E ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, gazetarja Klodiana Lala rrëfeu detaje nga dosja “Shpirti”, ku u finalizua me sukses të premten, me bashkëpunimin e SPAK dhe strukturave të tjera ndërkombëtare.
Në pranga, ranë ish-drejtues police, prokurorë, biznesmenë, si dhe ish-drejtuesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gazetarja Lala rrëfeu në studio, se si personat e përfshirë në dosje, përdornin drejtuesit e policisë për aktivitetin e tyre kriminal. Sipas gazetares, dy ish-truprojat e ish-ministrit Tahiri, ishin pronarë të parcelave me hashash në Memaliaj.
Duke iu referuar rrëfimit të dy të penduarve të drejtësisë, Lala tregon, se si ata kanë thënë me detaje, rrugën që ndiqnin për të dërguar drogën nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Gazetarja paralajmëroi, se pjesë e dosjes, janë dhe drejtues të lartë të policisë, të cilët nuk përmenden me emra. Sipas saj, hetimi duhet t’i zbulojë zyrtarët e përfshirë, pasi në të kundërt, sipas saj, do të konsiderohej i paplotë.
Sa i përket lëvizjeve të reja në Policinë e Shtetit, gazetarja tha se nuk tregojnë ndonjë gjë, pasi thjeshtë janë bërë lëvizje po nëpërmjet drejtoresh dhe nuk kemi emra të rinj. Nëse kjo e fundit do të ndodhte, sipas gazetares, do të kishte një frymë të re në Policinë e Shtetit.
Klodiana Lala: Krahas prokurorit Sota, ai kishte lidhje të rëndësishme në Vlorë, me ish drejtuesin, Ilirjan Balaj dhe Lela, një ish nënkomisar që ishte përjashtuar njëherë nga policia, si i përfshirë në trafikun e drogës. Festimi, që njihej me termin Festim kokëlopa, merrte 15 mijë euro, për linjat e trafikut. Në varësi të vendit nga nisej, nëse nisej nga Vlora, Vilë Bashtova, ai merrte përsipër fikjen e radarit. Në Vlorë, duhej për rreth 1 orë. Në 2016-2017, News 24, nxori asokohe ekskluzivisht fikjen e radarëve. Ka pasur debat të ashpër asokohe. News 24, kishte dosje konkrete që fliste për këtë çështje. Nuk pati reagim institucional. Investigimi i News 24, po gjen kuptim tani. Radarët fikeshin në varësi të orareve që trafikantët dërgonin mallin drejt Italisë.
Çfarë faktesh që ka rëndojnë me dy ish shoqëruesit e ish ministrit Tahiri.
Klodiana Lala: Kjo ka nisur në vitin 2016. Policia e Kavajës ka ndaluar një person me mbiemër Mema. Atij iu gjet një skaf. Ata i kanë ofruar bashkëpunim për të peshkuar në det. Me këtë skaf që ka ndryshuar disa herë emrin, ka rezultuar që në Itali, kapeshin shumë sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Asokohe autoritetet italiane, u detyruan të lidhnin marrëveshje bashkëpunimi me prokurorinë e krimeve të rënda. Nga 2016-a deri më sot, ka pasur hetime të vazhdueshme. Hekuran Marku dhe Agustin Deda, kishin rol aktiv në trafikun e drogës. Ata ishin pronarë parcelash. Ata kultivonin lëndë narkotike në Memaliaj. Ai thotë se Pingjo na erdhi në ndihmë për shkak të një tjetër episodi. Pingjo, i prezanton me dy ish-gardistët. I penduari, skafisti, thotë që pamë nga afër parcelat në Memaliaj. Kemi parë nga afër magazinën e kanabisit. Ai tha më pas që në Gosë sollëm sasinë e lëndëve narkotike. Në një moment kuptuam që kishte lëvizje të policisë, e për këtë, morën Hekuranin në telefon dhe e pyetën ç’po ndodhte. Ata na thanë thotë ai që nuk duhet të shqetësoheni. Një makinë funeralesh, na kanë dërguar drogën deri te skafi. I penduari thotë që ish-gardistet s’kanë qenë prezent ku është ngarkuar droga. Ata thonë që ka pasur dhe episode të tjera të trafikut.
