe të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Në fjalën e tij në nënkomisionin e Kuvendit për diasporën dhe migracionin, në lidhje me përgatitjen dhe mbarëvajtjen e procesit të votimeve për qytetarët jashtë Shqipërisë, Celibashi tha se, procesi i përgatitjes së votimit nga jashtë ka shkuar në përputhje me të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor, përfshi këtu edhe në kuptim të afateve që ky kod ka përcaktuar, për aspekte të ndryshme të karakterit normativ apo organizativ të votimit nga jashtë. Procesi merr 60 ditë, teksa qeveria ka garantuar buxhet të plotë, duke llogaritur 100 mijë votues emigrantë, por është shprehur e gatshme ta mbulojë postën e dërgimkthimit edhe nëse do të jenë më shumë votues në Diasporë. Ai shtoi se janë një milion e ca votues jashtë Shqipërisë dhe ka shumë pa dokumente të vlefshme, ndaj duhet bërë përjashtim për ta, që të shtyhet afati i dokumenteve të pavlefshme me rastin e zgjedhjeve. Celibashi u shpreh pro shtyrjes së afatit për dokumentet e emigrantëve, por jo për ata në Shqipëri.

“Tashmë Komisioni Rregullator pranë KQZ ka miratuar thuajse të gjitha aktet kryesore normuese me qëllim realizmin e votimit nga jashtë. Besoj që para Krishtlindjeve do të kemi një demonstrim të funksionaliteteve të këtij sistemi me qëllim që në datën 11 janar kjo platformë të jetë funksionale dhe ashtu sikurse e ka parashikuar Kodi Zgjedhor të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë”,- u shpreh Celibashi. Pyetja kryesore e ligjvënësve të nënkomisionit ishte nëse KQZ e garantonte këtë proces dhe afatet që kërkoheshin për realizimin e tij apo nëse mund të finalizohej para datës 11 maj, kur edhe votohet. Deputetët kërkuan sqarime dhe detaje nëse afati është i mjaftueshëm, që nga hartimi i dokumenteve, si pasaportat biometrike, regjistrimi, dërgimi i postës dhe kthimi i përgjigjes. Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, shprehu pasiguri dhe dyshime, duke kërkuar garanci nga Celibashi nëse ky proces realizohet pa u cenuar dhe brenda afateve.

“Po ekspozoj shqetësime reale që publiku dhe opozita ka, që garanton mbarëvajtjen e procesit, sepse cenimi i tij do ketë dëm të jashtëzakonshëm, ndaj a ka garanci ky proces”,-tha Çollaku. Lidhur me kostot e shërbimit postar, Celibashi pohon se qeveria i ka parashikuar në buxhet paratë si për dërgimin e fletës së votimit ashtu dhe për kostot e kthimit të saj në KQZ, por për këtë të dytën kërkohet ndryshim në Kodin Zgjedhor./Gazeta Panorama

Vota e diasporës, afati i regjistrimi nga 11 janari deri më 11 mars! PS, regjistër të dhënash për emigrantët për zgjedhjet e 2025-ës, ja kur do të jetë gati

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të votojë edhe diaspora. Emigrantët që duan të futen në histori si të parët shqiptarë që votuan nga jashtë vendit, duhet ta përdorin këtë kohë për të grumbulluar dokumentet e nevojshme.


KQZ është duke e përfunduar aplikacionin PER, i cili mund të shkarkohet në telefon apo kompjuter. Përdorimi i tij është e vetmja formë që diaspora të marrë pjesë në zgjedhje. Hapi i parë është regjistrimi si votues nga jashtë. Ky proces do të hapet në 11 janar dhe do të mbyllet më 11 mars.

Gjatë këtyre dy muajve, emigrantët duhet ta kryejnë procesin, duke krijuar një profil në aplikacionin PER. Regjistrimi kërkon dy dokumente bazike:

1. Një mjet identifikimi i lëshuar nga shtetit shqiptar, që mund të jetë pasaportë apo kartë identiteti. Në momentin e regjistrimit pranohen edhe dokumente që ju ka skaduar afati i vlefshmërisë.

