Sa i përket natyrës së pushtetit, Tolstoi nuk qe as historian ekonomik dhe as demograf. Kur Lufta dhe Paqja u botua në vitin 1869, në anën tjetër të Ngushticës Bering gjendeshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat patën blerë Alaskën nga Rusia vetëm dy vjet më parë me një çmim prej rreth dy centësh për akër (0.4 ha).
Amerika sapo kishte filluar të shfaqej si një fuqi botërore gjatë dallgës së globalizimit në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, gjë që koincidoi me hapjen e Perëndimit të Amerikës. Me vetëm 4-5 për qind të popullsisë së botës, Amerika zinte 20-30 për qind të prodhimit botëror që nga ditët e para të teknologjisë së anijeve me avull, hekurudhave dhe ndërtimit të Çikagos.
Kështu në zemër të fuqisë së një vendi të madh është fuqia e vet ekonomike, qoftë madhësia totale ashtu edhe mirëqenia e nënshtetasve të vet individualë. Kina, me popullsinë më të madhe të botës, mund të sfidojë pasurinë e përgjithshme të Amerikës, por pasuria e saj për frymë është vetëm sa një e pesta e asaj të SHBA-së.
Ajo që e ka bërë Amerikën kaq të pasur është aftësia e vendit për të mobilizuar burimet natyrore të një kontinenti të tërë, krahas stabilitetit politik dhe kombinimit të jashtëzakonshëm të veprimeve të një qeverie të arsyeshme me inovacionet sipërmarrëse individuale. Nga Alexander Hamilton e më pas, qeveria ka ndihmuar për të promovuar dhe ushqyer rritjen ekonomike. Mes fryteve të këtij partneriteti janë universitetet kërkuese të klasit botëror të Amerikës dhe departamentet e teknologjisë që rrjedhin nga kërkimet e lidhura me sektorin e mbrojtjes.
Një arsye tjetër e suksesit të Amerikës është se ajo ka qenë një magnet për më të mirët dhe më të ndriturit nga e gjithë bota, të cilët kanë kontribuar me talentet e veta dhe energjinë për Poçen për Shkrirje të narrativës së Amerikës. Dhe ky proces vijon.
Demografët parashikojnë se SHBA-të janë vendi i vetëm i madh i zhvilluar që do të përjetojë rritje domethënëse të popullsisë në gjysmën e parë të shekullit të 21. Ndërsa pjesa më e madhe e rritjes së popullsisë së botës do të ndodhë në vendet më të varfëra, popullata amerikane shumëgjuhëshe, shumëracëshe dhe shumëkombëshe prej 320 milionë banorësh ka gjasa do të rritet me rreth 100 milionë të tjerë.
Besnikëria ndaj motos së Amerikës, pluribus unum (“mes të shumtëve, një”), e ka bërë këtë vend një nga historitë më të mëdha të suksesit në historinë e botës.
Duke parë të gjithë këtë, kandidatura e Donald Trump për president, mishëron një fantazi të rrezikshme në të gjitha nivelet. Për një gjë, ngritja e mureve për të mbrojtur Amerikën nga bota, siç propozon ai, nuk mund të funksionojë. Më e rëndësishmja, e kush dëshiron që diçka e tillë të funksionojë? Ndërsa popullsia e Amerikës rritet, popullsia e Rusisë po zhytet si gur i rëndë. Sa shumë njerëz do të parapëlqenin të jetonin në Moskë në vend që të jetonin në Nju Jork?
Axhenda e Trump flet për një gënjeshtër të madhe që gjendet në zemër të populizmit që ka mbërthyer aktualisht Amerikën dhe Europën. Ne duam sovranitetin tonë pas, bërtasin njerëzit. Ne duam të kontrollojmë jetët tona dhe kufijtë tanë. Në Britani, vend që në qershor do të zhvillohet një referendum për tërheqje nga Bashkimi Europian, këto ndjesi po nxiten në mënyrë të pamëshirshme nga ministrat anti-BE, të cilët gënjejnë mbi përmasat e një aludimi për regjim diktatorial në Bruksel, i cili ndërhyn me forcë në detyrat e tyre zyrtare.
Dhe për fat të keq shumë tepër njerëz gënjehen për të besuar se ka një zgjidhje të thjeshtë për krizën e Europës për migrimin. Ndërto mure. Dërgoji emigrantët pas në shtëpi. Ndaloje botën, ne duam të zbresim.
E vërteta është se presioni mbi kufijë e Europës do të vijojë, veçanërisht në rast se më shumë shtete në jJug dhe në Lindje shkatërrohen. Europianët mund ta trajtojnë këtë problem të madh të gjeneratës sonë vetëm, duke punuar së bashku për të krijuar strategji koherente të punëve të jashtme, të sigurisë, të zhvillimit ekonomik dhe të imigrimit, jo duke injoruar fqinjët tanë dhe politikat e tyre.
Ne duhet ta zgjidhim problemin në burimin e problemit, duke rindërtuar shtetet e dështuara dhe duke i dhënë popullsive të tyre një arsye për të qëndruar në shtëpi.
As Amerika dhe as Europa nuk duhet të braktisin politikat e tyre përballë një realiteti virtual, populist dhe të rrezikshëm. Realiteti i tyre nuk është bota ku ne jetojmë dhe as bota ku ne dëshirojmë të jetojmë. Është një botë inekzistente dhe një botë që nuk mbart asnjë nga problemet tona reale, nga ato probleme që tërheqin lexuesit e veprës së Tolstoit gjeneratë pas gjenerate.
Komentet