I dashtun z. Paja, Editor i Diellit,
Uroj të jeni mirë me shendet.
Si mik e dashamir dhe njeni nga anëtarët ma të vjetër të Federatës Pan Shqiptare VATRA, kam vërejtje, paknaqësi e zhgënjim, sa ultë ka ra niveli i shkrimeve e gazetarisë gjatë periudhës ELMI BERISHA dhe Sokol Paja.
Nuk po besoj sa primitiv, i dobët gjuhësisht, logjikisht e përseritës i shkrimit MIRËNJOHJE VEPRËS SË DR. ELEZ BIBERAJ, shkrimi me nivel të shkollës fillore, nënshkrue nga dyshja naive e zyrës antikombëtare të Vatrës, Vatrës pa thojza, gjithashtu edhe Diellit pa thojza.
Pse në Amerikë kështu shkruhet tash 110 vjet.
Nuk due të ngatrrohem me akademikët e Tiranës që nuk jetojnë pa thojza, prandaj i përdorin vend e pa vend me abondancë.
Kur na erdhët nga kampi socialist, ju mirëpritëm si vllazën, por jo vetitë e metodat e dy vendeve të robnueme nga Sllavizmi e komunizmi antidemokratik.
Çuditëm që editori, i cili ka kredenciale te mjaftueshme për gjuhë Shqipe e gazetari, por çalon në Anglisht, gja që asht në kundërshtim të Kanunores.
Si asht e mundun që bashkënënshkroi nji gja kaq mediokre?
Kryetari, z. Elmi nuk asht i penës, tash po e dimë të gjithë, po pse hyn në zahmet kur nuk ja del t’i bajë as fjali pa gabime.
Edhe kjo asht në kundërshtim me Kanunoren.
Z. Elmi e z. Sokol: VATRA dhe DIELLI pa thojza.
Sergio Bitici
New York, N Y
5 Nandor 2023
