A jo kujtohet Aurora Dollenberg, një mjeke e bukur bionde që dilte disa herë në ditë nëpër të gjitha mediat dhe televizionet e Shqipërisë përfshi edhe voal.ch, duke folur për pandeminë si presidente e Federatës të Mjekëve Shqiptarë në Europë?!
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë është një shoqatë e themeluar më 2019 me qendër në Gjermani.
Profili i kësaj shoqate është i veçantë, sepse anëtarësia përbëhet kryesisht nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse, me grada shkencore, në shumë shtete të Europës.
Historiku i saj daton nga viti 2007 kohë, kur është krijuar nga Elona Meta Haubrich dhe një grup studentësh të mjekësisë në Tiranë.
Elona Meta ka qenë edhe presidente e shoqatës deri në fund të tetorit të këtij viti kur, papritmas, vendin e saj e zuri në mënyrë jo të rregullt Aurora Dollenberg.
Këtu po hap një parantezë, ku më duhet të sqaroj për opinionin se jo rrallë shqiptarët në diasporë, që të rrisin impaktin imponues në opinion, për efekt të trushplarjes, shoqatave iu venë emra manipulues.
Prej dy vitesh e më shumë në Zvicër ka një gëlim të shoqatave shqiptare, shpesh herë edhe me prapashtesën çudibërëse “ndërkombëtare”!
Dhe ky është një “trend” jo vetëm në Zvicër.
Për shembull Federata e Mjekëve Shqiptarë të Europës është krijuar vjet në Gjermani.
Qëllimi i shoqatave shqiptare zakonisht është të përfitojnë fonde dhe të bëjnë shumë zhurmë. Aktiviteti vullnetar është një fenomen shumë i rrallë.
Patriotizmi është një term i harruar për shqiptarët. Patriotizmi është zëvendësuar me shpërdorim, abuzim, përfitim dhe manipulim.
Perëndimi ka një traditë në krijimin e shoqatave. Sipas legjislacionit, në Zvicër një shoqatë mund të krijohet nga tre vetë dhe shqiptarët janë mjeshtrat e mjeshtrave për të shpikur shoqata, me emra e borde, por kjo nuk ndryshon përmbajtjen, veç rrit dozën e manipulimit, sepse qëllimi janë fondet publike që Zvicra në nivel konfederate dhe kantonesh i disponon për komunitetet e huaja.
Ka shoqata që nuk dalin hapur fare, janë të regjistruara, por nuk deklarohen për publikun, sepse pastaj do t’ju dalin horrlliqet!
A e dini se sa shoqata zhvillojnë aktivitetin e tyre në Zvicër?
Më tepër se 100 mijë.
Llogaritur për frymë del se për çdo 85 banorë ka një shoqatë. Në Gjermani ka më tepër se 600 mijë!
Numri i shoqatave të shqiptarëve duhet të jetë drastik. Sidomos që kur Ministria e Diasporës po merret me “organizimin e diasporës”.
Krijojnë shoqata, u japin emra krejtësisht larg kontekstit, thjesht janë për të habitur sidomos botën e internetit që, sapo merr vesh se një shqiptar është bërë president i një shoqate të tillë, e urojnë me pëlqime pa fund deri në histeri kolektive.
Tani të kthehemi tek Federata Europiane e Mjekëve shqiptarë dhe tek Aurora Dollenberg që u bë personazh dite nëpër televizionet dhe portalet shqiptare.
Profili i saj në Facebook ishte i mbushur me intervistat që ajo jepte nëpër televizionet e Shqipërisë.
Për çudi, Aurora Dollenberg nuk ishte epidemiologe, por ajo mbulonte situatën Covid 19.
Për mungesën e kompetencave të saj unë nuk mund të flas, sepse nuk jam e fushës.
Po të hyni tani në profilin e Aurora Dollenberg në Facebook, do të shihni se ajo nuk shfaqet më sikur më parë si presidente e Federatës Europiane të Mjekëve shqiptarë.
Edhe televizionet e Tiranës nuk e intervistojnë më.
Tani ajo del në emër të një shoqate tjetër EGOS dhe i është kushtuar bullizmit në kohë pandemie.
Shtypi dhe mediat shqiptare që e mediatizuan Aurora Dollenbergun, duke e futur në qendër të vemendjes, nuk e bënë këtë nga zemërmirësia, por sepse këto media janë të orientuara nga politika, interesat e politikanëve dhe oligarkëve. Mediat shqiptare të bëjnë personazh me urdhër nga lart!
