Kushtuar Zaki Anwari, të riut afgan, (18. Mars 2002 në Kabul – 16. Gusht 2021)futbollist i kombëtares të të rinjve të Afganistanitqë ra nga avioni në përpjekje për të ikur nga regjimi i Talebanëve
nga qielli i Kabulit
pikon shi biblik
llahtarë e gusht
njerëzimi u ngri
u mblodh sa një grusht
nga qielli i Kabulit
bien njerëzit shi
shi që rrëzohet
me vaj e lebeti
nga Kullat Binjake
i njëjti apokalips
kur njerëzimit iu desh
të zgjidhte fundin e vet
pluhur e hi në furrat
e Auschwitzit modern
në vitin e parë të shekullit XXI
apo nga lartësitë
toka të dridhej tërmet
kur goditej
rrëmbyeshëm vrik
me bum e lemeri
nga shiu biblik
Qielli i Kabulit
arkivol i lirisë
prangosur me hekura
braktisur
nga ndërgjegjet e vdekura
pulëbardhat kapërthyer
në krahun e avionit
titanium çelik
rrëzohen me klithje
mbi Londër, Berlin, Romë, Paris
Washington DC
me shi biblik,
me shi biblik
Komentet