2. Së dyti, do t’ju duhet një dokument që provon se emigranti banon në atë adresë që ka deklaruar. Këtu, KQZ-ja ka lënë dorë të lirë, ku qytetarët mund të ofrojnë ç’u gjendet, mjaft të jetë zyrtare. Nga kontratat e qirasë, tek ato të abonimeve apo faturat e ujit, dritave e gazit.

Adresa është e rëndësishme, sepse zarfet me fletën e votimit KQZ do t’i dërgojë pikërisht aty. KQZ do ta njoftojë emigrantin nëse aplikimi i tij u pranua me sukses dhe do t’i kërkojë plotësime kur është e nevojshme. Pas regjistrimit, emigranti do të hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Për 11 majin, do të prodhohet një listë votuesish nga jashtë dhe një tjetër lista e zgjedhësve brenda vendit.

TË DHËNAT

Socialistët prej disa muajsh kanë nisur një proces për krijimin e një baze të dhënash për të gjithë emigrantët, regjistër i cili do të jetë gati në fund të këtij muaji. Mbështetja me votë nga shqiptarët që jetojnë jashtë është një betejë e re mes dy kampeve në zgjedhjet e 11 majit, ndaj socialistët duken shumë të angazhuar që ta marrin këtë mbështetje.

Gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë së PS-së, të gjithë drejtuesit politikë kanë raportuar për të gjithë situatën në qarqet e tyre, si për regjistrimin e emigrantëve, ashtu dhe problematikat që hasen në zonat e tyre 5 muaj përpara zgjedhjeve. Në dalje, interesit të gazetarëve për diskutimet në mbledhjen që zgjati më shumë se 2 orë, kreu i mazhorancës, Edi Rama, iu përgjigj me ftesën e tij të përsëritur: “Anëtarësohuni në PS”! Por mësohet se, edhe pse me strukturat e Dibrës u prezantua të shtunën si drejtues i ri politik i këtij qarku, zyrtarisht kryesia e Partisë Socialiste e ka miratuar këtë të hënë emrin e Blendi Klosit, sekretarit të përgjithshëm, i cili zëvendëson Blendi Gonxhjan. Ky i fundit do t’iu shtohet tre drejtuesve të Tiranës, Veliaj, Manastirliu dhe Spiropali, me fokus zonën e Kombinatit.

Arsyet e kësaj lëvizjeje zyrtarisht lidhen me angazhimin e madh që ka Gonxhja si ministër i 3 dikastereve, çka sipas drejtuesve të PS-së nuk i lë kohë për një impenjim maksimal dhe për detyrën e drejtuesit të një qarku të vetëm. Por kjo ishte vetëm një nga pikat e mbledhjes së forumit drejtues të selisë socialiste, pasi vëmendja e anëtarëve të Kryesisë dhe kryetarëve të bashkisë që morën pjesë virtualisht ishte organizimi për votën e emigrantëve.

/Gazeta Panorama

Berisha: Do të dal në takime në diasporë dhe në të gjithë Shqipërinë, është betejë për të përmbysur diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike ka premtuar gjatë konferencës për media mbajtur në selinë e partisë së tij se do të zhvillonte takime në diasporë dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Është betejë në kushtet e narkoshtetit”. “Betejë për të përmbysur diktaturën dhe për të fituar”, tha Berisha.

Berisha: Mosbindja civile në emër të fitores, mund të vazhdojë gjer ditën e zgjedhjeve, ditën para zgjedhjeve. Të harrojë kush se ajo ndërpritet pa firmosur opozita, fitoren e merituar.

Beteja është betejë.

Nuk krijon Edi Rama qeverinë teknike, atëherë të përballet me mosbindjen civile. Le ti marrë ti emëroj këta banditë që ka, se këta që ka emëruar janë të gjithë ushtarë të bandave, por ti nxjerrë nga kthinat ku rrinë ata dhe ti sjellë nëpër komisariate. Forcë në botë që ndalon PD, nuk ka. Edi Rama është e shkuara, e shkuara e zezë e këtij vendi. E shkuara e zezë e këtij vendi.

E ai mendoi se duke më shpallur non grata, duke më privuar nga liria do mund të ja dilte. Nuk ja del dot kurrë, ka marrë fund. Ua them unë ju. A do të dal unë në diasporë, pa diskutim. Do të dal në diasporë, do të dal në Shqipëri, do të dal kudo dhe do të ketë një lëvizje të fuqishme, se kjo fitore do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Nuk është fitore vetëm e PD, jo, është e shqiptarëve në radhë të parë. Nuk mund të durojnë ata, jetojnë në vende të lira, të pranojnë një narkotrafikant, një narkodiktator në vendin e tyre.