Mediat shqiptare që e kishin kthyer Aurora Dollenberg si ikonë të luftës antikovid, duhet të paktën të njoftonin edhe faktin se kundër kësaj zonje ka një padi ku akuzohet për përvetësim të kreut të shoqatës.
Është Elona Meta Haubrich që ka bërë denoncimin për Aurora Dollenberg, ku “përvetësimi” në terminologjimë juridike kupton “vjedhje”. Dhe konkretisht kjo akuzë ka shkuar në Gjykatën e Bruanschweig në Gjermani që pritet të japë vendimin.
Ky lajmërim për media i mjekes Elona Meta Haubrich është vendosur në profilin e saj më 6 Nëntor, por nuk është mediatizuar, periudhë që përkon pak a shumë me kohën kur Aurora Dollenberg hoqi dorë nga roli mbulues i pandemisë Covid 19 duke dhënë këshilla nëpër mediat e Shqipërisë e Kosovës deri tek portalet shqiptare të Europës.
Tani Aurora Dollenberg ka ndryshuar portë, ajo është përfshirë në një shoqatë tjetër me emrin Egos, por për emrin e saj ka krijuar hije.
Përveç kësaj, Aurora Dollenberg është marrë edhe me punë të tjera që dalin po ashtu jashtë kompetencave të saj që unë do t’i sqaroj në ditët në vijim.
Ajo që desha të theksoja që në krye, por po e vendos në fund është se për ne gazetarët ushtrimi i profesionit po bëhet gjithnjë e më i vështirë, sepse ata që abuzojnë zakonisht kanë marrëdhënie klienteliste me politikën ose konflikt interesi, pra i kanë shpatullat e ngrohta.
Kësaj kategorie që ka përlyer jo vetëm Shqipërinë dhe Kosovën por deri diasporën, i them vetëm një fjali se gazetarët do të jenë për sa kohë të jetë demokracia dhe për sa kohë do të jenë shpërdoruesit, profiterët, klientelistët dhe abuzuesit.
PS
Denoncimi i plotë i mjekes Elona Haubrich është botuar veçan nga voal.ch dhe mund ta lexoni duke klikuar linkun poshtë
https://www.voal.ch/aurora-dollenberg-me-6-persona-te-tjere-ka-bere-ne-menyre-te-paligjshme-ndryshimin-e-bordit-drejtues-i-federates-te-mjekeve-shqiptare-ne-europe-nga-elona-haubrich/
Isshtë koha të ndaj dëshminë time, unë jam Nelson dhe i lumtur ndërsa ndaj dëshminë time këtu, unë u njoha me Baba Ogbogo nga nëna ime kur ajo zbuloi se unë nuk mund ta bëja gruan time shtatzënë pas 3 vitesh martesë. Pra, këto sollën kaq shumë telashe në martesën time dhe çuan në një divorc. ajo tha, ai është shumë shpirtëror dhe mund ta bëjë gruan time të kthehet tek unë me gëzim dhe ne mund të kemi fëmijë së bashku. Në fillim, unë dyshoja jo derisa e kontaktova atë dhe pastaj hodha magji të fuqishme mbi mua dhe e bëra gruan time të kthehej tek unë pasi bëra ato që ishin në nevojë dhe tani, ne jemi të lumtur me fëmijë të bukur. Nga dita që Great BaBa Ogbogo punoi për mua dhe zgjidhi problemet e mia. Unë bëra një zotim të fortë se për sa kohë që jetoj, unë do të vazhdoj të dëshmoj për mirësinë e veprave të tij të mëdha, dhe për ata që gjenden atje përballë marrëdhënieve dhe vështirësive martesore duhet ta kontaktojnë shpejt dhe të bëhen një dëshmitar i lumtur si unë. Unë heq kontaktin e tij këtu, Email: greatbabaogbogotemple@gmail.com ose arrij tek ai përmes numrit të tij WhatsApp. +2349020168697
Ai bëri që ish gruaja ime të kthehej tek unë me gëzim
Ai më shëroi nga një njeri impotent në një burrë të vërtetë.
Shoqatat jane shtuar si partite politike.
I sherbejne vetem atij /asaj qe eshte ne krye.
Super egoizem dhe etje per fame qe nuk ka nevoje
per lente zmadhuse te shihet.
Kush ka bere regjistrimin e shoqates mbetet
presidenti/presidentja e shoqates.