Roli i Prokurorit Sota?
Klodian Lala: Mariglen Shusha dhe Danjol Drolli, kanë pretenduar se Sota ka qëndruar në një banesë me ta. Zoti Sota sipas tyre kishte miqësi me kreun e grupit kriminal. Të gjithë akuza ngrihen vetëm në bazën e kësaj dëshmie. Dje në sallën e gjyqit, zoti Sota ka pretenduar se banesa ku ka qëndruar ishte në pronësi të vëllait. Duhet theksuar që për sa kohë dëshmitari i drejtësisë ka thënë që zoti Sota ka përfituar në mënyrë indirekte, dyshimi i vetëm që vjen në këtë rast, është fakti se a ka dyshime për korrupsion? Po pse është në arrest shtëpie, e jo me burg. Në rastin e zotit Sota është vetëm kjo dëshmi që flitet. A ka prova dhe fakte të tejra që ai është i përfshirë? Duhet të shoh në fakt detaje të këtij hetimi.
Kush është i implikuar në këtë organizatë?
Klodiana Lala: Unë thashë që pesë i kemi të arrestuar, disa janë në arrati. Dy ish-truprojat e Tahirit janë në arrati. Unë kam biseduar me Agustin Dedën. Ai më ka thënë që ishte në arrati. Unë s’e besoj si gënjeshtër të SPAK, por pakujdesi. Saimir Kurti është drejtor në Bashkinë e Kavajës. Ai rezulton pronar i sasive të mëdha që transportoheshin nga Shqipëria në Itali. Ai thotë që e gjithë polciia e Kavajës ishte nën këmbët e Samir Kurtit. Dëshmitë e të penduarve, flasin për dhjetëra zyrtarë policie, me poste, jo me emra. Janë edhe zyrtarë të tjerë të policisë, në të Vlorës, Durrësit, Kavajës, që janë duke u hetuar dhe verifikuar. Një pjesë e madhe janë duke ushtruar detyrën. Kreu i grupit kriminal, meqenëse kishte dyshime, ai ishte në marrëdhënie konfliktuale dhe zgjidhte të bashkëpunonte me zyrtarë të tjerë. Kjo dosje, nëse do i shkohet deri në fund, do të dërgojë prapa hekurave zyrtarë të policisë, por jo vetëm. Ka dhe një detaj tjetër, që thuhet se zyrtarët e Vlorës, u transportuan në Dibër, ata filluan të shqetësoheshin, sepse duhet të rekrutonin zyrtarin e radhës për trafikun. Ka emra, personazhe, pozicione, që flitet, por duhet t’i përkthejë dhe hetojë SPAK-u.
Ndryshimet në Policinë e Shtetit, pse erdhën?
Klodiana Lala: Për mua personalisht nuk mendoj që është një shëndoshje e Policisë së Shtetit, por rokadë të disa emrave që janë provuar në krye, s’kanë dhënë rezultat. Zoti Loka ka qenë zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit. Asnjëlloj ndryshimi për të sjellë frymë të re. Bëhet fjalë për një kast policie. Duke qenë se kriminaliteti po prekte majat, kupola e Policisë duhej të bënte rotacion. Duhet të vijonte nga Veliu dhe në mënyrë hierarkike duhej të vendoseshin drejtorë të tjerë. Ata kanë qenë drejtues, ku dosja komprometon punonjësit e policisë. Kjo është vetëm një rokadë emrash, që nuk thotë asgjë. Emra të rinj, të pa përfshirë në korrupsion mund të vendosshin një frymë të re në Polici dhe besueshmëri në sytë e qytetarëve.