Jo, kështu që të gjitha. Është betejë në kushtet e narkoshtetit. Betejë për të përmbysur diktaturën dhe për të fituar.

Statuti i përcaktuar, do të zbatohet statuti. Të gjitha në funksion të betejës. sn

Londra, dëshmitare e diktaturës së Ramës- Nikolla: Dhuna nuk kurseu as fëmijët e vegjël

Daniel Nikolla, pjesë e departamenti ‘Brain Gain’ në Partinë Demokratike i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se në mënyrë të turpshme disa media protetuesit në takimin e djeshëm të Ramën tentuar t’i ashatojnë direkt me ata protestues të Partisë Demokratike dhe çdo ngjarje e lidhën me PD.

‘Ajo që ndodhi dje ishte realisht e turpshme dhe unë isha një nga ata protestues që u mundova që flas me të gjithë, por sigurisht gjithsesi prejt tyre ka histori personale dhe arsyet se pse ishin prezent në atë protestë dihen’-u shpreh Nikolla.

Daniel Nikolla:

‘Shërim sa më të shpejtë, atyre që u dhunuan dje!

Nuk ishin as 2 as 5 persona, por ishin shumë herë më shumë e disa prej tyre nuk kanë preferuar fare të jenë pjesë e fotove, videove apo mediave të ndryshme dhe ta garantoj që numrat kanë qenë më të mëdhenj.

Disa media kanë tentuar që t’i ashatojnë direkt me ata protestues të Partisë Demokratike dhe çdo gjë që lidhet me PD, por një pjesë e tyre kane qenë edhe protestues dhe besojnë dhe kanë edhe bindje të tjera politike.

Përveç kësaj, ka pasur shqiptarë që mbi dy dekada jetojnë në Britaninë e Madhe dhe njëri prej tyre ishte shumë vocal edhe në media të tjera dhe thoshte që prej 25 vitesh kishte ikur nga Shqipëria në fshatin prej të cilit ka lindur dhe familja e tij jetonte atje akoma, nuk është ndërtuar një urë që ata të lëvizin nga njëra anë në tjetrën dhe ende ka moment të ditës që nuk ka valë e nuk fliste dot me prindërit e tij.

Ai pretendon dhe ne të gjithë e dimë që në dekadën e fundit ajo fuqi financiare që ai kishte për të blerë nga gjërat më bazike deri te gjerat e tjera, tashmë e dime që me këto remitanca mund të blejmë shumë më pak për të njëjtët artikuj.

Ajo që ndodhi dje ishte realisht e turpshme dhe unë isha një nga ata protestues që u mundova që flas me të gjithë, por sigurisht gjithsesi prej tyre ka histori personale dhe arsyet se pse ishin prezent në atë protestë dihen’.

sn

Omi: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin, protestuesit u dhunuan në mënyrë të tmerrshme

Takimi i mbajtur ditën e djeshme nga Rama me diasporën në Londër, u prit më një protestë të fuqishme të shqiptarëve që jetojnë në Britani.

Ata akuzuan Edi Ramën si përgjegjës të shpopullimit të Shqipërisë dhe si drejtues i një qeverie që është e lidhur kokë e këmbë me krimin.

Enkeleid Homi, aktivist, drejtues fondacioni ‘Safer 3’ si një nga pjesmarrësit në protestën e ditën së djeshme kundër këtij takimi, përmes një lidhje ‘Skype’ për ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se fatkeqësisht nuk mundi që të futej brenda sallës ku mbahej takimi, sepse ata i kishin njohur biletën dhe nuk e lejuan që të bëhej pjesë.

‘Kanë qenë disa protestues që janë dhunuar e kjo gjë është terror! Si ka mundësi që ata persona shkuan për të parë shpopulluesin e Shqipërisë ku shumica kanë ikur nga vuajtjet që ky ju ka shkaktuar’-u shpreh Omi.

Enkeleid Omi:

‘Fatkeqësisht unë nuk munda të futem brenda,  sepse më njohin dhe biletën ma refuzuan.

Kisha në fakt disa rroba të shkruara dhe isha me maskë dhe disa media kishin shkruan shumë për mua sikur unë e fsheha  fytyrën time, por doja thjesht që të futesha brenda dhe nuk munda.

Kanë qenë rreth 5 protestues që janë dhunuar, ka qenë dhe vëllai im gjithashtu e ka qenë një terror brenda.

Jashtë ne kemi pasur ndihmë të madhe prej policisë, pasi që nga data 30 ne kemi organizuar protesta me leje e çdo gjë dhe policia ka qenë prezente, por seriozisht u çudita nga numri që shkuan për të parë Ramën.

Ishin diku te 2000 veta, nuk jam e sigurt, por me ligj çdo sallë këtu i numëron ato e pas 24 orëve këta i numërojnë personat prezentë e japin një numër të saktë.

Si ka mundësi që ata persona shkuan për të parë shpopulluesin e Shqipërisë që shumica kanë ikur nga vuajtjet që ky ju ka shkaktuar e këta vijnë e takojnë, dhe sinqerisht jam çuditur.

Emigracioni këtu në Angli, nuk mund ta them 100% i sigurt, por mbështesin të djathtën dhe ai numri i madh qytetarësh atje me habiti dhe disa thonin kanë ardhur nga Greqia, disa nga Italia.

Me të thënë të drejtën, unë kam njohur shumë pak atje dhe atyre që ju kam njohur u jam drejtuar shpesh-herë më thirrjen: A keni turp, a keni marre ku e keni nderin tuaj pasi kemi ardhur me shumë vuajtje të mëdha këtu e ju shkoni e shihni atë.

sn

Ndërkohë që Qeveria Shqiptare bën populizëm me flamuj në Londër- Nga Taulant Muka

A e dini se ndërkohë që Qeveria Shqiptare bën populizëm me flamuj në Londër dhe feston “Ditën e Alfabetit” për të “promovuar” shqiptarinë, po përgatit një projektligj për t’ia kaluar arsimin parauniversitar Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), përmes kontrollit të Agjencisë së Sherbimit Arsimor (QSHA)?
Ky është një veprim që tregon qartësisht se qeveria jo vetëm që e ka degraduar arsimin, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e fundit në Evropë sikurse dokumentohet ne PISA, por tani po heq dorë nga një ndër shtyllat kryesore të identitetit dhe zhvillimit kombëtar – arsimi – dhe po e transferon atë në duart e një organizate të huaj. Ky hap jo vetëm që përfaqëson një goditje të rëndë për sovranitetin e shtetit tonë, por krijon një precedent të rrezikshëm që dëshmon qartë se interesat kombëtare dhe zhvillimi i Shqiptarit nuk janë më në qendër të politikave të qeverisë.
Këto zhvillime janë një alarm që nuk duhet të injorohet. Arsimi nuk është thjesht një institucion; është baza e kombit dhe shpresa për të ardhmen. Si qytetarë, duhet të reflektojmë mbi këtë vendim dhe të kërkojmë transparencë të plotë për mënyrën sesi arsimi, si një pasuri e përbashkët dhe themel i kombit, po menaxhohet dhe kush po përfiton prej tij.

VIDEO – E nxjerrin me barelë- Banditët e Ramës, godasin protestuesin që i tha kryeministrit, o hajdut

Banditët e Edi Ramës duket se kanë goditur dhe dhunuar personin që i bërtiti në sallë Edi Ramës duke i treguar se ti, je hajdut

Pamjet e sigluara nga Syri tv tregojnë se një person është nxjerrë me barela nga salla e takimit të Ramës.

Kanë qenë një grup prej 15 personash që kanë sulmuar protestuesit të cilët kanë hyrë në sallë vetëm për të parë.

Në po protestoje kundër një narkoshteti këtu tha njeri nga protestuesit.

 

Postimi- Xhymshiti: Një protestues u la në gjendje kritike, pasi u sulmua nga një grup të urdhëruar nga Rama

Nga Vudi Xhymshiti:

Kaos u shpalos në Londër pak minuta më parë, ndërsa një protestues thuhet se u la në gjendje kritike pasi u sulmua nga një grup prej të paktën 10 burrash që dyshohet se ishin të lidhur me kryeministrin shqiptar.

Dëshmitarët thonë se sulmi brutal ndodhi gjatë mitingut parazgjedhor të Ramës, duke shkaktuar zemërim mes shikuesve. Mjekët nxituan në vendngjarje ndërsa forcat speciale të policisë MET u mblodhën në zonën jashtë ambienteve, por tensionet duket se janë rritur pasi zhgënjimi po rritet.

Pretendimi tronditës? Që rrethimi i një lideri të huaj mund të ketë sulmuar një shtetas britanik që ushtronte të drejtën e tij për të protestuar. Ndërsa Rama vazhdon fjalimin e tij, incidenti la shumë njerëz në pikëpyetje se si mund të shpërthejë një dhunë e tillë në tokën e Mbretërisë së Bashkuar. Situata vazhdon të zhvillohet…. sn

VIDEO – EMRI/ 4 protestues të dhunuar nga banditët e Ramës – Ilir Meshi dërgohet ne spital

Detaje të tjera janë mësuar për dhunën e banditëve të rilindjes nda Ilir Meshit një qytetar që akuzoi kreun e qeverisë brenda sallës si, hajdut.

Sipas qytetarëve që kanë qenë afër tij ai është goditur me mjete të forta nga rojet e qeveritarëve të rilindjes të cilët kanë qenë të armatosur edhe me shufra hekuri.

“Edi Rama po fut në konflikt shqiptarët”, tha një qytetar tjetër.

Ndërkohë që Ilir Meshi është përcjellë për të marrë ndihmën e shpejtë në spital nga shërbimet e emergjencës të cilët kanë ardhur në vend ngjarje.

Ndërkohë mësohet se janë 4 persona që janë dhunuar nga banditët e rilindjes në mes tyre edhe një fëmijë e mitur. Ata janë qëlluar nga mbrapa. sn

Shqiptarët presin me protestë Ramën, qytetari: Këta janë patronazhistë, bëjnë presion familjeve në Shqipëri

Shqiptarët e kanë pritur me protesta Edi Ramën në Londër. Një nga pjesëmarrësit në këtë protestë, Genc Paçuku ka folur për Syri Tv.

Genc Paçuku: Qëllimi i kësaj proteste është të tregojë se që kur ka ardhur ne pushtet rilindja Shqipëria është ndarë. Në njërin krah janë demokratët e në tjetrin krah janë patronazhistët.

Patronazhistët e Ramës kanë ardhur dhe po provokojnë protestuesit. Edi Rama vejn këtu dhe ky është një provokim i pastër pasi është ai përgjegjësi kryesor që shqiptarët janë nëpër botë. Ai nuk ka lënë gjë pa bërë e tani ka kaluar edhe në tallje. Shqiptarët këtu janë nën presion. Një miku im me tha e mund të vij me maskë në këtë protestë për arsye se unë kam presione për familjen në Shqipëri me vendet e punës.sn

MARK MY WORDS! (Mbajini mend këto fjalë!)- Nga MILAIM NELA

Të gjithë ata që po luftojnë për “Votën e Diasporës” me ligjin aktual pra votim me postë dhe pa çmontuar fillimisht makinerinë patronazhiste brenda Shqipërisë nuk duan gjë tjetër por veçse t’i japin një dorë mafias rilindase!
Këta janë ose budallenj të cilëve u janë rrafshuar rrudhat e trurit ose të kontraktuar nga rregjimi kriminal i rilindjes!
Të mesme nuk ka!
Nuk ka rëndësi nëse këta janë brenda PD-së, apo pjesë e diasporave haçkiste!
Disa në fakt janë në të dyja, një dorë e kanë në bakllava e tjetrën në revani!
Mbajini mend këto fytyra që ta kuptoni lojën më vonë!
Vetëm se atëherë do jetë tepër vonë!
“Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” (DPSHL) është MAJFTI i ri e varianti më malinj e më toksik i marionetave të “rilindjes sorosiane”!
Ne shqiptarët e kemi shumë siklet ta pranojmë të vërtetën. Ne ose nuk e pranojmë atë duke refuzuar ta shohim edhe kur na i zë sytë ose e pranojmë shumë vonë, pra atëherë kur nuk ka më vlerë!
Foto në KQZ që vlen sa 1000 fjalë!👇

Send this to a friend